Kushkuj/1

Nga Wikibooks
Pjetër Arbnori[1]
(1935 - 2006)

Alfred Moisiu[2]
  ”Humanist dhe tolerant
  “Është një humbje për të gjithë shqiptarët dhe unë kam bindjen se të gjithë shqiptarëve iu ka ardhur shumë keq për ndarjen nga jeta të kësaj figure shumë të njohur politike, të këtij njeriu të vuajtur, i cili ka dhënë një kontribut kaq të madh për demokracinë shqiptare. Unë mendoj se krahas të gjitha cilësive që dispononte, i ndjeri Pjetër Arbnori kishte dy cilësi shumë të rralla, siç ishin humanizmi dhe toleranca, cilësi këto tepër të nevojshme për politikën shqiptare, - u shpreh presidenti Moisiu në një komunikim me median, pas homazheve që zhvilloi në sallën e madhe të Kuvendit.
Edi Rama[3]
  “Arbnori, shembull për të gjithë
  "Respekt për njeriun që vuajti gjatë nga burgjet e diktaturës, që pati prej vuajtjes tolerancë dhe jo urrejtje, zë të ulët dhe jo klithma, demokraci dhe jo autoritarizëm. Respekt për njeriun që përfaqëson të gjithë ata që u bënë demokratë në kohëra të vështira, dhe jo atëherë kur të tjerët kthyen xhaketën dhe kaluan nga krahu i xhelatëve në krahun e viktimave. Për të gjitha këto, Pjetër Arbnori është një shembull që natyrshëm respektohet nga të gjithë, përtej kufijve politikë"
Sali Berisha[4]
  “Tipari i tij, shpirtmadhësia
  "Kombi humbi sot një kolos të qëndresës njerëzore për liri dhe dinjitet. Ky burrë i shquar, me forcën e karakterit mposhti vuajtjet më të mëdha të regjimit më ç'njerëzor dhe ia doli të vendosej në krye të parlamentit shqiptar. Tipari më themelor i shpirtit të këtij burri ishte shpirtmadhësia. Një njeri me shpirt kaq të madh arriti të shndërrohet në legjendën e qëndresës së njeriut për dinjitet, sepse tërë përpjekja e tij ishte një përpjekje për dinjitet njerëzor. Për Arbnorin, në regjimin e Enver Hoxhës i lirë ishe në burg dhe jo rrugëve të Tiranës, dhe se liria ia vlente me çdo çmim. Ky është mesazhi i madh që Mandela i Evropës iu përcjell të gjithë shqiptarëve që duan dhe nderojnë lirinë".

  1. Shkrimëtar aktiv në politikë; Pjetër Arbnori NË ENCIKLOPEDI
  2. Burrshtetas shqiptar; Alfred Moisiu NË ENCIKLOPEDI
  3. Ish Kryetar i Tironës; Edi Rama NË ENCIKLOPEDI
  4. Burrështetas shqiptar; Sali Berisha NË ENCIKLOPEDI


< 0
faqe
- 1 -

2 >