Kur'ani/36

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 35
faqe
- 36 -

Faqe 37

225. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
226. Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s’ka dyshim All-llahu bën falje dhe mëshiron.
227. E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).
228. E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së mbramë, atyre nuk u lejohet të fshehin atë që All-llahu krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, t’i rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtië.
229. Lëshimi (pas së cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t’u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim për shkurorëzim (hule) , për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
230. E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.


Faqe 35
faqe
- 36 -

Faqe 37