Jump to content

Kur'ani/97

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 96
faqe
- 97 -

Faqe 98

114. Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërbllim të madh.
115. Kush ikundërvihet të dërguarit, pasi që iështë bërë eqatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai.
116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk tjetër pos djallit plot sherr.
118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të tu”.
119. Do t’i (shmang nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
120. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
121. Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në Xhehennem dh e prej tij nuk kanë për të ikur (shpëtim).


Faqe 96
faqe
- 97 -

Faqe 98