Kushkuj/3
Appearance
< Kushkuj
( 1839 - 23 tetor 1892 )
- Faik Konica [2]
- Kur më kthehet mendja në ditët e miturisë edhe përpiqem - nëpër mjegullat e kohës së shkuar - të shoh përsëri fytyrat që sot nuk janë më, kujtohem shumë herë me trishtim për Abdy Frashërin. Një hop kohe e kam parë në jetën time: po përgjithnjë e gjallë është në tru e mia fytyra e tij.
- Një mik i madh nga vjetët më mori të vemi tek i ndrituri atdhetar; ku edhe si ish shtëpia, errësira e kujtimit më ndalon ta thom. Vetëm, mbaj mirë mend mënyrën e dhomës e cila - si to të shtëpivet të vjetra të Shqipërisë - qe e gjeë, e gjatë, e zbarazur në mes, e shtruar rreth e rrotull murevet.
- Mjekra e gjatë, pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë, i jepnin Abdyl beut një hije me të vërtetë madhështore; po sytë - dy sy të mëdhenj e të thellë; që kishi shkëlqimin e yjve edhe forcën e çelikut - dëftenin më shumë, gjithë flagën, gjithë fuqnë e këtij burri.
- Tepër i papjekur, mjerisht, nuk kuptoja në atë ditë të lumtura për mua, fjalet që dilnin si një zjarr i qëruar nga goja e tij. Po ndjeja se ato fjalë ishin të drejta e të lata, ndjenja s ishin për të mirën tonë, për të mirën tënde e për të mirën time, për të mirën e gjithë shqitarvet...
- Edhe kur dualmë, shumë ditë më rrëkëllenin në mendje fjalët e margaritarta që kisha dëgjuar. Tani pas aq vjetëve, herë-herë kujtimi më shpie n ëatë dhomë ku pashë Abdyl benë, e me trishtim, mendohem sa ka vuajtur ndofta, një i tillë burrë të rronjë e të japë shpirt larg Shqipërisë.
- ↑ Abdyl Frashëri NË ENCIKLOPEDI
- ↑ Faik Konica NË ENCIKLOPEDI; Copë e nxjerrur nga : Faik Konica Vepra 1, N.B."RILINDJA" f.219-220
< 2 |
faqe - 3 - |
4 > |