Kushkuj/Parathënie
Njerzit komunikojnë nërmjet veti me ndihmen e shqisave natyrore. Në botën që po jetojmë këtyre shqisave ju kanë ardhur në ndihmë edhe shqisat teknike të shtypit, radios e mjeteve tjera të informimit e së fundi edhe të internetit. Komunikimi mund të jetë direkt edhe indirekt. Komunikimi indirekt i drejtohet më tepër të tretit dhe nganjëherë krijonë pasqyren e personit të dytë tek i treti më shpejt dhe më mirë se sa vetë personi i parë.
Si do që të jetë, me komunikimin indirekt nga njëherë mund krijohet edhe pasqyra e "Agës" dhe "Zotnisë" si në thënjen popullore për dy mysafirët në Odën e Burrave diku në Kosovë apo Dugagjin nuk e di.
Në këto fleta të lidhura në amzën e internetit Kushkuj janë përmbledhur disa thënje të personave me ndikim në shoqërin shqiptare për personat me ndikim në shoqërin shqiptare. Copëzat janë mbledhur nga "hudhësit" e tyre në Enciklopedin e Lirë Wikipedia. Shpresoj që ndër këto copëza të ketë sa më pakë copëza nga "Aga" dhe "Zotnia".