Kosova shtet sovran, PO
Kosova shtet sovran, PO Gjakovë, 23.11.2005
|
Ngjarjet e një pas njëshme që zhvillohen këto ditë në rrafshin diplomatik ndërkombëtar, tregojnë qartë se është shumë afër momenti i finalizimit të disa projekteve shumë të rëndësishme në Ballkan, e që kishin mbetur pezull pa u realizuar një kohë të gjatë. Arsyet e një prolongimi kaq të gjatë të zgjidhjes së çështjeve vitale në rajon, siç është definimi i statusit përfundimtar të Kosovës, mbetën enigmë jo vetëm për qytetarët e thjeshtë ! Ardhja e z.Ahtisarit në Prishtinë, bëri njëherit dhe promovimin e fillimit të bisedimeve rreth statusit përfundimtar të Kosovës, pasi që u dha drita e gjelbërt nga OKB. Si uvertyrë për ardhjen z.Ahtisari në Prishtinë dhe fillimin e bisedimeve ishte dhe deklarimi i popullit të Kosovës në formë institucionale, pro pavarësisë së Kosovës. Kjo dëshirë e kahmotshme më në fund u realizua këto ditë, në një nga seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, ku u aprovua :REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN. Në fakt, në këtë Kuvend, foli vetë populli i Kosovës me gjuhën e deputetëve shqiptarë të zgjedhur me votë e lirë. Edhe kësaj radhe. si shumë herë më parë, populli i Kosovës shprehu përcaktimin historik për ardhmërinë e vetë. Më këtë rast edhe një herë u tha prerazi se Kosova nuk ka dëshirë të jetë koloni e askujt, e aq më pak e Sërbisë. Sërbia, ka humbur çdo të drejtë të qeverisë këtë vend. Gjakderdhjet dhe vuajtjet permanente gjatë një shekulli nën sundimin sërb, kan krijuar te populli i Kosovës mosbesim të plotë për çfarëdo opsioni sërb që ka të bëjë me fatin e këtij vendi. Një shekull i tërë nën represion dhe vuajtje biblike, është më se e mjaftueshme që të thuhet një JO e madhe rikolonizimit dhe opsioneve djallëzore sërbe. Përderi sa republikat tjera si motra slave në ish Jugosllavi fituan pavarësinë e plotë, populli i Kosovës, me shumicë absolute jo sllave, më së pakti ka arsye të qëndroj sërish nën tutelën sërbe. Krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, e krijuar në vitin 1918, prej kur dhe daton sundimi sërb në këto troje, u shkatërrua definitivisht gjatë luftërave në dekadën e fundit të shekullit të 20-të. Shqiptarët dhe Sërbët mund të jenë ndoshta fqinjë të mirë, por më kurrë nuk do të jenë në raporte si kan qenë më parë, ku shqiptarët ishin në pozitën e të nënshtruarit. Në Europën moderne të shek. XXI, ku bëhen integrime positive, nuk duhet lejuar sërish krijimin e kolonive. Ajo kohë përendoi një herë e mirë,ajo ishte epoka e turpit të njerëzimit. Para se të fillohet me bisedimet rreth statusit definitiv të Kosovës, është e domosdoshme të ja rikujtojmë palës sërbe të dhënat të cilat flasin qartë se në fund të shek. 19-të dhe në fillim të shek 20-të, Sërbia okupoj tokat shqiptare, të cilat edhe sot ndodhën nën jurisdikcionin sërb. Ajo kurr nuk u ndëshkua nga bashkësia ndërkombëtare për masakrat dhe për tokat e grabitura shqiptare në atë kohë.Sa për ilustrim, se si është vepruar në atë kohë me shqiptarët etnik dhe tokat e tyre ,mjafton të shfletohën librat e shkruara nga vet autorët sërb të asaj kohe si: Nikola P.Iliq, në veprën, “ Oslobodjenje juzne Srbije ”, Vidosava Nikoliq – Stojanoviq, në veprën “ Leskovac i oslobodjeni predeli ”, Jovan Haxhi Vasiljeviq , “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, Stefan. L. Popoviq në veprën “ Putovanje po novoj Srbiji ” shkruan: “ Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleqë të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin ngadal qerret nëpër borë, sepse saja ka pasë pak. Disa fëmijë të hudhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënjës ”. Faktet që shënohen në këto vepra të autorve sërbë, janë argumentet më bindëse se si u humbën ato toka dhe çfarë ndodhi me popullatën autoktone shqiptare. Tendenca e Beogradit për të shkëputë viset shqiptare dhe për të ja bashkangjitë trungut të vetë nuk ka të ndalur. Familjet shqiptare që u dëbuan me dhunë nga pushteti sërb asokohe nga trojet e veta etnike, edhe sot kan dokumentacionin përkatës për pronësinë e tokave, si në Nish, Leskoc, Prokupje, Kurshumli … Përderisa bashkëkombasit Qamë, të njejtin problem me Greqinë, e aktualizuan në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, shqiptarët e përzënë nga trojet e veta në viset e lartëpërmendura asnjëherë nuk ndërmorren asnjë veprim denoncues ndaj Serbisë apo zbardhjës së të vërtetës dhe masakrave të atyre viteve të kryera në formë institucionale nga pushteti sërb. Është shumë indikative pse tolerohen sjelljet gllabëruese të Sërbisë gjatë një shekulli ! Shumë manipulohet me faktin e ekzistimit të kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë. Ky eshte “ aduti “ kryesor i palës sërbe për kërkesat e tyre ndaj Kosovës. Shtrohet pyetja ? Pse Turqia e cila sundoj këtu 500 vite me rradhë, asnjë herë nuk shfaqi pretendime dhe nuk kërkoj kthim të sërishëm në Kosovë, edhe pse këtu ka një trashigemi të pasur të objekteve kulturore, fetare dhe një numër të konsideruar të popullit të vetë ? Pse Sërbia si ish okupatore , e fundit nga rradha në Kosovë, të ketë të drejtën exclusive të pyetet për fatin e Kosovës. Kjo pyetje i drejtohet Beogradit i cili vazhdimisht trumpeton se “ Djepi shpirtëror “ i tyre na qenka Kosova. Me siguri shqiptarët nuk janë ata që ranë nga qielli dhe u vendosën në këto hapsira. Gjithë ato monumente fetare në Kosovë, që pretendon Sërbia t’i shpall të vetat, janë ruajtur gjatë shumë shekujve nga vetë shqiptarët, duke e ditur se në ato themele, të parët tanë të krishterë ngritën tempujt e tyre, e që më vonë okupatorët e të gjitha ngjyrave gjatë historisë i adoptuan për qëllimet e tyre politike. Pra e gjithë kjo lojë që bënë sot Sërbia kinse për “ djepin ” e tyre nuk është asgjë tjetër veç një grackë e madhe për ata që nuk e njohin dhe nuk duan ta njohin realitetin. Kjo lojë e ndyer , ka për qëllim që të infiltrohet popullata sërbe në enklava, kryesisht rreth kishave dhe manastireve ortodokse. Këto enklava , sipas skenarëve sekret sërb, pas përcaktimit të statusit definitiv të Kosovës , do të jenë si në kohën e Millosheviqit dhe gjatë historisë, vatra të cilat do të shkaktojnë tensione ndëretnike dhe politike. Këto do të jenë metastaza kanceroze në trungun e brishtë të shtetit të ri të Kosovës. Kjo strategji sërbe e njohur nga e kaluara dhe e cila recidivon edhe sot është shumë e njohur nga shqiptarët e Kosovës, por shpresojmë të mos anashkalohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga lidershipi negociues Kosovar. Është koha e fundit që Beogradi zyrtar të japë sinjale të forta se më në fund do të hjekë dorë nga politika ekspanzioniste. Sërbia duhet të vazhdoj rrugën e vetë drejt mirëqenjës pa Kosovën. Vetëm me një rezonim të drejtë dhe të sinqert mund të prosperoj jo vetëm populli sërb, por i tërë rajoni i Ballkanit. Është turp historik i palës sërbe të riaktualizoi qështjën e rikolonizimit të Kosovës. Koha është të kërkoj falje për gjithë ato tmerre që i shkaktoj popullit shqiptar, jo vetëm në luftën e fundit. Historia e hidhur me plotë luftëra të përgjakshme në Ballkan, për fat të keq është e lidhur ngushtë me Sërbinë. Kjo mban llogari për të gjitha luftërat në këto treva. Historia mësohet për t’u mos përsëritur. Të gjitha adutët për bisedime ndodhën në duartë e palës shqiptare, mjafton që të punohet në mënyrë të zgjuar dhe të prezantohen drejtë të gjitha faktet relevante ku dominon forca e argumentit. Ne nuk kemi arsye të trillojmë historinë, historia është një, si e vërteta. Dëshira historike e këtij populli është që jetoj i qetë dhe i lire në tokën e vetë. Populli i Kosovës është i gatshëm të udhëheq me vetën dhe shtetin e vetë. Kosova e pavarur, e cila si e tillë doemos duhet të krijohet, nuk ka aspirata ndaj fqinjëve dhe nuk ka arsye objektive askush të brengoset për krijimin e saj. Integriteti i Kosovës duhet të ruhet dhe të garantohet nga fuqitë e mëdha, sidomos nga NATO, për shkak të historisë së sajë dhe rrezikut që i kanosët në vazhdimsi. Populli shqiptar, gjithnjë gjatë historisë ka qenë i orjentuar kah përëndimi , andej ku dhe e ka vendin. Përëndimi duhet të kuptoj këte fakt dhe të mos lejoj asnjëherë në të ardhmën të nëpërkëmbët ky popull dhe ky vend, as nga vorbullat aziatike dhe as nga popujt fqinjë gllabërues. Mjaftë është derdhur gjak në Kosovë, koha është t’i kthehemi realitetit të shek. XXI dhe integrimeve euroatlantike. |