Konflikti osman egjyptian

Nga Wikibooks

Nga sundimtarët më të fuqishëm ishin Mehmet Aliu i Egjiptitdhe Mustafa pashë Shkodrani. Mehmet Aliu ishte nga fusha e Korçës.Familja ishte vendosur në qytetin e Kavallës.iati merrej me tregtinë e duhanit. Mehmet Aliu shkon në fillim të shek. XiX në një repart me ushtarë shqiptarë me rrogë në shërbim të sundimtarit të Egjiptit. U dallua për trimëri prandaj u bë komandantinjë reparti ushtarak. Duke parë amullinë në ushtrinë mamluke e shkatërroi atë dhe mori postin e sundimtarit të Egjiptit. E ndodhur para faktit të kryer, Porta e Lartë e njohu si zëvendësmbret në Egjipt. Mehmet Aliu bëri një varg reformash në ushtri e në ekonomi. Ushtria u organizua sipas parimeve të artit ushtarak evropian. Në Egjipt erdhën mjaft specialistë francezë. Masa të rëndësishme u morën për përmirësimin e bujqësisë, të trgtisë e të sistemit fiskal. Ai ipaguante pushtetit qendror një shumë vjetore. Si rezultatiforcimit të pozitave të tij ai e futi Egjiptin në rrugën e formimit të një shteti të pavarur. Në vitet e revolucionit grek ai e ndihmoi pushtetin qendror për të shtypur revolucionin grek me kusht që sulltani t’i jepte Kretën, Morenë dhe Sirinë. Moreja fitoi pavarësinë. kreta hyri në sundimin e Mehmet Aliut. Kyifunditipremtoi sulltanit se do të jepte shumën qëiduhej dhënë Rusisë, sipas marrëveshjes së Adrianopojës në rast seijepej Siria. Sulltani nuk e mbajti fjalën e dhënë. Atëhere sundimtari iEgjiptit hyri në lidhje me Mustafa pashë Shkodranin dhe Hysein pashën e Bosnjës. U arrit edhe një marrëveshje midis Mehmet Aliut dhe Mustafa Pashës. Sipas kushteve së marrëveshjes Mehmet Aliu do ta ndihmonte me të holla, kurse Mustafa pasha do ta furnizonte me lëndë drusore dhe prodhime bujqësore. Të dy pashallarët do të takoheshin në muret e Stambollit. Qeveritari ipashallëkut të Shkodrës hyri në marrëveshje edhe me princin serb Millosh Obrenoviçin. Ai do ta ndihmonte me të holla për rekrutimin e ushtarëve me rrogë. Mustafa pasha nisi ipari luftën. As Mehmet Aliu nuk e pasoi dhe as Obrenoviçi nukidërgoi të hollat e premtuara. Në betejën e parë në Përlep, afër Manastirit ai theu ushtrinë osmane të komanduar prej kryeministrit Mehmet Reshit pashës. Pas fitores ai pjesën më të madhe të ushtrisë e dërgoi në Bullgari. ky gabimikushtoi shtrenjt. Kryeministri osman grumbulloi forca të tjera dhe theu dy herë ushtrinë e Mustafa pashës. Ai kërkoi falje dhe shkoi në Stamboll. Mehmet Aliu në vjeshtën e vitit 1831 nisi fushatën luftarake nën drejtimin e të birit, ibrahim pashës kundër pashës së Akës. Ushtria egjiptiane ndeshi në një qendresë që zgjati disa muaj. Porta e Lartë u përpoq ta zgjidhte konfliktin me rrugë paqësore. Gjatë bisedimeve nu u gjet një gjuhë e përbashkët. Atëhere ajo e shpalli të pushuar (fermanlli). Pashallarët e Azisë së Vogël u urdhëruan të shkojnë në luftë kundër ushtrisë egjiptiane. ushtria osmane mrrinte në 60 000 veta kurse ajo egjiptiane në 18 000 veta. Në verën e vitit 1832 ushtria egjiptiane theu atë osmane. ibrahim pasha pushtoi një rajon të madh ku hynin Urfa, Marashi e Adana.. Ndërkohë kryeministri Mehmet Reshit pasha me anë të forcës kishte siguruar një qetësi të përkohshme në Ballkan. Pasi rekrutoi me forcën e armës ushtarë nizamë ai u caktua kryekomandantiushtrisë osmane në frontin egjiptian. Në krye të 55 000 vetëve Mehmet Reshit pasha u takua me ushtrinë egjiptiane në Konia. Në dhjetor të vitit 1832 ushtria osmane u shkatërrua. Kryekomandantiu zu rob. Sulltani humbi krejt ushtrinë. Në rajonin midis Konias e Bosforit nuk kishte më shumë se 10 000 ushtarë. ushtrisë egjiptiane iu hap rruga për në Stamboll. Atë e ndihmoi edhe popullsia e këtyre rajoneve. Kurdëtipropozuan ibrahim Pashës të pushtonte Bagdadin. Në rajone të veçanta të Anadollit shpërthyen disa kryengritje. Shumë vullnetarë mbushën radhët e ushtrisë egjiptiane. Ajo arriti në 200 000 veta. Mehmet Aliu kishte partizanë në Ballkan. Mjaft krerë shqiptarë, që kishin mundur t’ishpëtonin ndjekjeve të Mehmet Reshit pashës ishin grumbulluar në Kretë. Në vjeshtën e vitit 1832 ata u orvajtën të zbarkonin në More, por nuk patën sukses. Fitoret e arritura e shtynë Mehmet Aliun që të bëjë të njohura synimet për rrëzimin e sulltan Mahmutit i i nga froni dhe për marrjen e pushtetit qendror. Konflikti osman-egjiptian tërhoqi vëmendjen e shteteve evropiane, si të Rusisë, Anglisë, Francës dhe Austrisë. Franca ishte lidhur ngushtë me Mehmet Aliun. Prapa tij fshihej dora e saj. Sukseset e Mehmet Aliut rritnin qautoritetin dhe influencën e saj në pellgun e Mesdheut. Forcimi ipozitave të Francës në Mesdhe binte në kundërshtim me interesat e Anglisë. Prandaj ajo ishte për nënshtrimin e Mehmet Aliut ndaj pushtetit qendror. Austria ishte për ruajtjen e statukuosë. Ajo u bashkua me Rusinë e cila u bë armikja më e vendosur e Mehmet Aliut. Rusia ishte e kënaqur të kishte në kufi shtetin e dobët osman se sa Mehmet Aliun e fuqishëm.. Për këto arsye cari rus u bë përkrahësi mëiflaktëi qeverisëosmane. Ai ishte gati ta ndihmonte ushtarakisht. Në fillim ai u përpoq të detyrojë Mehmet Aliun të heqë dorë nga lufta, por nu pati rezultat. Në shkurt të vitit 1833 ibrahim pasha mori Kutahijen dhe iu drejtua Bursës. Atëhere qeveria cariste dërgoi në Bosfor një skuadrilje detare për të mbrojtur kryeqytetin e Perandorisë Osmane. Kjo shqetësoi Anglinë dhe Francën. Franca mori përsipër të largojë Mehmet Aliun nga konflikti po t’i jepeshin atij disa pashallëqe. Ushtria egjiptiane mori izmirin, Manisën e Balikësrin. Për mbrojtjen e kryeqytetit duheshin forca tokësore. forcat ruse u përqendruan në bregun Aziatik të Bosforit në luginën skelat e mbretit (Hyngar-i skelesi). Përfaqësuesit e Anglisë, Francës, Austrisë e Prusisë u mblodhën në Aleksandri. Ata e detyruan Mehmet Aliun të bënte paqe me sulltanin, dukeidhënë atij Sirinë. Sipas fermanit të 5 majit 1833, Mehmet Aliut iu dhanë për drejtim Kreta, Egjipti, pashallëqet e Damaskut, Tripolit, Saidit e Halepit, sanxhaqet e Jeruzalemit, të Nablusit, kurse të birit, ibrahim pashës, pashallëkuiAdanit. Ky ferman dëshmonte për fitoren e Mehmet Aliut. Pashai iEgjiptit zotëronte një territor të gjerë e të pasur. Lëshimet që bëri sulltani nuk e zgjidhën krizën Lindore.Përkundrazi e acaruan më tepër. Sundimtari iEgjiptit u bë rreziku kryesor për sulltanin. Ai kishte një ushtri të rregullt tokësore prej 98000 vetësh. Rrethanat e jashtme ishin në disfavor të tij. Atë e mbështeste vetëm Franca. Rusia kërkonte të forconte kufijtë jugorë, prandaj mori përsipër rolin e mbrojtësit të shtetit osman. Diplomatët rusë u përpoqën ta bindnin Portën e Lartë se tek Rusia do të gjente një aleat besnik. Në qershor 1833 u nënshkrua një aleancë që mori emrin e vendit, ku u nënshkrua Hyngar-i skelesi. Sipas kushteve të aleancës midis Rusisë e shtetit osman do të vendosj paqe, miqësi dhe nndihmë e ndërsjellë. Të dy sundimtarët do të këshilloheshin për çështje që kishin të bënin me sigurimin e të dy shteteve dhe në rast nevoje të ndihmonin njeri-tjetrin. Rusia do të ndihmonte me forca tokësore e detare Portën e Lartë. Aleanca ishte bërë për tetë vjet. Sipas neneve sekrete të kësaj aleance me kërkesën e Rusisë shteti osman ishteidetyruar të mbyllte ngushticat e Dardaneleve për anijet luftarake të shteteve të tjera.. Kjo aleancë ishte fitore e madhe diplomatike e Rusisë. Me të u rrit influenca e Rusisë mbi Stambollin.Deti iZi u kthye në detibrendshëmiRusisë. Marrëveshja e Hyngar-i skelesi shqetësoi qeveritë perëndimore. Anglia e Franca e konsideronin atë një instrument me të cilin Rusia merrte nën protektorat Perandorinë Osmane. Prandaj protestuan kundër këtyre vendimeve në Stamboll e në Petërburg. Austria e Prusia nuk u bashkuan me Anglinë e Francën, por nuk ishin as për shfrytëzimin e njëanshëm të ngushticave. Protestat nuk dhanë rezultat. Kjo çoi në tendosjen e marrëdhënieve midis Rusisë, nga njëra anë dhe Anglisë e Francës, nga ana tjetër. Austria e Prusia, dy monarki konservatore, nga frika e lëvizjeve revolucionare që kishte përfshirë Gjermaninë, italinë e Veriut e vende të tjera, shihnin tek cari rus aleatin e natyrshëm kundër lëvizjeve revolucionare. Në shtator të vitit 1833 midis këtyre tri shteteve u arritën një varg marrëveshjesh për disa probleme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Perandorinë Osmane. Ata ishin për ruajtjen e saj me dinastinë ekzistuese.

Konflikti idytë egjiptiano-osman Konflikti iparë egjiptiano-osman përfundoi me fitoren e Mehmet Aliut. Sulltani nuk mund të pajtohej me disfatën. Por edhe sundimtari iEgjiptit nuk ishteikënaqur me rezultatet e luftës. Ai kërkonte të flakte edhe varësinë formale prej pushtetit qendror. Kështu paqja ishte e përkohshme. Pas fitoreve të vitit 1833 Mehmet Aliu filloi të vepronte në mënyrë të pavarur jo vetëm në çështjet e brendshme, por edhe në ato të jashtme. Në Kajro kishte përfaqësues të disa shteteve evropiane. Kajroja filloi të konkurojë Stambollin si qendër politike në Lindjen e Afërme. Mehmet Aliu qeveriste si një pasha. Fëmijëve të tij, nuk u njihej e drejta e trashëgimit të fronit. Qysh në vitin 1833 ai kërkoi nga Porta e Lartë që t’u njihej fëmijëve kjo e drejtë. Madje ai zhvilloi bisedime me rrethet drejtuese të Bagdatit dhe me fiset arabe të Mesopotamisë për të krijuar një shtet arab. Sulltan Mahmuti i i me reformat që zbatoi në vitet ‘3= forcoi pozitat e tij. Ndërkohë në rajone të ndryshme të Sirisë, Palestinës e Libanit shpërthyen kryengritje kundër zgjedhësegjiptiane. Ato u përkrahën edhe prej Portës së Lartë. Të gjitha këto krijuan rrethana të favorshme për Portën e Lartë për të hyrë në luftë me Egjiptin. Mjaft veta ishin për shtytjen e luftës, mbasi shteti osmannuk ishte endeipërgatitur. Sulltani ishteivendosur për luftë. Kjo luftë patjër do të lidhej me fuqitë evropiane. Shtetet perëndimore e dinin se lufta do të mbaronte me fitoren e Egjiptit. Rusia sipas marrëveshjes së Hungar-i skelesisë nuk do të lejonte shkatërrimin e sulltanit. Prandaj , për të mënjanuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, duhej të zgjidhej konflikti egjiptiano-osman me rrugë paqësore dhe të vendosj një garanci kolektive me Perandorinë Osmane, dukeidhënë fund marrëveshjes së Hhyrgarit. Franca vazhdonte të përkrahte dhe të ndihmonte Mehmet Aliun për zbatimin e reformave dhe për forcimin usharak. Nga frika e ndërhyrjes së Rusisë në konfliktin osmano- egjiptian ajo disa herë në mënyrë kategorike kërkoi prej Mehmet Aliut që të hiqte dorë prej shpalljes së pavarësisë. Edhe Anglia, ishte kundër luftës. Veçse ajo ishte armike e Mehmet Aliut. Ai ikishte sjellë dëme të mëdha tregtisë në Lindjen e Afërme dhe të mesme, me monopolin mbi pambukun, mbi kafen që deri tani furnizohej Anglia, me zgjerimin e territoreve të pushtuara deri në Gjirin Persik, që kërcënonin interesat e saj jo vetëm në këto rajone, por edhe në komunikimin me indinë. Prandaj Anglia kërkonte ta ktente Mehmet Aliun një pasha të zakonshëm osman, të anulonte marrëveshjen e skelës së Hyngarit dhe të forconte pozitat e saj në Lindjen e Afërme. Me fije të shumtanë Çështjen Lindore ishte lidhua Austria. Atë e shqetësonte rritja e influencës së Rusisë në Ballkan. Prusia me marrëveshjen e Berlinit kishte detyrime ndaj Rusisë. Nga të gjitha shtetet në këtë fazë të re të Krizës Lindore më aktive u tregua Anglia e Rusia. Kjo e fundit nuk dëshironte konflikt të ri egjiptiano-osman nga frika e ndërhyrjes së shteteve evropiane perëndimore. Në fillim të vitit 1838 marrëdhëniet midis sulltanit dhe Mehmet Aliut u tendosën. Sundimtari iEgjiptit kërkoi përsëri të drejtën e trashëgimit të fronit për territorinqë drejtonte. Si kundërpërgjigje ai ndërpreu dhënien e taksave. Mahmuti i i përqëndroi forca të shumta në Anadollin Lindor, pranë Eufratit. Porta e Lartë shpresonte se do ta ndihmonte Anglia, por ajo kërkoi prishjen e marrëveshjes së Hyngarit. Pavarësisht nga refuzimi iAnglisë, në prill 1839 sulltani urdhëroi ushtrinë për të filluar luftën. Në qershor sulltani shpalli fermanllinj Mehmet Aliun dhe të birin, ibrahim pashën. Të dy ushtritë u takuan në Nezib. Forcat egjiptiane shkatërruan ushtrinë osmane. U kapën rob 12000 veta dhe u zunë rreth 170 topa. Pas kësaj fitoreje të shkëlqyer ibrahim Pasha u drejtua në thellësi të Azisë së Vogël përmes Konies. Por ai priste urdhrin e të atit për marshimin e mëtejshëm, pasi Mehmet Aliu e kishte urdhëruar të mos kapërcente malet Taur. Qarqet më të larta drejtuese osmane përgjegjësinë e disfatës ia ngarkuan kryekomandantit. Ai u internua me pretekstin se kishte vepruar pa urdhërin e sulltanit. Shkaqet e disfatës lidheshin me përgatitjen e keqe të ushtrisë në përgjithësi. Në Stamboll vazhdonte lufta midis dy grupeve pro e kundër luftës me Mehmet Aliun. Pas një sëmundjeje të gjatë vdiq sulltan Mahmuti i i në korrik të vitit 1839. Vendin e tij e zuri ibiri 16 vjeçar Abdyl Mexhiti. Lufta për fron gjatë sundimit të këtij të riu u ashpërsua më shumë. Ajo u përqendrua në zënien e postit të vezirit të madh. Nuk mjaftoishkatërrimi iushtrisënë Nezib, por komandanti iflotës osmane e dorëzoiflotën në duart e Mehmet Aliut. Kjo ishte një katastrofë ushtarake. Shteti osman mbeti pa ushtri. Qeveria Osmane ishte gati t’i njihte të drejtën e trashëgimisë mbi territoret që qeveriste. Për këtë u dërgua në Kajro një sekretariPortës së Lartë. Si fitimtar, Mehmet Aliui rriti kërkesat. Përveç njohjes të së drejtës së trashëgimisë në Egjipt, Siri, Kiliki, Kretë, në Anadollin Juglindor kërkoiedhe shkarkimin e Hysrev pashës nga posti ikryeministrit. Përpjekja e Portës së Lartëpër të zgjidhur konfliktin me rrugë paqësore dështoi. Por ama nuk ishte në gjëndje të hynte në një luftë të re. Katastrofaa ushtarakeqë pësoi shteti osman alarmoi qeveritë e Anglisë, Francës, Rusisë, Austrisë e Prusisë. Me përjashtim të Francës asnjë prej këtyre qeverivenuk mbështeti pretendimet territoriale të Mehmet Aliut. Franca pranonte që Mehmet Aliut t’i jepej në zotërim të trashëgueshëm Egjipti, Siria dhe sa të ishte gjallë. Kilikia, Kreta e gadishulli Arabik. Për arsye të ndryshme asnjë shtet nuk e deshte luftën, ndaj interesat e tyre u përputhën përkohësisht. Franca e mbështeste Mehmet Aliun dhe dëshironte që ai të bëhej kryeministër. Kështu ndikimi isaj do të rritej në të gjithë Perandorinë Osmane. Ajo jo vetëm po e kthente Mesdheun në një liqen të brendshëm, por synonte dhe të krijonte një perandori të fortë arabe kundër Perandorisë Osmane. Anglia ishte kundër Francës. ajo pranonte që Mehmet Aliu të mbante vetëm Egjiptin, kurse territoret e tjera e flotën t’ia kthente sulltanit. Austria mbështeste Anglinë. Të gjitha këto shtete kishin frikë nga Rusia. Ato donin të prishnin marrëveshjen e Hynqarit dhe të vendosej një garanci kolektive prej të pesë shteteve (Angli, Francë, Rusi, Austri e Prusi). U propozua një konferencë në Vjenë, por Rusia e hodhi poshtë këtë kërkesë. Anglia, Franca e Austriaipremtuan Portës së Lartë se do të ndërhynin tek Mehmet Aliu që të zgjidhej konflikti. Qeveria osmane pranoi propozimin e tyre. Në këto rrethana edhe Rusia nuk kishte interes të qëndronte e izoluar, prandaj pranoi të marrë pjesë në hartimin e projektit të marrëveshjes midis Portës së Lartë dhe Mehmet Aliut. Më 27 korrik Portës iu dërgua një notë kolektive në emër të pesë shteteve për të zgjidhur konfliktin me Egjiptin. Një kopje e saj iu dërgua edhe Mehmet Aliut të Egjiptit. Nota kolektive ishte ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit osman. Në të njëjtën kohë ajo ishte fitore diplomatike e shteteve perëndimore. Rusia ishte e detyruar ta nënëshkruante, sepse edhe sikur të mos e nënëshkruante aj, nota dot ë bëhej në emrin e katër shteteve të tjera. Pas notës Angliaikërkoi Mehmet Aliutt’i kthejë sulltanit flotën, madjeipropozoi Francës që ta detyrojnë me forcën e armës. Por ajo nuk pranoi propozimin e Anglisë, mbasi e mbështeste Mehmet Aliun në pretendimet territoriale. interesat e Austrisë përputheshin me ato të Anglisë. Sipas saj Mehmet Aliu duhej të gëzonte të drejtën e sundimit të trashëgueshëm vetëm mbi Egjiptin. Prusia nuk luante ndnjë rol në “koncertin evropian” Porta e Lartë e priti me kënaqësi notën e korrikut 1839. Me të anulohej marrëveshja e Hynqarit. Ajo shpresonte që t’i kthehej Siria dhe flota. Veziri imadh pranoi të dërgojë në Aleksandri përfaqësuesin e shtetit pët të zhvilluar bisedime. Ndërhyrja e shteteve në punët e brendshme u prit me pakënaqësi nëKonstandinopol. Si në rrethet drejtuese e në popullsinë e thjeshtë ekzistonte mendimi se veziri imadh ishte armik e tradhtarishtetit. Në nëntor 1839 u kthye nga Londra ministri iPunëve të Jashtme Mustafa Zreshit pasha,icili ishte dërguar prej sulltan Mahmutit i i për të kërkuar ndihmë. Ai ishte kundër bisedimeve të drjt përdrejta midis Portës dhe Mehmet Aliut. Kjo u bë shkak për lindjen e një konflikti me rrethet drejtuese që ishin që ishin për bisedime të drejtpërdrejta. Plani itij synonte të kufizonte sundimin e trashëguar të Mehmet Aliut vetëm mbi Egjiptin, të njihte ai vasalitetin ndaj sulltanit, të anulohej marrëveshja e Hynqarit e të mbylleshin ngushticat pët të gjitha anijet luftarake të çdo vendi, përveç Perandorisë Osmane. Në fund të vitit 1839 u shpeshuan bisedimet midis shteteve për zgjidhjen e konfliktit osmano-egjiptian. Në janar 1840 Meterniku propozoi thirrjen e një konference në Londër të pesë shteteve. Franca vazhdonte të ngulte këmbë në kërkesat e mëparshme. Me inisiativën e Palmerstonit u nënëshkrua konventa nga të katër shtetet. Konventa e 1840-ës përmbante këto çështje: Anglia, Rusia, Austria e Prusia angazhoheshin të detyronin Mehmet Aliun të pranonte përfundimin e konfliktit, duke iu bindur kërkesave të sulltanit. Në rast se pashai iEgjiptit nuk do të pranonte atëherë të katër shtetet do ta detyronin me forcë. Anglia dhe Austria me forcat detare do të blokonin brigjet e Egjiptit dhe të Sirisë dhe do të nxitnin në kryengritje popullsinë e Sirisë. Në rast se Mehmet Aliu do të sulmonte Konstandinopojën të katër shtetet do të mbronin ngushticat e Bosforit e të Dardaneleve. Këto masa nukihiqnin të drejtën sulltanit për të ndaluar hyrjen në ngushticat në kohë paqeje të anijeve të huaja luftarake. Së fundi konventa duhej të ratifikohej brenda dy muajve. Sulltani ipropozoi Mehmet Aliut të drejtonte në mënyrë të trashëgueshme Egjiptin dhe pashallëkun e Akës sa të ishte gjallë. Ai duhej t’i kthente sulltanit Arabinë me dy qytetet e shenjta: Mekën e Medinën; Adanën, Sirinë, Kretën dhe flotën. Çdo vit ai duhej t’i derdhte sulltanit një shumë të camktuar. Në territorin ku drejtonte ai të zbatoheshin të gjitha ligjat e vendimet, si në të gjithë Perandorinë. Mehmet Aliu nuk pranoi menjëherë. Nën presionin e fuqive evropiane ai ishte të përfundonte luftën me këto kushte: Egjipti të sundohej prej familjes së tij në mënyrë të trashëgueshme. Atij ose të birit ibrahim Pashës t’i jepeshin për drejtim sa të ishte gjallë Siria, Adana e Kreta. Në rast se nuk do të pranoheshin këto kërkesa, ai do të vazhdonte luftën. Sulltani hodhi poshtë kërkesat e tij,ihoqi të drejtën për të qeverisur në Egjipt dhe të gjithë titujt. Edhe fuqitë evropiane ishin për të thyer qendresën e Mehmet Aliut. Aksionin luftarak e nisi Anglia. Plani synonte dëbimin e egjiptianëve prej pashallëkut të Adanit, provincës së Marashit, Sirisë dhe bllokimin e Aleksandrisë ku ndodhej flota detare luftarake. Në shtator 1840 filloi bllokimi i brigjeve egjiptiane të Libanit nga ushtria e formuar nga të katër shtete dhe shteti osman. Ndërkohë u hodh në kryengritje popullsia e Sirisë. Gjendja e ibrahim Pashës u vështirësua. Ai humbi mjaft qytete midis të cilëve edhe Akën. Rënia e saj ndikoi shumë në rrjedhën e mëtejshme të operacioneve ushtarake. Lëvizja kryengritëse mori hov të madh. Në duart e tyre ra Jerusalemi e Jafa. Qeveria franceze e këshilloi Mehmet Aliun të pranonte propozimin e katër shteteve për të mbajtur vetëm Egjiptin. Duke kuptuar se kishte hyrë në një rrugë pa krye, urdhëroi të birin që të largohet nga Siria. Kështu Mehmet Aliukapitulloi. Në shkurt 1841 ibrahim pasha lëshoi Sirinë, pasi humbi afro 68 000 veta. Porta e Lartë nuk desh ta linte Mehmet Aliun as në Egjipt, por nuk e mbështetën shtetet evropiane të lartpërmendura. Në mars 1841 përfaqësuesit e Austrisë, Anglisë, Prusisë, Rusisë dhe të shtetit osman nënshkruan protokollin, sipas të cilit Mehmet Aliu kishte përmbushur detyrat, kurse sulltani e kishte lënë në postin e pashës së Egjiptit në mënyrë të trashëgueshme. Të gjitha marrëveshjet e Portës së Lartë me shtetet e huaja kishin edhe në pashallëkun e Egjiptit. Me ferman të veçantë do të caktohej shuma e tributit vjetor. Në kohë paqeje ushtria egjiptiane duhej të arrinte në 18 000 veta dhe të përdorej për nevojat e brendshme. Ushtria e flota egjiptiane konsideroheshin si pjesë përbërëse e shtetit osman. PashaiEgjiptit nuk mund të ndërtonte anije luftarake pa lejen e sulltanit. Mehmet Aliuipranoi të gjitha këto kushte. Kështu me kapitullimin e tij përfundoi konflikti osman-egjiptian,icili zgjati 10 vjet dhe pati pasoja të rëndësishme. Një prej këtyre pasojave ishte çështja e ngushticave. Në korrik 1841 u nënëshkrua një konventë. Sipas saj ndalohej hyrja në ngushticat e të gjitha anijeve luftarake të shteteve të huaja. Kjo konventë cënonte pavarësinë e shtetit osman. Mbi të u vendos një tutelë kolektive e pesë shteteve. Konventaianulonte Rusisë privilegjin e arritur në marrëveshjen e Hynqarit. Shteti osman nuk ishte në gjendje t’i mbante ngushticat hapur. Humbja e Mehmet Aliut ishte në të njëjtën kohë një humbje për Francën. Ajo nuk mundi të krijojë një kundërpeshë ndaj Anglisë në Mesdhe. Shteti idobët osman në konfliktin me Egjiptin u mbështet tek Anglia. Nën maskën e “ndihmës” Anglia filloi të hedhë rrënjë në Egjipt e ta kthejë atë në një koloni angleze. Për këto arsye konventa pati rëndësi më të madhe për Anglinë.