Jump to content

Kur'ani/21

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 20
faqe
- 21 -

Faqe 22

135. Ata (ithtarët e librit) thanë: “Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë”! Thuaj: “jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët.
136. Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbedhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
137. Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
138. (kjo fe jona është) Njgyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu? Ne vetëm atë e adhurojmë.
139. Thuaj: “A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij.
140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: “A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja”.
141. Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.


Faqe 20
faqe
- 21 -

Faqe 22