Jump to content

Kur'ani/94

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 93
faqe
- 94 -

Faqe 95

95. Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurnë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre,All-llahu i gradoi në një shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
96. Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
97. Engjëjt që ua morën shpirtine atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju thanë: “Në çka ushit ju? - Ata thanë: “Ne ishim të paftë në atë tokë!” (engjujt ju thanë: “A nuk ishtë e gjërë toka e All-llahut e të migroni në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është Xhehennemi dhesa vend i keq është ai!
98. Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
99. Atyre do t’ua falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
100. Kush shpërngulet për hirë të (të fesë) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dh begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.
101. Kur tëjeni nëudhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do t’ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.


Faqe 93
faqe
- 94 -

Faqe 95