Kosova është Serbi

Nga Wikibooks



Kosova është Serbi
Fjalim
nga
Vojislav Kostunica
2008
redaktor
Hipi Zhdripi
17 mars 2009





Kosova është Serbi[1]
Vojislav Kostunica
2008

{FJALIM}


Kosova është Serbi

Qytetar të nderuar të Serbisë, Serbi!

Çka është Kosova? Ku është Kosova? E kujt është Kosova? Ka njeri ndër ne që nuk është nga Kosova? Ka njeri ndër ne që mendon se Kosova nuk është e tij?

Kosova - ky është emri i parë i Serbisë. Kosova i takon Serbisë. Kosova i takon popullit serb. Ashtu ka qenë. Ashtu do të mbetet.

Nuk ka forcë, nuk ka pengesë, nuk ka dënim aq të madh e të tmerrshëm që do të shtyn ndonjë serbë, ndonjë herë, të thotë ndryshe, pos - Kosova është Serbi.

Kurrë, askush nuk mund të dëgjojë nga ne fjalën që kisha e Pejës nuk është e jona, që Deçani e Graçanica nuk janë tonat! Që nuk është i joni vendi ku u lindëm, ne, dhe shteti jonë, dhe Kisha jonë, dhe ajo çka jemi ne sot!

Po që se si serbë heqim dorë nga prejardhja, nga Kosova , nga historia - atëherë kush jemi ne serbët? Si është emri jonë?

A ka popull në botë nga i cili ngjashëm me ne Serbët, kërkohet të hiqet dorë nga ajo çka është. Nëse e pranojmë që nuk jem serb, premtojnë që për ne do të jetë më mirë si popull pa kujtesë, pa prejardhje.

Kërkohet që t'heqim dorë nga vëllezërit tanë në Kosovë. U flitet vëllezërve tanë, të pa dalë nga shtëpia e tyre që kanë ikur në shtet tjetër. Kurrë nuk kanë qenë dhe do të jenë. U flitet që janë ndarë nga ne. Nuk janë dhe kurrë nuk do të jenë.

Cilin ligj të Zotit, njerëzimit apo të Evropës kemi shkelur? Cilat marrëveshje s'kemi respektuar? Cilëve s'ju kem zgjatur dorën e mikut dhe bashkëpunimit, duke ju ofruar diçka që askujt kurrë nuk ju është ofruar. Fuqitë botërore thonë - kjo nuk mjafton. Do t' mjaftojë, porosisin ata, kur ju serbët të pranoni që jeni të nënshtruar. Kur të nënshkruani nënshtrimin e juaj. Kurrë dhe askush nuk do merr mandatin nga populli serb për një tregti të pandershme të tillë. Kurrë dhe askush!

Ne si shtet, qytetar dhe komb nuk duhet t' heqim dorë nga pozita karshi botës. Ne nuk heqim dorë nga vendi në mes popujve të botës. Mirëpo ne kërkojmë që në vend të tillë dhe në të ardhmen tonë, të vijmë nën kushte të njëjta si gjithë popujt dhe shtete tjera. Kjo është drejtësia! E tillë është e drejta ndërkombëtare! Ky është shekulli XXI, çdo gjë tjetër është dhunë.

Me ne serbët është e mundshme me miqësi, por kurrë s'ishte e mundshme me dhunë. Kjo na ka mbetur nga e kaluara. Po që se gjunjëzohemi para dhunës dhe frikës, atëherë çdo flijim i atyre që e kanë krijuar Serbin është çmenduri. Po që se i gjunjëzohemi dhunës së tillë, çdo betejë të fituar nga të parët tanë, ne sot do ta humbim!

Shteti i Serbisë e ka shkatërruar dhe do të shkatërrojë çdo akt ilegal të shtetit të rrejshëm të krijuar me dhunë në territorin e Serbisë. Dhe shteti i rrejshëm nuk është asgjë tjetër pos fitore e gënjeshtrës mbi të drejtën dhe të vërtetën. Në shtetin e rrejshëm, çdo gjë duhet të jetë e rrejshme. Dhe ligji, dhe kufiri, dhe flamuri dhe gjeografia e historia. Dhe, për gjithë çka që do bien dakorrtë të fuqishmit e botës për krijesën e tyre do të jetë gënjeshtër.

Për deri sa të qëndrojë shteti i Serbisë, nuk do pranojmë atë çka u krijua duke shkelur parimet sipas të cilës jetohet në botën e civilizuar. Në këtë luftë, nuk jemi të vetmuar. Populli serbë nuk do harrojë miqësinë dhe mbështetjen parimore të presidentit Putin në krye të Rusisë që i dha Serbisë. Nuk do harrojmë mbështetjen e gjitha shteteve të cilat janë kundër shkatërrimit të rregullave ndërkombëtare.

Populli, me sjelljet dhe veprat e tij për Kosovë, ka treguar fuqinë dhe bashkimin. Fuqia e tillë dhe bashkimi i tillë i ka obliguar gjitha organet shtetërore që të marri vendime që krijojnë programin tonë nacional për Kosovën.

Sot, populli kërkon që t' japim fjalën - deri sa t' jetojmë Kosova është Serbi

Deri sa t' jetojmë, vëllezërit tanë në Kosovë nuk janë t' harruar.

Deri sa të kundërshtojmë ultimatumin, dhe pranojmë miqësinë, Serbia është e lirë!

Fjala është dhënë! Dhe e dëgjojë gjithë bota! Gjithë e dinë fjalën e dhënë serbe!

Kosova është Serbi!


  1. Kjo pjesë është një përkthim i nxjerrur nga dy burime të fondaconint, nga burimi në gjuhën angleze dhe burimi në gjuhën serbe dhe shërben si informim sipërfaqësorë për lexuesin. Për versionin zyrtar, ju lutem shikoni projektin provues Wiki Burimi nën adresën [1]