Ku mbeti rinia ime?

Nga Wikibooks

Ku mbeti rinia ime?


Mbeti në një natë me hënë,

tek Ajo që bëra Nënë,

te një molle e te një ftua,

tek Ajo që bëra Grua…



Tek një këngë e tek një rimë,

tek një buzë-një psherëtimë,

tek dy gjinj-o prej floriri,

ku m’u robërua syri…



Te një shteg-ku ngjita malin,

te një ditë që linda djalin,

te një natë që zbraza kupën,

te një ditë që linda çupën…



As nuk shkoi-e as nuk mbeti,

as u tret si kripë deti,

kjo rini-rinia ime,

ai yll me vezullime…



Plot me bujari e fala,

në stacionet ku u ndala,

si dikur-mua njëherë,

tani ndrin njerëz të tjerë…



Tiranë, janar 2005

Arben Duka