Koleksionet e artit popullor shqiptar në muzeumet e Polonisë

Nga Wikibooks

Dr. Joana Minksztym – Muzeu Etnografik, Dega e Muzeut Kombëtar në Poznan

Historia e artit popullor shqiptar në muzeumet polakë ka nisur rreth 100 vjet më parë dhe lidhet me një periudhë të vështirë që do të çonte në rilindjen e Polonisë së pavarur në vitin 1918.

Një vend të veçantë në mes të koleksioneve zë grupi më i vjetër në vendin tonë i 74 ballkanikëve, në Muzeun Etnografik në Krakovi. Ai është krijuar nga eksponatet që janë dërguar nga oficerët dhe ushtarët polakë, të cilët gjatë Luftës së Parë Botërore shërbyen në radhët e ushtrisë austro-hungareze në Territorin e Shqipërisë së Veriut, dhe pasi Polonia fitoi pavarësinë, u kthyen në vendin e tyre. Ai përbëhet ekskluzivisht nga elementë të veshjes (duke përfshirë këtu 5 breza një zbukurim për kokën dhe 2 fragmente varësesh), që datojnë në gjysmën e dytë dhe nga fundi i shekullit XX. Për fat të keq, ato nuk përbëjnë një veshje të plotë dhe pak dihet rreth prejardhjes së tyre.

Një karakter krejtësisht të ndryshëm ka koleksioni i Muzeut Etnografik Shtetëror në Varshavë, i cili numëron 145 eksponate, nga të cilat mund të krijohen veshje origjinale shqiptare, ndër të tjera, nga zona e Mirditës, Malësia e Madhe, rrethinat e Elbasanit si dhe për territorin e Kosovës- nga zona e Prizrenit, Gjakovës dhe rajoni i Hasit (veshje myslimane). Përveç kësaj, në koleksion gjenden gjithashtu disa elementë të pajisjeve tradicionale të shtëpive të thjeshta shqiptare, ndër të tjera, një sënduk paje i çmuar dhe një djep. Shumica e eksponateve janë të messhekullit të XX ose të gjysmës së dytë të tij, por ka edhe më të vjetra, që datojnë në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Një pjesë e konsiderueshme e objekteve muzeale (rreth 50) është përfituar gjatë një ekspedite të ndërmarrë disa vite më parë nga Ezbieta Piskorz-Branekova, e cila ishte asokohe kuratore e grup-sendeve varshaviane.

Koleksioni më i madh kushtuar kulturës popullore shqiptare në Poloni, dhe një prej koleksioneve më të mëdha në kontinentin tonë, i mbledhur sistematikisht prej mëse 50 vjetësh e që numëron mbi 300 eksponate, gjendet në Muzeun Etnograftk, Dega e Muzeut Kombëtar në Poznan. Objektet që hyjnë në përbërje të tij kanë një vlerë unikale, pasi dokumentojnë trashëgiminë e këtij rajoni, trashëgimi e humbur përgjithmone, si pasojë e veprimeve luftarake (në vitet 1998-1999) dhe globalizimit që po rritet me ritme marramendëse. Më shumë se gjysma e tyre është dhuruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Poloni, zoti Jaroslaë Rosochacki, në vitet 1989-2013. Shumicën e eksponateve (rreth 250) e përbëjnë ato që vijnë nga territori i Kosovës, kryesisht, elementë të veshjes dhe cohëra, por edhe sende të përdorimit shtëpiak, instrumente muzikore dhe objekte kulti, që vijnë nga gjysma e dytë e shekullit XX. Vlera e koleksioneve qëndron në larmishmërinë e tyre, e cila paraqet dallimet etnike dhe fetare të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Përveç veshjeve shqiptare ato përmbajnë edhe veshje te popullsisë gorane, nga qyteti i Dragashit (që janë dorëzuar nga prof. Jolanta Mindak-Zawadzka) si dhe një veshje serbe. Një pjesë e tyre përbëhet nga veshje të besimtarëve myslimanë, por kemi edhe veshje kremtuese të banorëve katolikë tëRrafshit të Dukagjinit, Malësisë së Madhe, rajonit të Hasit dhe Krujës, si dhe një veshje ortodokse serbe. Një pjese e ka prejardhjen nga banorët e fshatrave dhe të qytezave të vogla, ndërsa një pjesë tjetër përbëhet nga veshje të Prizrenit dhe Gjakovës. E meriton të përmendet këtu, koleksion i çmuar i bizhuterisë dhe punimeve të argjendarëve-përfshirë një dhuratë nga argjendari nga Peja, zoti Viktor Gashi. Një vend të nderuar në koleksionin e Muzeut në Poznan zënë brezat me kuarce të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Përveç muzeve të përmendur më herët, ekzemplarë të vetëm gjenden edhe në koleksionet e Muzeut të Kështjellës në Malbork dhe në Muzeun në Radom. Shumëllojshmëria dhe madhësia e këtyre koleksioneve (së bashku rreth 520 objekte muzeale) të artit popullor shqiptar në Poloni, që ngërthejnë sendet më tipike dhe më të domosdoshme nga sfera e jetës shtëpiake, duke përfshirë këtu edhe rreth 430 elementë të veshjes e cohëra, mundëson një kompozim interesant të tyre. Në vitet e fundit, përveç Poznanit, këto eksponate janë dërguar edhe në ekspozita që i janë kushtuar kulturës shqiptare, të organizuara në Gdansk dhe në Katovicë. Shpresoj që këto ngjarje t’ua kenë përafruar artin dhe kulturën shqiptare banorëve të vendit tonë.

Të fshehtat e bizhuterisë popullore shqiptare, sprovë për interpretim

Ne koleksionin e Muzeut Etnografik në Poznan gjenden byzylykë pro pjellorisë dhe breza me kuarceme prejardhje nga Ballkani. Byzylykë të tillë njihen prej shekujsh dhe mbahen nga gratë, të bindura se falë tyre do të arrijnë të kenë pasardhës të shëndetshëm.

Lloji i parë, përgjithësisht i punuar nga tunxhi apo nga argjendi, ka përmasa të mëdha dhe është i stolisur me motive të lashta diellore, me fije si dhe me dy gjysmësfera të spikatura, që ngjajnë me gjinjtë femërore. Byzylykë të tillë kanë qenë të njohur në Ballkan, që nga fundi i shekullit XIll dhe janë përdorur deri në flllim të shekullit XX.

Lloji i dytë i byzylykut pro pjellorisë, zakonisht i punuar nga tunxhi, ka formën e byzylykut si shirit dhe është një version i thjeshtuar i byzylykut të mëhershëm. Sidoqoftë, ai ruan elementët kryesorë stolisëse -gjysmësferat dhe simbolet diellore. Mjaft popullor prej shekujsh, ky byzylyk ka ndoshta origjinë edhe më të lashtë, duke fllluar ndoshta nga shekulli X, duke ardhur me shumë gjasë nga zonat e Rusisë. Që të dy llojet e byzylykëve iu ofroheshin grave të reja në ditën e tyre të dasmës, apo në ditët që i paraprinin martesës, pasi besohej që ato zotëronin fuqi magjike, garantonin pjellorinë dhe lindjen e fëmijëve.

Mbajtja e byzylykëve pro pjellorisë është ende një praktike në modë, në kulturën popullore perëndimore bashkëkohore. Atë mund ta gjesh në Internet dhe në dyqanet e specializuara në të gjithë botën. Forma e byzylykut bashkëkohor dallon krejtësisht nga byzylykët ballkanikë. “Fuqia magjike” përfshihet tashmë në gurët e çmuar ose gjysmë të çmuar dhe inkorporohet në motivet dekorative -simbolet e pjellorisë që aktualisht janë popullore.

Kështu, pra, forma e byzylykëve pro pjellorisë ka pësuar ndryshime- ideja e mbajtjes së tyre dhe bindjet e lidhura me këtë, janë të njëjta si ato që kanë qenë para shumë shekuj.

Brezat e zbukuruara me kuarce janë një element enigmatik i veshjeve ballkanike. Këta breza gjenden në koleksione ne: New York Metropolitan Museum, British Museum, Victoria & Albert Museum, Muzeu i Pjetrit te Madh në Shen Peterburg, Volkskunde Museum në Vjenë, Muzeu Kombëtar i Malit të Zi dhe Muzeu Etnografik në Beograd, si dhe në koleksionet në muzetë polake-në Poznan, Krakow, Varshavë, Radom dhe Malbork.

Megjithatë, atributet e tyre në institucione të ndryshme janë mjaft të diferencuara. Jepen zona kaq të largëta, si: veriu i Shqipërisë, lindja e Malit të Zi, Turkmenistani, Turqia, Egjipti, apo Siria.

Disa burime informojnë se këto kanë qenë brezat e oficerëve osmane nga shekulli XVII dhe XVIII apo të gardës mbretërore në Malin e Zi, në shekullin XIX. Të tjera burime thonë se ato kanë qenë shenja dalluese e grave të martuara në Malin e Zi dhe në Bosnje në shekullin XIX. Në kapërcyellin e shekullit XIX dhe XX, piktorët evropianë i kanë paraqitur ato si element të veshjeve nubiane të rojeve të pallatit në Egjipt dhe në Marok. Studiuesit rusë i konsiderojnë ndërkohë si elementë të veshjes turkmene të gjysmës së shekullit XX.

Studime të posaçme të brezave të kryer nga Muzeu Etnografik në Poznan kanë treguar se brezat janë punuar jo me beret se në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Disa pjesë të elementëve të brendshëm konstruktivë janë punuar nga letra e përzier me masë druri, ndërsa kjo teknologji ka lindur vetëm në vitin 1845.

Të gjithë brezat, imazhet e të cilave janë të disponueshme në Internet (rreth 50), kanë një ngjashmëri mbresëlënëse. Kjo do të sugjeronte se janë prodhuar në një periudhë të shkurtër, në një sipërfaqe relativisht të vogël, me shumë gjasë në punishte të vogla familjare.

Janë arritur të gjenden gjithashtu dokumente, fotografi dhe shënime të terrenit, të cilat provojnë se në realitet brezat me kuarce janë mbajtur prej grave në zonat malore të Malit të Zi, Shqipërisë si dhe Bosnje-Hercegovinës, deri rreth vitit 1900. Atributet e tjera dhe datimi mund të konsiderohen të gabuara.


6 Nëntor 2018