Kryengritja e Stambollit e Patrona Halilit

Nga Wikibooks

Në vitin 20 të shek. XVi i i mjaft klasa e shtresa të shoqërisë osmane ishin të pakënaqura. Në këtë periudhë shteti osman zhvilloi luftëra me Rusinë, Venedikun e Austrinë etj. Shpenzime të mëdha bëheshin për zbukurimin e Stambollit, për lulishtet me tulipanë, për dëfrimet, gostitë, për kurorëzim sulltanësh, gostitë për ambasadorët. Midis sulltanëve zhvillohej një garë se cili do të shpenzonte më shumë. Të gjitha këto boshatisën arkën e shtetit. Sulltan Ahmeti mori disa masa për të dalë nga kriza financiare,si vendosjen e taksave të reja, zhvleftësimin e monedhës dhe uljen e rrogave. Këto masa rritën edhe më shumë pakënaqësinë. Gjëndjen e fshatarësisë e kishin keqësuar rritja e llojeve të detyrimeve dhe e madhësive të tyre, si taksa “ndihmë për fushatat luftarake” dhe “ndihmë në kohë paqeje”. Për të dalë nga kriza sulltani ilëshoi mukatatë në malikiane. Sipërmarrësit silleshin ndaj fshatarësisë sikur të ishin pronarë. Një bashkëkohës shkruan se sipërmarrësit bënin qebap mëlçitë e fshatarëve. Shumë fusha kishin mbetur bosh. Për t’i ripopulluar sulltani fali taksat e prapambetura, por nuk pati rezultat. Gjatë vjeljes së detyrimeve nëpunësit bënin abuzime të mëdha. Fshatarësia me forma të ndryshmeibëri një qëndresë të tillë sa në vitin 1727 sulltani u detyrua të anulojë taksën “ndihmë për fushatat luftarake”. Në kushtet e luftës me iranin, ai e vuri përsëri atë. Të pakënaqur ishin zejtarët dhe tregtarët. Falsifikimi imonedhësikishte dëmtuar ata dhe kishte çuar në prishjen e tregtisë. Fshatarët e ardhur në qytetet kishin çuar në pakësimin e prodhimeve ushqimore dhe në rritjen e çmimeve të tyre. Zejtarët e ardhur konkuronin esnafët, prandaj midis tyre kishin lindur marrëdhënie armiqësore. Për të ulur tensionin u bënë disa reforma për organizimin e brendshëm të esnafit; u kufizua hapja e dyqaneve të reja, marrja e çirakëve dhe e kallfëve. Esnafët ishin të pakënaqur nga detyrimet shtetërore. Një prej tyre ishte taksa për mallrat e shitura me pakicë (bidat vergjisi). Në çdo fushatë sulltani merrte një numër të madh zejtarësh për nevojat e luftës. Ata mbaheshin nëpërmjet taksës “akçe për ushtrinë” (ordu akçesi). Në vitin 1730 sulltani kërkoi të merrnin pjesë në luftë 27 lloje esnafe me 84 çadra dhe taksën akçe për ushtrinë në masën 3 168 800akçe. Ndër tregtarët dhe zejtarët e pakënaqur kishte shumë jeniçerë që kishin braktisur faktikisht detyrën ushtarake. Në Stamboll kishte mjaft të papunë, fshatarë të ardhur që nuk siguronin mjetet minimale për të jetuar. Dyndja e tyre vështirësonte ushqimin. Gjendjen e keqësuan më tepër abuzimet e vezirit të madh dhe të suitës që e rrethonte. Duke shfrytëzuar postin e lartëai blinte me çmime të caktuara sasi të mëdha drithi dheishiste ato me çmime më të larta gjatë periudhës kur ai mungonte në trg. Kështu duhej vetëm një shkëndijë që të shpërthente kryengritja. Uria që pllakosi kryeqytetini dha shtytjen e fundit shpërthimit të lëvizjes popullore. Si pretekst shërbyen disfatat në luftën me iranin. Në shtator 1730 garnizoni iTebrizit u dorëzua dhe u hodh në kryengritje të hapur. Midis tyre kishte mjaft jeniçerë. Në krye doli Patrona Halili me origjinë shqiptare. Për jetën para kryengritjes dihen pak të dhëna. ishte nga kasabaja e Hurpishtit. Sipas një versioni kishte shërbyer si levend në një anije ku mori edhe gradën patrona (major). Atje ish përpjekur për të organizuar një kryengritje, por kishte dështuar. Prej andej kishte shkuar në Rumeli. Sipas një versioni të dytë ai ishte jeniçer në Nish ku mori edhe llagapin patrona.. Deri në paqen e Pasaroviçit (1718) nuk u ndje. Nga Nishi shkon në Vidin dhe hidhet në kryengritje. Prej andej vjen në Stamboll. Më 25 shtator 1730, kur sulltani me një pjesë të burrave të shtetit ndodhej në Yskydar për një ceremoni fetare, u vendos për shpërthimin e kryengritjes në Stamboll. Tre ditë më vonë, kryengritësit u mblodhën pranë xhamisë së sulltan Bajazitit. Ndihmësit më të afërt të Patrona Halilit ishin: Ali usta, Kara Jëllan, Çinar Ahmed, druvari Ahmet, Mehmet dervishi, Kyçyk Muslu, kutibërësi Haxhi Hysein, zarzavatexhi ismail, xhambaz Emir Musa, turshixhiu ismail etj.Epitetet e tyre usta, druvar etj. tregojnë për bazën sociale të udhëheqjes e të kryengritjes. Këta gjetën mbështetje në masat popullore të Stambollit. Patrona Halili mbajti një fjalim para kryengritësve. Midis të tjerash në fjalim u theksua se misioni itij ishte të asgjësonte vezirët tiranë, të përmbyste ssulltanin dhe të shkonte në luftë kundër iranit. Ky ishte programi iudhëheqjes. Duke kaluar nëpër rrugët e kryeqytetit, ai u bëri thirrje tregtarëve dhe zejtarëve që të mbyllnin dyqanet e punishtet dhe të grumbulloheshin në sheshin Etmejdan. Ata iu përgjigjën thirrjes së Patrona Halilit. Në shesh u grumbullua një numërimadh njerëzish. Prej andej kryengritësit iu drejtuan shtëpive të nëpunësve të të pamëshirshëm dhe shkatërruan mjaft prej tyre. Ata hapën burgjet dhe liruan të burgosurit. Këta të fundit u bashkuan me kryengritësit. Sulltani dhe veziri imadh ndodheshin në Yskydar. Natën u kthyen në Stamboll,. Në sheshin Etmejdan një oficer, në emër të sulltanit, kërkoi të shpërndaheshin, në rast të kundërt do të kishin ndëshkime të tmerrshme. Kërcënimi nuk pati asnjë efekt. Sulltani në emër të profetit, u bëri thirrje myslimanëve që të dilnin kundër kryengritësve. Ai nuk kurseu as të hollat, madje kërkoi edhe ndihmën e të krishterëve. Të gjitha këto masa nuk dhanë asnjë rezultat. Sulltan Ahmeti i i i mbeti pa mbështetje. Në këto kushte u detyrua të hyjë në bisedime me Patrona Halilin. Në fillim kryengritësit kërkuan ekzekutimin e disa nëpunësvetë lartë me në krye vezirin e madh, ibrahim Pashën. Me fjalë të tjera kërkesat ishin të kufizuara. Sulltani mendoi ta shpëtonte vezirin e madh duke e nxjerrë në pension. Radhët e kryengritësve u shtuan më shumë. Nga 3000 veta që llogariteshin ditën e parë, arritën në 80 000 ditën e katërt. Ata sulmuan depot e armëve, u armatosën dhe rrethuan pallatin e sulltanit. Për t’u dorëzuar sa më shpejt, ndërprenë furnizimin me ushqime dhe me ujë. Sulltani sa për të kaluar radhën deklaroi se kishte urdhëruar ekzekutimin e vezirit të madh dhe të nëpunësve të tjerë dhe trupat e tyre të flakeshin në Etmejdan. Në të vërtetë ai kishte vrarë persona të tjerë. Kjoirevoltoi edhe më shumë kryengritësit. Ata vendosën ta rrëzonin atë nga froni dhe në vend të tij të vinin Mahmutini(1730-1754),icili për 27 vjet kishte qenë në izolim të plotë. Në fron hipi sulltan Mahmuti i. Patrona Halili kërkoi heqjen e shtesave të taksave të taksave të vjetra dhe anulimin e taksave të reja. Kjo kërkesë flet qartë për thellimin e kërkesave që lidheshin me fshatarësinë. Sulltani iri premtoi se do të plotësonte të gjitha kërkesat e tyre. U konfiskuan pasuritë e çmueshme të vezirit të madh dhe të hollat iu shpërndanë ushtrisë. Kjo masë synonte që sulltani iri dhe veziri iri imadh të krijonin një mbështetje për të dalë kundër kryengritësve. Patrona Halili e udhëheqësit e tjerë kishin autoritet të madh tek kryengritësit dhe në qarqet qeveritare. Këtë gjë e kanë vënë në dukje mjaft dëshmitarë të ngjarjes. Ambasadori francez dë Vilnjëvishkruante mbretit të Francës se “më 7 tetor sulltani iu drejtua xhamisë për të kryer ceremonitë fetare. Para tij shkonte Patrona Halili me ndihmësin e tij Ali, të veshur me uniformën e jeniçerit, të ngjashme me atë të sulltanit. Ai hidhte në të majtë e në të djathtë monedha të argjendta. Vëmendja e popullsisë ishte përqendruar tek ata. Veziri imadh që s’lëvizi nga vendi kur mbërritën ambasadorët e huaj, me të mbërritur Patrona Halili idoli përpara. Ai u përshëndet me nëpunësit e lartë, pa zbritur nga kali. Sulltani nuk emëronte nëpunës të lartë, pa marrë pëlqimin e Patronës. Nëna e sulltanit e quante atë djalë të dytë”. Pushteti qendror synonte të shkëpuste udhëheqjen nga masa e thjeshtë kryengritëse. Patronës iu propozuan poste të rëndësishme nëpër provincat eshuma të mëdha për ta larguar nga kryeqyteti, por ai nuk pranoi. Atëherë u kalua në përçarje. Diku me të holla dhe diku me kërcënime, përçarja u realizua. Pas përçarjes pushteti qendror me anë të agjitacionit të sheh-ul-islamit mundi të tërheqë pas vetes mjaft jeniçerë. Radhët e kryengritësve u tronditën shumë. Udhëheqësit e kryengritjes ishin gati t’i nënështroheshin sulltanit me kusht që të shpallej amnisti e përgjithshme për kryengritësit. Më 12 tetor midis përfaqësuesve të të dy palëve u nënëshkrua një marrëveshje. Forcat kryengritëse u shpërndanë. Marrëdhëniet, midis pushtetit qendror dhe udhëheqësve të kryengritjes u ashpërsuan përsëri. Më 2 nëntor sulltani nxori dekretin e nderuar (hatt-i sherif) me të cilin kërcënoheshin me vdekje ata që prishnin rendin. Dekreti ishte shenja e parë për larjen e hesapeve me kryengritësit. Më 25 nëntor sulltani ftoi Patrona Halilin dhe ndihmësit e tij në divanin perandorak për të diskutuar mbi përbërjen e divanit.Aty u ishte ngritur një kurth. Në dhomën e bisedimeve ishin fshehur forca të armatosura. Patrona hyri në tëishoqëruar prej 30 vetash të paarmatosur. Ai vetë mbante të fshehur një hanxhar. Gjatë mosmarrëveshjeve mbi përbërjen e divanit forcat e armatosura dolën nga vendi ku ishin fshehur. Ndonse luftoi me hanxhar, Patrona me tre udhëheqës të tjerë u vranë. Të tjerët u dorëzuan. Të gjithë u ekzekutuan. Trupat e tyre u hodhën në det. Pas tyre filloi raprezalje e madhe.Brenda tri ditëve u vranë mbi 7000 vetë. Shtypja e kryengritjes u prit me një gëzim të madh në qarqet qeveritare. Ky gëzim dhe raprezaljet e mëdha dëshmojnë për seriozitetin e kësaj kryengritjeje. Eekzekutimet masive ngjallën pakënaqësi. Në datën 24-25 mars të vitit 1731 po në atë shesh u grumbulluan 400-500 veta dhe të nesërmen numri ityre u ngrit në 3000 veta. Por revolta u shtyp shpejt. U ekzekutuan mijëra vetë të tjerë. U vranë edhe mjaft shqiptarë për faktin se Patrona Halili ishte shqiptar. Më 5 shtator 1732 u bë një orvajtje e dytë, por dështoi. Kjo kryengritje qytetare në Perandorinë Osmane, më e rëndësishmja në shek. XVi i-XVi i i dështoi për arsye subjektive e objektive.As Patrona Halili, as të afërmit e tij nuk kishin një program të qartë veprimi me objektiva konkretë. Atë mund ta udhëhiqte klasa më përparimtare e shoqërisë, borgjezia, e cila nuk mund të luante atë rol në atë kohë. Udhëheqja e kryengritjes mendonte se me vrasjen e disa nëpunësve të lartë dhe me rrëzimin e sulltanit mund të zhdukej tirania dhe grabitjet. Gjithashtu udhëheqjaidha mundësi sulltan Mahmutititë fuste përçarje në radhët e kryengritësve dhe të organizonte komplotin. Gjendja e masave popullore nëpër qytetet e mëdha dhe veçanërisht në kryeqytet ishte shumë e rëndë.Qeveria osmane e kishte të vështirë të furnizonte popullsinë e kryeqytetit me ushqime. Në vitin 1740 u bënë përpjekje për largimin nga kryeqyteti të personaveqë kishin më pak se 6 muaj që banonin atje.Por këto masa nuk dhanë asnjë rezultat, mbasi jeta në fshat bëhej gjithnjë e më e vështirë. Fshatarët iknin në qytet për t’i shpëtuar shfrytëzimit.Dëme të mëdha u sillnin qyteteve zjarret dhe epidemitë.Ato ishin mysafirë të përhershëm në kryeqytet dhe në provincat. Lufta e masave popullore dhe veçanërisht e fshatarësissë vazhdoi edhe pas shtypjes së kësaj lëvizjejej. Në krahina të ndryshme të Perandorisë shpërthyen kryengritje të reja fshatare antifeudale.U forcua gjithshtu lufta e popujve të shtypur të Perandorisë.Këto lëvizje fshatare kishin karakter lokal dhe ishin të paorganizuara. Por ato dëshmonin mbi krizën e sistemit feudal-ushtarak dhe ndihmuan në zënien emëtejshme të Perandorisë Osmane.