Jump to content

Kur'ani/72

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 71
faqe
- 72 -

Faqe 73

166. Ajo që ju goditi juve ditën eballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t’u dalluar besimtarët e sinqert.
167. Dhe, për t’u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: “Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!” E ata thanë: “Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!” Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që uk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu edi mirë për atë që fshehin.
168. Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: “ Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne ), nuk do të mbyteshim!” thuaju: “Largoie pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?”
169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. P ërkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërgurit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblimi madh.
173. E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha : “Populli (idhujtaët) është tubuar t’ju sulmoja, pra kini frië!” Ajo, vetëm u a shtoi edhe më shumë besimin e thanë e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”.


Faqe 71
faqe
- 72 -

Faqe 73