62. S’ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotëfuqishmi, i vetëdijshmi.
63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
64. Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!”
65. (madje thuaju): “O ithtarë të librit,pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk ja në shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?”
66. Ja ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije (ppër Ibrahimin)? All-llahu e din të vërtetën e ju nuk e dini.
67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
68. Njerëzit më me meritë për t’u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ymeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
69. Një grup nga uthtarët e librit kishin dëshirë t’u shpiejnënë rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnëtjetërpos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.
70. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur të vertetën?