Kur'ani/70

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 69
faqe
- 70 -

Faqe 71

154. Mandej, pas asaj tronditjeje tërëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: “ Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje!” Thuaj: “E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut!” Ata fshehin në vetvete atë që uty nuk ta shprehin. Thonin : “Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu!” Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre!” Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirëtë fshehtat në zemrat.
155. Vërtet, ata që u zbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.
156. O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: “ Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu ë është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.
157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t’u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.


Faqe 69
faqe
- 70 -

Faqe 71