Jump to content

Kur'ani/92

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 91
faqe
- 92 -

Faqe 93

87. Për All-llahun, që s’ka tjetër pos Tij, pa tjetër Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
88. E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? a mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
89. Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. MOs izininipër miq prej yre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, enëse refuzojnë, ataherë kudo që t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
90. Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, e ju u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Skur All-llahu të donte do t’ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t’ju luftonin. Në qoftëse ata tërhqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëheë All-llahu nuk ju lejon rrugë (rrugë) kundër tyre.
91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që t’i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.


Faqe 91
faqe
- 92 -

Faqe 93