Jump to content

Kur'ani/26

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 25
faqe
- 26 -

Faqe 27

170. E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli!” Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!” Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i pasonin)?”
171. Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
172. O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.
174. Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për te fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
175. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
176. Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.


Faqe 25
faqe
- 26 -

Faqe 27