Jump to content

Kur'ani/42

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 41
faqe
- 42 -

Faqe 43

253. Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente dhe e përfocuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron.
254. O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësi, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.
255. All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe “Ajetul-Kursij”)
256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.


Faqe 41
faqe
- 42 -

Faqe 43