Jump to content

Kreshnikët dhe Gjergj Kastrioti

Nga Wikibooks

Moikom Zeqo

Në botë kanë jetuar dikur (ndoshta jetojnë edhe ende) kreshnikët Muji dhe Halili.

Janë vëllezër.

Këta kreshnikë që kur lindën dhe ishin foshnjë kishin një fuqi të madhe .

Njëherë drejt djepit të tyre një Magjistar iZi dërgoi një tufë të madhe me gjarpërinj.

Gjarpërinjtë e rrethuan djepin.

Por Muji dhe Halili që të dy foshnjë hapën sytë dhe qeshën dhe duart e tyre të vogla ikapën nga koka gjarpërinjtw dhe imbytën.

Ata që ditën që lindën flisnin.

Kjo qe një gjë e çuditshme dhe njerëzit që idëgjonin habiteshin.

Pastaj ata u rritën.

Ata u bënë të mëdhenj dhe kishin lartësinë e tre njerëzve të zakonshëm.

Të pafundme janë bëmat dhe trimëritë e tyre.

Ata luftonin me armiq, u këputnin kokat dhe këto koka ivarnin në hynj dhe formonin pyje të tëra.

Ata jetonin nëBjeshkët e Nëmuna.

Edhe kuajt e tyre qenë tre herë më të mëdhenj se kuaj të zakonshëm.

Kreshnikët kalëronin mbi kuaj dhe toka dridhej si të ndodhnin tërmete të vërteta, rrokulliseshin shkëmbej të rëndë dhe binin mbi humnera.

Kreshnikët Muji dhe Halili ikapërcenin lumenjtë vetëm me një të hedhur të kuajve të tyre, nga një breg në tjetrin.

Ata luftuan me ushtri të hordhive me pamje nga më të pabesueshmet.

Nga Veriu erdhi një hordhi kalorësish që kishin koka ujku.

Ata ishin gjakatar.

Ata kishin vrarë popuj dhe kishin shkretuar me zjarr hapësirat e jetës.

Ata kishin triumfuar kudo.

Por këta kalorës-ujqër u thyen dhe u shpartalluan nga dy kreshnikët Muji dhe Halili.

Një herë tjetër nga jugu erdhi një hordhi me kalorës që kishin koka-tigri. Ata kishin kthetra të gjata, të hypur mbi kuaj të tmerrshëm që nxirrnin nga flegrat zjarr dhe kishin ndjellur vdekjen, kudo që kishin shkelur.

Ata ishin të pandalshëm.

Ata ishin vetë Vdekja.

Por ja që në Malet e Arbërisë ata nuk mund të bënin pikërisht atë që kishin bërë në vendet e tjera.

Të dy vëllezërit Muji dhe Halili ishpartalluan.

Zakoni itë dy kreshnikëve arbërorë qe ivetkuptueshëm, për t’u treguar të gjithëve kokat-trofe.

Kështu krahas kokave të këputura të kalorësve ujqër ata ngulën hunj dhe kokat e kalorësve tigra.

Nga brigjet e detit vinin shpesh gjigandë të mëdhenj të lartë sa dhjetë njerëz.

Ata kishin në ballë herë një sy, por shpesh dhe tri sy, madje edhe pesë sy

Në vend të dy krahëve në trup kishin shpesh katër krahë.

Ata ulërinin dhe nga kupa e qiellit binin yjet dhe kometat.

Ata ishin të pamundshëm dot.

Këmbët e tyre kur shkelnin tokën linin gropa të mëdha.

Shpatat e tyre ishin gjithashtu gjigande.

Ata vinin nga deti, por askush nuk e dinte me siguri se nga vinin.

Ata kishin shkatërruar mbretërira dhe vende të panumërt, dhe ja, në brigjet e arbërisë përballë dy vëllezërve kreshnikë Mujit dhe Halilit ata pësuan disfatë.

Muji dhe Halili ndonëse më të vegjël në përmasa në raport me gjigandët kishin fuqi më të mëdha dhe duke igrushtuar dhe duke iprerë me sëpatë kokat e tyre të stërmëdha imundën keqas.

Imagjinojeni se si këto koka viganësh të llahtarshëm u ulën gjithashtu mbi ujë.

Të dy vëllezërit Muji dhe Halili kishin moshë shekujsh, sepse ata jetuan shekuj të tërë, pa u mplakur dhe pa u thinjur.

Mbase ata jetuan mbi dhjetë shekuj.

ishin ende shumë të fuqishëm e luftarak.

Por Muji si vëllau që ishte një vit më imadh se Haliliu itha të vëllait që kishte ardhur koha që më në fund të iknin dhe ata nga bota e të gjallëve dhe të ngujoheshin përjetësisht në një shpellë të nëndheshëme ku do të jetonin.

Sepse në të vërtetë të dy kreshnikët e pamposhtur ishin të përjetshëm dhe nuk mund të flisnin dot.

Vdekja qe e pafuqishme për t’i asgjësuar, dhe ata të dy e dinin shumë mirë këtë gjë.

Ashtu u bë.

Muji dhe Halili lëvizën shkëmbin me përmasa gjigande në Bjeshkët e Namuna, zbuloi hyrjen e Shpellës së Nëndheshme.

Legjenda thotë se Shpella e Nëndheshme ishte shumë e madhe.

ishte e madhe sa një krahinë.

Brenda kësaj shpelle kishte lumenj me ujë të kulluar, madje aty mund të kullotnin edhe dhentë, një lloj bari të çuditshëm që kishte një ngjyrë midis të gjelbërtës dhe të kuqes.

Ky bar nuk ekzistonte në tokën e sipërme, ku gjallonin njerëzit e zakonshëm.

Por ky bar mbushte hapësirat e lakuara të shpellës së nëndheshme.

Shpella e nëndheshme kishte gjithashtu një ndriçim të saj nga tavani që ishte plot me kristale dhe gurë të ndritshëm, që vezullonin një dritë të brendshme, ndonëse jo si drita verbuese e diellit.

Kur kreshnikët Muji dhe Halili u ngujuan në shpellën e nëndheshme, bota e njeëzve e kuptoi se ata kishin ikur përgjithmonë.

Kishin ikur për të mos u kthyer.

Ata, njerëzit, ipërkujtonin kreshnikët dhe thurnin për ta rrëfime mitike, përralla, këngë epose.

Kështu njerëzit ribënin në vargje e tingujt e lahutave historitë madheshtore të dikurshme të Mujit dhe Halilit.

Ah, thonin njerëzit, sikur të kthehen dhe një herë tek ne, t’i shohim përsëri kreshnikët e lavdishëm.

Por natyrisht kjo qe e pamundur.

Por çfarë bënin në Shpellën e Nëndheshme Muji dhe Halili.

Ata jetonin aty të dy krejt vetëm, piqnin mishin e dhënëve që kullosnin barin me ngjyrë midis të Gjelbërtës dhe të Kuqes.

Pinin ujërat e ftohtë, bisedonin , (por bisedat e tyre qenë me fjalë të shkurtëra, tepër lakonike) dhe natyrisht flinin.

Gërhitjet e tyre qenë gjëmuese, aq sa tërë Shpella e Nëndheshme shungullonte, plot jehona.

Kur Muji dhe Halili hynë në Shpellën e Nëndheshme ata gjetën aty edhe dy liqenj të vegjël ,brenda perimetrit të gdhendur në gur, të brigjeve të tyre.

Këto dy liqenj kishin qenë dhe më parë para se të vinin këtu Muji dhe Halili.

Në njërin liqen ishte gjaku, që lidhej me arbërit, që luftonin dhe vriteshin në luftëra.

Ky ishte një gjak ipurpurt dhe gati vezullues.

Në liqenin tjetër gurgullonte përherë një gjak izi, që kundërmonte një erë të keqe.

Ky ishte gjaku iarmiqve të Arbërisë.

Kur ata ivrisnin arbërit me furi dhe me egërsi të paimagjinueshme liqeni igjakut të zi mbushej dhe rriste përmasat e tij.

Të dy kreshnikët shikonin përherë të dy liqenet e gjakrave.

Ata e dinin se kur rritej sasia e gjakut të zi gjendja e Arbërisë ishte shumë keq dhe se vrasjet kundër arbërve ishin shumëfishuar dhe gjendja gati dukej e pashpresë.

Kështu të dy kreshnikët informoheshin seç ndodhte sipër mbi tokë.

Ata thonin, se kur liqeni me gjakun e zi do të përmbytej dhe gjaku izi do të rridhte dhe do të zgjerohej në Shpellën e Nëndheshme atëherë do të ishte çasti që ata të donin përsëri në tokë.

Të dilnin për të vendosur drejtësi dhe për t’i shkatërruar armiqtë e pabesë.

Siç thamë më sipër kreshnikët rrinin me shekuj brenda shpellës së nëndheshme.

Në të vërtetë koha për ata nuk ekzistonte.

Ata nuk e dallonin dot mbarimin e një shekulli dhe fillimin e një shekulli tjetër.

Duke qenë vetë të përjetshëm ata se ndjenin fare rrjedhën e kohës.


Por për hir të së vërtetës duhet thënë se shpesh kreshnikët edhe mërziteshin.

Kështu shpesh e hapnin hyrjen e mbyllur të Shpellës së Nëndheshme, dilnin, gjenin ndonjë njeri në bjeshkë dhe e merrnin si mysafir nën tokë.

E pyesnin për të mësuar se ç’po ndodhte.

Por njeriu kur ishikonte këta kreshnikë të mëdhenj nuk ibesonte syve dhe në të vërtetë trembej dhe imekej goja kur itakonte.

Halili ikishte ende sytë e fortë, sepse Mujit shikimi kishte filluar të mjegullohej ierdhi në mendje një ide që të mësonin diçkase ç’po ndodhte në botën e të gjallëve, të dilte nga Shpella dhe të sillte brenda njeriun e parë që do të takonte.

Dhe ja e pa një bari që kulloste grigjën e tij në bjeshkë.

E pa dhe ifoli: – Si je bre burrë?

– Mirë jam, – u përgjigj bariu ihabitur kur e pa kreshnikun.

– Të ftoj të vish si mik tek unë dhe vëllai im, – itha Halili.

Pastaj e mori bariun dhe u futën në shpellën e nëndheshme.

Muji dhe Halili poqën dhjetë desh dhe nisën të hanin.

Ata ia vunë mishin e pjekur përpara edhe bariut.

Por bariu si njeri izakonshëm hëngri aq sa mundi, por nuk mund të kullofiste desh të tërë njëri pas tjetrit, siç bënin kreshnikët.

– Ç’po ndodh në botën tuaj, e pyeti Muji.

– Arbërinë e kanë pushtuar turqit dhe po bëjnë kërdinë duke vrarë dhe duke prerë popullin e pambrojtur, duke djegur edhe nënat bashkë me fëmijët në gji, duke shkatërruar gjithshka.

– Po, e kuptoj këtë gjë se liqeni igjakut të zi është mbushur plot.

Ky është gjaku që pi gjakun e të tjerëve.

Prandaj dhe është kaq izi.

-Por megjithatë ka ndodhur diçka, itha bariu.

-Çfarë? – pyeti Muji dhe Halili njëkohësisht.

– Tashmë në malet e Arbërisë ka ardhur një kalorës hero, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ai jeton në qytetin kështjellë të Krujës.

Ai dhe kalorësit e tij trima iu është kundërvënë turqve, dhe lufton dhe po triumfon ndaj tyre.

– Ah, sa interesante tha Halili me gjysmë zë, prandaj liqeni igjakut të kuq kohët e fundit ka një vezullim tepër të madh, një dritë gati të gëzuar.

Paska ndodhur diçka e madhe mbi tokë.

– Po kush është ky Skënderbeu, pyeti Muji.

– Skënderbeu është një djalë iArbërisë.

Ai është një trim dhe komandant izot, që injeh të gjitha shtigjet e maleve dhe me kalorësit e tij iështë kundërvënë me sukses të plotë turqve pushtues.

– Ah, vazhdoi Muji. Paska ende shpresë, paska ende burra, për t’i dalë zot Arbërisë.

Kjo gjë më gëzon.

Ndoshta ende nuk ka ardhur koha për të dalë përsëri në tokë.

Atë që mund ta bëjmë ne kreshnikët, tashmë të harruar po e bën ky arbërori me emrin Skënderbe.

Ai po bën atë që duhet të bënim ne.

Ai po bën atë që kemi bërë dikur ne.


Mbasi hëngrën dhe pinë (në shpellën e nëndheshme kishte gjithashtu dhe vreshta, prej të cilave bëhej një verë e fortë, që të jepte dhe dhimbje koke), kreshnikët Muji dhe Halili u kënaqën nga biseda me bariun.

Muji nga shekujt e kishte më të mjegulluar shikimin.

Më në fund Muji itha Halilit:

– Ma jep dorën, që të ta shtrëngoj?

Halili që shikonte më mirë, dhe që e njihte fuqinë e Mujit mori shpejt e shpejt një hu hekuri të skuqur në zjarr dhe ia zgjati në vend të dorës bariut.

Muji e shtrëngoi aq fort hurin e skuqur nga zjarri sa e bëri që të lëshojë ujë. Kaq e madhe qe fuqia e Mujit.

– Aha, tha Muji ikënaqur.

Ende njerëzit e paskan një fuqi, ende mundin që ta tokin dorën e tyre me dorën time.

Kjo do të thotë që njerëzit ende kanë fuqi.

Në të vërtetë mendoja që njerëzit e kishin humbur çdo lloj fuqie.

Pastaj Halili e përcolli bariun deri tek hyrja e shpellës dhe pastaj mbylli me shkembin që shërbente si portë këtë hyrje.

Bariu iku tek grigja e vet.

Ai u takua me bashkëvendësit e tij dhe ua tregoi ngjarjen.

Kjo qe një ngjarje e bukur, tepër tërheqëse.

Në të vërtetë shumë pak vetë e besuan këtë ngjarje.

iu duk shumicës së njerëzve sikur kjo ngjarje qe një përrallë e thurur me fantazi.


Kjo ngjarje u përhap në popull dhe më në fund arriti edhe në veshët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Heroi arbër e thërriti në Krujë bariun.

E gostiti dhe ai me mish dhe me verë.

Bariu ua tregoi me hollësira të tërë ngjarjen që ikishte ndodhur atij me të dy kreshnikët në shpellën e nëndheshme.

Gjergj Kastrioti idëgjoi fjalët e bariut me një vëmendje të pafund.

Gjergj Kastrioti kuptoi që kjo qe një ngjarje, që nuk mund të shpikej.

Se ngjarje kishte ndodhur.

Që ngjarja kishte një kuptim të madh.

Gjergji heshti gjatë.

Gjergj Kastrioti tha:

– Po, dihet që kreshnikët kanë ekzistuar.

Por unë e besoj plotësisht që ata ende jetojnë në shpellën e nëndheshme.

Ata vigjilojnë përherë për Fatin e Arbërisë.

Të dy liqenët e gjakrave janë pikërisht për të treguar se nga anon e ku po shkon Fati iArbërisë.

Faleminderit, o bari, që më tregove ndodhinë tënde.

Unë ebesoj plotësisht se kështu ka ngjarë.

Unë e besoj se ti nuk trillon.

Unë e besoj se ti thua të vërtetën.


Atë natë Gjergj Kastriot Skënderbeu ra në gjumë, por bëri një gjumë të trazuar.

Ai pa në ëndërr të dy kreshnikët paraardhës.

Gjergj Kastriot Skënderbeu pati në gjumë ndjesinë sikur kishte qenë pikërisht ai, imaskuar në formën e bariut që hyri tek Shpella e Nëndheshme.

Kishte qenë pikërisht ai që bisedoi me Mujin dhe Halilin.

Kishte qenë pikërisht ai që kishte parë me sytë e tij të dy liqenët, ku gurgullonte gjaku izi dhe gjaku ikuq plot vezullime.

Kështu Skënderbeu mendonte se ikish takuar realisht të dy kreshnikët, sepse edhe ai itakonte racës dhe gjakut të tyre.

Pikërisht në fund Skënderbeu kuptoi diçka akoma më të rëndësishme dhe më të epërme: se nuk ishin aspak përmasat e mëdha të trupave, as fuqitë e mbinatyrshme ato që duheshin për të mbrojtur lirinë dhe për të shkatërruar dhe mundur armiqtë.

Tërë sekreti ishte tek fuqitë e pamatshme të Shpirtit.

Sepse Shpirti ishte pikërisht Liria.