75. ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit : nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”
76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e është e dobët.
77. A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: “ndalni duart tuaja jepne zeqatin!” E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzvesiç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fort. Thonin: “Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri nënjë afat të afërt!” Thuaju: “Përjetimi ikësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t’ju bëhet pa drejtë as sa fija.
78. Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga All-llahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhammed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!” ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?
79. çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.