Kushkuj/11
Appearance
< Kushkuj
(rr.1820 - 1886)
- Mulla Sefer Bajrovci[2]
- ”trupmesatar, i fuqishëm”
- “Myderrizi Ymer Efendiu (…) ishte trupmesatar, i fuqishëm, shpatullgjerë. Me ballin e gjerë, me sytë zhbirues në gropë nën vetullat krahnez dhe me një mjekër të thinjur e të gjerë, që të kujtonte njeriun e shenjtë, të përshpirtshëm e me mendje me thellësi oqeanike...! Ishte mistik, ndaj në vend të qallmes së hoxhës mbante një shall të gjelbër...”.
- Janosh Nemeshker[3]
- ”atleto-musculasis”
- "Gjatësia e trupit është e madhe, trupi është mesatarisht i gjatë, ekstremitetet e epërme dhe të poshtme janë proporcionale dhe më shumë të shprehura në drejtim të ekstremiteteve. Gjatësia e krahëve hyn në grupin e krahëve "shumë të gjerë". Kafazi i krahërorit është i gjatë, i qitur, i gjerë, e të njëjtat vlera i përmban edhe kombliko, që është i matur në varr. Në bazë të lugjeve dhe të të prerave në eshtrat e skeletit, konstatohet se ka pasur muskulaturë të fortë. Duke marrë parasysh karakteristikat sekondare seksuale, masculinitet-in shprehimor, personi mund të konsiderohet për nga shtati atleto-musculasis"
- Muhamet Pirraku[4]
- ”njeriu i kalemit”
- Si pedagog u shqua me edukimin patriotik, fetar e multidisiplinor ditunor të nxënësve dhe të studentëve të Medresesë dhe në riedukimin kombëtar, fetar e politik të të moshuarve në xhami e oda. Fliste rrjedhshëm disa gjuhë: shqip, gorançe (koine bullgare mesjetare), turqisht, serbisht, arabisht, persisht, frëngjisht dhe kuptonte gjuhën gjermane. Të dhënat nga ekspertiza antropologjike vërtetojnë se deri në ditët e fundit të jetës qëndroi me laps në dorë pranë tavolinës së punës.
- ↑ Diplomat në P.Osm., aktivist i Lidhjes Shqiptare; Ymer Prizreni NË ENCIKLOPEDI
- ↑ Mulla Sefer Bajrovci nga Restelica e Gorës më 23 maj 1978, ka konstatuar këtë pohim. Ky personë ishte njëqind e dhjetë vjeçar, përjetus i kohës; sipas Muhamet Pirakut në (Teksti shqip i rezimesë anglisht të veprës : Myderris Ymer Prizreni - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2005, fq. 522) në Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit marr nga :http://www.sa-kra.ch/literatur2.htm
- ↑ Janosh Nemeshker - antropolog hungarezë, citat i nxierrur nga Muhamet Pirakut në (Teksti shqip i rezimesë anglisht të veprës : Myderris Ymer Prizreni - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2005, fq. 522) në Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit marr nga :http://www.sa-kra.ch/literatur2.htm
- ↑ Historian, Muhamet Pirraku NË ENCIKLOPEDI