Kryeministri është ende në kohë për të shkarkuar Voltana Ademin
Ditë e Çlirimit,
është ditë zie,
tha kryetarja,
e një bashkie (!)
E një bashkie,
aspak të vogël,
korbi i zi,
klithi në Shkodër!
Nëse do ishim,
një vend normal,
ky do të ishte,
kryeskandal!
Por kur janë thënë,
dhjetra çudira,
do të pranohet,
dhe më e ndyra!
Kurrë për datën,
Njëzet e Nëndë,
nuk është thënë,
gjë më e rëndê!
Gjer tek kjo pikë,
s’kishin guxuar,
po korbi ende,
nuk është shkarkuar!
Thjesht Edi Rama,
shprehu çuditë:
“Po si u çmendën,
gjithë në një ditë?!”
Duhej shkarkuar,
kjo kryetare,
se nxit urrejtjen,
mbarëkombëtare!”
Duhej shkarkuar,
fill mbasi foli,
se hapur fare,
fashiste doli!
Paçka se korbat,
e zinj janë shtuar,
këtu-fashizmi,
është i ndaluar!.
Urgjent shkarkoje,
ti ligësinë,
pastaj dërgoje,
dhe në çmendinë!
Kjo është e ligë,
nuk është e metë,
qindra dëshmorë,
Shkodra ka vetë!
Po qenë me mijëra,
që ngjitën malet,
gjak’ i dëshmorëve,
si mund të falet!
Duke mohuar,
gjithë luftën fare,
kjo edepzëskë,
rri kryetare!
Kjo klithmë korbi,
s’erdhi papritur,
se zëra pushtash,
me kohë janë ngritur!
E dimë kush flet,
e dimë kush janë,
po nuk e dimë,
çfarë pengjesh kanë?!
Kjo farë e keqe,
ky llum i ndyrë,
historinë tonë,
keq e ka nxirë!
S’mjafton të themi:
“Ky është skandal!”,
duhet të ligës,
t’i themi: ”Ndal!”
Ne me të keqen,
jemi përpjekur,
por tradhëtia,
ende s’ka vdekur!
As tradhëtia,
as pabesia,
Shkodrës i flet,
që nga bashkia!
Nga rrugë e Zotit,
kjo po ka dalë,
dhe Shkodra vetë,
si mund ta falë?!
Duhet të ndalet,
sot ligësia,
sepse nuk falet,
kund tradhëtia!
Po unë kot e bëj,
thirrjen për Të Gjatin,
kur vetë goxha dërckë,
bëri me Mit’hatin!
A. Duka
2 dhjetor 2018