Jump to content

Kur'ani/31

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 30
faqe
- 31 -

Faqe 32

197. Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.
198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit , përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife) , përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.
199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
200. E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
201. E, ka prej tyre asish që thonë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”
202. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.


Faqe 30
faqe
- 31 -

Faqe 32