Në rrugën e gjatë të shtegtimit drejtë pavarësisë , shumë vënde të botës kanë disa veçori të cilat e karakterizojnë historinë e shtetëzimit të tyre. Pa dyshim, kjo histori e lavdishme e tyre shënohet me simbole, data dhe ngjarje të rëndësishme. Forma më konkrete e prezantimit të një pjese të historisë, për çdo popull, është ngritja e përmendorëve dhe momumenteve në vende të caktuara, kryesisht në lokacionet ku heronjët dhe dëshmorët e kombit, ranë në luftëra të përgjakshme, për atdhe dhe liri.
Si çdo vend tjetër në botë, edhe Kosova po e krijon dhe shënon historinë e saj të lavdishme, me një ndryshim shumë absurd nga të tjerët. Këtu kërkohet nga ne, që kriminelëve serb të ju bëhet e mundshme kthimi në vendin e krimit, në mënyrë që të "shijojnë" bukurinë e këtyre momumenteve të shenjta shqiptare, ende pa u tharë gjaku i atyre që u flijuan për lirinë e kësaj toke!.
Padyshim kjo situate anakronike, shkakton probleme serioze jo vetëm për historianët dhe pedagogët, që pregadisin brezat e rinjë, por edhe për prindërit që rrisin dhe edukojnë pasardhësit e tyre. Sot falë burimeve të ndryshme të informimit, brezat e rinjë marrin informacione nga më të ndryshmet dhe është vështirë të manipulohet më të vërteten.
Gjatë vizitave të shpeshta, që sipas zakonit i bëjme varrezave të më të dashurve tanë, ajo gjë që ju tërhoqi vëmendjen fëmijeve të mi, Medlines ( 6) dhe Betimit (4), ishte përmendorja e viktimave të masakrës në Familjen Vejsa, ku u masakruan 22 fëmijë dhe gra, nga kriminelët serbë dhe mercenarë rusë më 1.04.1999, në Gjakovë. Ajo përmendore ndodhet fare pran varrit të babait tim.
Pyetja që më bëri vajza ime Medlina , ishte shumë prekëse dhe interesante. Babi, më tha: Pse kan vdekur kaq shumë fëmijë? Unë si prind një herë u hamenda dhe desha ti bishtëroj përgjegjës. Në ato momente isha i befasuar dhe i pa pregaditur në reagimin e vajzës sime. Shumë gjëra më kaluan me shpejtësi nëpër kokë, por prap erdha në përfundim se duhet gjithësesi të jap përgjegje korrekte ( edhe pse ndoshta pergjegja ime bie ndesh me qëndrimet e politikës së UNMIK-ut dhe politikës redaktoriale të disa mediave tona në Kosovë). Fëmijëve te mi iu tregova të vërtetën. Ju thashë se këtë krim të rëndë, e kishin bërë kriminelët serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe se kjo ishte ngjarja më tragjike në qytetin e Gjakovës gjatë periudhës së luftës.
Kjo ishte ora e parë e historisë për fëmijët e mi. Medlina dhe Betimi, me një seriozitet të pa zakont për moshën e tyre, u afruan ngadal dhe me kujdes përqafuan imazhet e portreteve të foshnjeve të vrara, në granitin e zi të përmendorës.Edhe këto foshnje të pa fajshme, si në mbarë Kosovën, u flijuan për Kosovën e lirë. Kjo skenë homazhi, që bënë fëmijet e mi për bashkëmoshatarët e tyre, më trazoj shpirtin dhe mezi u këndella. U mundova me kotë të fsheh lotët .
Arsyeja pse nuk desha të tregoj të vërtetën për këtë ngjarje të hidhur, ishte e lidhur me fëmijërinë time. Edhe unë, po në këtë moshë, dëgjoja dëshmi të llahtarshme nga pleqërit tanë për masakrat serbe të bëra në atë kohë. Që në moshë të re isha në dijeni për krimet që kishin bërë okupatorët sllavë në trevat tona. Kisha krijuar imazhin e saktë dhe pa subjektivizëm, pra ashtu si e kan merituar falë veprimeve të tyre.
Unë si prind, isha në dilema të mëdha në ato çaste si të veproja. Qëllimi ishte të mos ngarkojë vetëdijën e fëmijëve të mi, mirëpo ata, herët apo vonë do të kuptojnë realitetin e hidhur. Krimet e bëra nuk mund të mshifen kurrë.
Medlina dhe Betimi, atë ditë, më detyruan të lexoj dhe emrat e gjithë fëmijëve të vrarë.Ju lexova dhe thënjën e poetit tonë të madh Ali Podrimja, që ishte e shkruar në atë përmendore:
A vriten pëllumbat bre ?
Pas kësaj ngjarje, sa herë udhëtojmë viseve të ndryshme të Kosovës dhe kalojmë pran monumentëve dhe lapidarëve kushtuar dëshmorëve të kombit, kërkojnë nga unë shpjegime. Përgjegjet e mia përsëriten ashtu si ështe përsëritur dhe historia jonë.
Sa herë degjojnë emisonet e lajmeve në media, sidomos ne TV, ku përmenden kthimet e serbëve në Kosovë, fëmijët e mi struken afër meje të shqetësuar dhe me pyesin:
Babi kur të kthehën serbët në Kosovë, a do të na vrasin edhe ne si vëllëzërit dhe motrat tona në mbarë Kosovën ?!!!.
Unë kësaj pyetje nuk isha në gjendje më t'i jap përgjegje edhe pse historia është mësuesja e jetës. Babi po pret përgjegje edhe vetë për këtë, po"shpresojmë" në vëllazërim - bashkimin e moderuar të quajtur multietnicitet. Bashkëjetesa është shenjë e një mjedisi të popujve të emancipuar, dhe jo e popujve me hipoteka të errëta nga e kaluara. Kjo është e mundshme të realizohet me njerëz të ndershëm, por jo me ish fqinjët e parë kolonizatorë serbomalazias , të cilët bënë krime të rënda ndaj shqiptarëve dhe mbetën të pa ndëshkuar para ligjit. Në mbarë Kosovën po mbjellen " fidane " të quajtura enklava, të cilat dikur në kohën e agrarit të famshëm i quanin koloni. Gjuha është shkencë që evaluon padyshim, sidomos kur jane në pyetje standardet ( e dyfishta ) !!!.
Pyes vetën, si do të shpjegohëm para fëmijëve të mi, nëse nesër shetisin të lire rrugëve të qytetit tim, ata që para gjashtë viteve kryen masakra shtazarake dhe i lanë me gjak rrugët e këtij qyteti. Si do të arsyetohem para tyre për vrasësit e fëmijëve në Familjen Vejsa. Dikush po mendon se ne harruam shpejtë të kaluarën. Viktimat e pafajshme janë ata të cilët në vazhdimsi trokasin në ndërgjegjën tonë. Janë me mijëra djemë dhe vajza që dhanë jetën për këtë tokë. Amaneti i tyre duhet çuar në vend.
Kosova ka paguar shumë shtrenjtë lirinë e vetë, dhe është e pjekur të fitoj pavarësinë e plotë, ndërsa kushtet duhet të ju mbesin armiqëve të saj.
Dhe unë si prind, dua të qëndroj para syve të fëmijëve të mi i pa përkulur dhe krenar që kan dëgjuar nga babi vetëm të vërtetën. Kjo e vërtetë peshon dhe është kuptimplotë vetëm në Kosovën shtet sovran.
|