Jump to content

Kur'ani/10

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11

62. Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët , kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen.


63. (Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni.


64. E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpëruarve (në të dy jetërat).


65. Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!


66. Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.


67. (Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: “All-llahu ju urdhëron ta therni një lopë! Ata thanë: “A bën tallje me ne?” Ai tha: “All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!”


68. Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo? Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerrë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni!”


69. Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj? A tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit”.


Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11