Kush ka qenë më i rëndësishëm se gjithë Byroja Politike!

Nga Wikibooks

Kush ka qenë më i rëndësishëm se gjithë Byroja Politike!


Kadareja ka qenë kryebesniku,

që kishte këtu Partia,

në këtë drejtim shkon dhe letra,

që publikoi Demalia.



Si një talent i jashtëzakonshëm,

që në fillim ai u promovua,

dhe brezi i ri e i vjetër,

nga vepra e tij u edukua!



Kadareja u fut aq thellë,

në ndërgjegjen tonë shoqërore,

dhe fare natyrshëm i kaloi,

të gjitha përmasat njerëzore!



Dhe është e sigurt që s’ka qenë,

asnjëherë në fijen e perit,

nga rëndësia e veprës së tij,

Kadareja vinte fill mbas Enverit!



Një personazh me të tilla përmasa,

ta nxjerrësh disident-mundim i kotë,

i vetmi që udhëheqësin shqiptar,

e bëri të famshëm në Botë!



Kadarenë e kish si dritën e syve,

i gjithë regjimi ynë komunist,

pa atë asgjë me vlerë s’do të mbetej,

në letërsinë e realizmit socialist!



Për gjithë shqiptarët Kadareja ka qenë,

i adhuruar si një Perëndi,

ai qe një armë e regjimit,

dhe s’mund të sakrifikohej kurrsesi!



Nuk besoj se për shkrimtarin ka pasur,

kohë të vërteta kritike,

për përjetësimin e sistemit ai vlente,

më shumë se gjithë Byroja Politike!



Kryebesniku i Komunizmit,

nuk mund të bëhej një penë mëkatare,

dhe gjithë kryeveprat i shkroi,

në kohën e Diktaturës Proletare!



Shkëlqimin e dikurshëm s’e kanë,

ato që shkroi në “kohërat e reja”,

pa veprat në shërbim të diktaturës,

asgjë me vlerë s’do mbetej nga Kadareja!



Nëse s’do përmbysej regjimi,

njëzet e shtatë vite më parë,

me “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”,

çmimin :”Nobel”-mund ta kishte marrë!



Dhe vetëm ndënë diktaturë,

fama e tij mund të rritej,

dhe një lis aq madhështor,

qe e pamundur të pritej!


A.Duka