Koha e injorances
Appearance
PERHAPJA E ISLAMIT
HYRJE
Ne emer te All-llahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit!
Falenderimi i qofte All-llahut xh.sh. i cili ka thene: "Te Zoti fe (e verteta dhe e pranuar) eshte vetem Islami" (Kur'ani, III:19), pershendetja, paqja e shpetimi (i All-llahut) qofshin mbi zoteriun tone Muhammedin, njeriun me te mire, mbi familjen dhe shoket e tij te spikatur dhe mbi ata qe i udhehoqen muslimanet pas tyre; halifet, udheheqesit dhe dijetaret e medhenj, te cilet fene e Zotit e sollen ne viset e botes dhe i perhapen dritat e saj me shpate e pene, e keshtu u largua erresira e mosbesimit nga popujt; posacerisht mbi ate qe tash eshte udheheqes i besimtareve (emiri-l-mu'minin) dhe mbrojtes i tyre ne Perendim dhe ne Lindje. Lumturia e tij ende vazhdon panderprere, halifi i kohes, krenaria e osmanlinjve, sulltani Abdu-l-Hamid Hani, i biri i sulltan Abdu-l-Mexhid Hanit. O Zot, ruaje se ai eshte ndihme e Islamit ne cdo gjendje dhe kohe, e Ti (o All-llah) je fatprures dhe te kerkojme ndihme! Robi i ngrate i nevojshem per meshiren e All-llahut te tij te fuqishem, Shemsudin SAMI FRASHERI thote: Perse e shkrova ne gjuhen arabe? Pasi qe gjuha arabe eshte gjuhe e pergjithshme per te gjithe muslimanet dhe gjuhe e perbashket shkencore midis dijetareve unik, pata deshire qe kete traktat te shkurter ta shkruaj ne kete gjuhe, perkunder pervojes sime te vogel ne te, per arsye te shoqerimit tim me gjuhen turke. Andaj kerkoj ndjese nga lexuesit e ndershem per gabimet e ndodhura dhe eventualisht per ndonje leshim me harrese, sepse une nuk kam synuar demonstrimin e diturise e as shfaqjen e aftesive, por qellimi im eshte qe dobia e saj te jete e pergjithshme, per te gjithe vellezerit tone te fese. Dije, All-llahu te shpetofte, se ne kete traktat hulumtohet menyra e perhapjes se Islamit neper krahina, gjendja e popujve islame, vendeve ne te cilat popujt e tyre heret e vone e pranuan Islamin, e dobia e saj eshte e qarte, kurse domosdoshmeria per secilin besimtar eshte e dukshme.
PERHAPJA E ISLAMIT
S'do mend se paraqitja e Islamit ka ndodhur tek arabet, pasi qe i Derguari yne (paqja e shpetimi qofte mbi te!), ka qene arab dhe Kur'ani eshte shpallur ne gjuhen arabe. Arabet ne xhahilijet kane qene te shtrire ne fise te shperndara pa unitet as pajtim ndermjet vete. Secili fis, fliste gjuhe te vecante dhe ndermjet tyre vazhdimisht zhvillohej lufte dhe grindje. Me paraqitjen e Islamit, u bashkuan te gjithe dhe u bene nje popull (ummet). Edhe Kur'ani zbriti ne gjuhen e tyre me te rrjedhshme, duke i zhvleresuar te tjerat. Islami mbeti i izoluar ne Siujdhesen Arabe vetem gjer ne hilafetin e Omer el-Hattabit, All-llahu qofte i kenaqur me te! Me pare, arabet u kenaqen me shkretetire, tenda dhe deve. Nuk paten rast me pare ta sundonin ndonje popull apo vend. Pasi qe u bashkuan dhe u ndricuan mendjet e tyre me mesimet e Islamit, u erdhi fuqi e re dhe entuziazem shpirteror, saqe iu duk e ngushte Siujdhesa Arabe. Dolen prej saj duke marre Shamin, Irakun, Persine dhe Horasanin e pastaj Egjiptin dhe Afriken. Atebote, ne secilin nga kete vende, kishte kombe dhe popuj te ndryshem si: sirianet, keltet, persianet, koptet dhe berberet. Te gjitha keto u asimiluan per nje kohe te shkurter, u bene arabe te arabizuar, pervec banoreve te Persise dhe Horasanit. Banoret e ketyre dy pjeseve mbeten persiane. Mirepo, pasi u islamizuan per gjuhe te tyre letrare e moren gjuhen arabe dhe filluan te lexojne e te shkruajne arabisht. Clirimet dhe perhapja e Islamit, u vonuan per nje kohe per shkak te mospajtimeve qe ndodhen ndermjet Aliut r.a. e Muaviut dhe tragjedise ne Kerbela, gjersa ndodhi udhetimi ne Afriken Perendimore dhe u cliruan vendet sot te njohura me emrin Tunizia, Algjeria dhe Maroku nga ana e guvernatoreve te shtetit Emevij Me vone Musa Ibn Nusajri dhe Tariku kaluan ne pjesen evropiane duke e marre Andaluzine. Ajo eshte nje pjese e madhe qe i perfshin sot dy shtete: Spanjen dhe Portugaline. Asaj ia bashkangjiten edhe gjysmen e mbreterise franceze. I cliruan edhe shumicen e ujdhesave te detit Romak si Qipron, Kreten, Siciline e tjera. Vendet muslimane atebote po ashtu u zgjeruan edhe nga Lindja, keshtu qe u clirua Transaksonia, Havarezmi, vendbanimet e turqve, tatareve dhe rrethi i Heratit, Kabulit, dhe Kelatit gjer te kufijte e Indise dhe Kines. Pastaj u paraqit sulltan Mahmud es-Sebuktegini, shkoi ne Indi, ku ia bashkon shteteve islame edhe shume vende. Njerezimi perfitoi nga ndalimi i rrethanave te cuditshme te adeteve te mosbesimit (kufrit) si eshte djegia e femrave te gjalla me rastin e vdekjes se burrave te tyre. Keshtu u perfunduan clirimet muslimane te qindvjeteshit te pare.
PERHAPJA E ISLAMIT PAS QINDVJETESHIT TE PARE
Pas renies se Emivijve, hilafeti u nda ne dy pjese: hilafeti i Lindjes apo shteti Abbasij dhe pushteti i Magrebit apo shteti Emevij, i cili u themelua ne Andaluzi. Muslimanet sundonin dhe qeverisnin te pavarur ne te gjitha vendet qe nga skaji i Lindjes gjer ne Skaj te Perendimit, d.m.th. prej kufirit te Kines dhe Transaksonise gjer ne Oqeanin Atlantik dhe gjysmen e Frances. Gjuha arabe ishte e perhapur neper te gjitha keto vende te cilat jane afer dy te tretat e vendeve te banuara, te njohura qe nga lashtesia. Muslimanet, pasi i mbaruan clirimet dhe pushtimet filluan te merren me shkence, mjeshtri dhe prodhimtari. Ata nuk u kufizuan vetem ne shkencat fetare si: ne tefsir, hadith, fikh e as ne shkencat letrare, po aftesite e tyre, po ashtu, i orientuan ne shkencat racionale duke ndjekur, keshtu, thenien: "Kerkoni diturine qofte edhe ne Kine". (Hadith). Filluan t'i tubojne veprat e mendimtareve greke, indiane dhe persiane dhe t'i perkthejne ne arabishte. U hapen shkolla, akademi te medha ne Bagdad, Egjipt, Buhare, Kordobe dhe ne te gjitha qendrat dhe metropolat. Studentet nga te gjitha anet ua mesynin ketyre shkollave per t'i studiuar shkencat tradicionale dhe racionale. Keshtu qe, nga mesi i muslimaneve dolen shkencetare dhe filozofe te cilet kane bere gare me filozofet e vjeter greke, madje i tejkalonin ne cdo art si: ne filozofi, ne medicine, ne astronomi, ne shkencat matematikore dhe natyrore. ÃÆââ¬Â¹shte e njohur se numri i shkencetareve dhe i filozofeve muslimane te cilet shkruan ne keto arte dhe numri i veprave te tyre as qe mund te llogariten dhe te numrohen ne kete traktat. Kurse shkencetaret qe u moren me histori, me shkencat letrare, me fikh dhe me shkencat fetare, jane aq shume saqe nuk mund te numrohen. E ketille ishte gjendja e Islamit ne kohen e dy qeverive apo Abasijve ne Lindje dhe Emevijve ne Perendim. Kjo gjendje zgjati rreth gjashte shekuj. Atebote shkencat, njohurite, prodhimtarite, tregtia dhe qyteterimi ishin kryesisht ne pronesi te Islamit dhe ne duar te muslimaneve.
DEKADENCA E MUSLIMANEVE
Te dy shtetet pastaj i kaploi dobesia dhe rraskapitja. Te njerezit e te dy shteteve mbreteroi mospasja. Ata u sulmuan nga armiqte pa besim, mongolet nga Lindja dhe evropianet nga Perendimi, te cilet shkaterruan, prishen, mbyten dhe dogjen, saqe nga veprat e muslimaneve nuk mbeti vecse pak. Keta ishin popuj te eger, barbare, Ushtaret e Xhinkiz Hanit derdhen gjakun e burrave, grave dhe femijeve muslimane, pa te drejte e pa arsye. Ata shkaterruan cdo gje qe gjeten para tyre; zhduken cdo gje: njerezit, librat dhe shkollat. Sa u perket evropianeve, atehere ata ishin ne injorancen me te thelle. Ata ushqenin nje fanatizem dhe urrejtje te madhe ndaj muslimaneve. Ata nuk u kenaqen me rrezimin e shtetit te muslimaneve ne Andaluzi, por freterit e tyre themeluan gjyqe dhe nxirrnin prej tyre djallin. Muslimanet qe nuk tregonin respekt ndaj tyre, filluan t'i gjykojne me djegie. Keshtu, nje shumice e ketyre te gjoreve u krishterizuan qe ta shpetonin veten, mirepo ata (prapeseprape) u dogjen ose u mbyten me urdhrin e freterve (edhe) pasi u krishterizuan. Ne tere Andaluzine, nuk mbeti asnje musliman. Ne kete menyre Islamit i humbi Andaluzia, Spanja, Portugalia, gjysma e Frances, Sicilia dhe gjysma e Italise. Nuk u mjaftuan evropianeve keto krime tragjike, por u tubuan nga te gjitha anet e Evropes, nen flamurin e Kryqit, dhe disa here atakuan ne vendet islame. Mirepo ndonese ia dolen t'i debojne muslimanet nga Evropa, ata nuk ia dolen te bejne asgje ne trevat e Azise dhe ne ato te Afrikes.
Kjo, vepra e tyre, mbeti turp i madh qe do ta perkujtoje historia gjer ne diten e kijametit. Sepse, kur muslimanet e cliruan Andaluzine, ne te vepruan miresisht, gjykuan me drejtesi e bamiresi. Kjo eshte deshmi sipas deshmimit te historianeve te tyre.
Sa i perket popullit mongol, ata kishin armiqesi te vecante ndaj muslimaneve, por gjakderdhja per ta ishte pune shume e lehte dhe kenaqeshin me te. Pasi pushuan nga pushtimi, e erdhi radha per qeverisje e udheheqje, mesuan qe jane te paafte per ta udhehequr nje popull me te ngritur se ata ne cdo pikepamje, andaj me ate rast, ministrat dhe guvernatoret e tyre i zgjodhen nga radhet e muslimaneve. Shumica prej tyre e pranuan Islamin. Shume prej tyre jane perpjekur edhe ne perhapjen e Islamit nder viset e Indise, vendet e tatareve dhe mongoleve gjer ne Kine. Keshtu, muslimanet i goditi nje mjerim i madh nga ana e evropianeve dhe mongoleve. Po ashtu nga kjo, muslimanet edhe e trasheguan nje humbje te madhe qe shprehej ne dy segmente: njeri material dhe tjetri kulturor. Sa i perket demit material, ai eshte dalja e Andaluzise dhe pjeseve te tjera te Evropes nga duart e muslimaneve. Ndersa demi kulturor eshte zhdukja e shkencave, njohurive dhe krijimeve islame, sepse sulmet e te pafeve dhe pushtimi i tokave islame nga ana e popujve barbare zgjati nje kohe te gjate. Atebote, injoranca kishte kapluar cdo vend te botes. Lufterat vinin njera pas tjetres dhe toka ishte bere brume dheu e gjaku. Pra, u mbyten dijetaret, u rrenuan shkollat, u dogjen librat; cdo njeri filloi te merret me shpate e lufte, u la shkenca dhe krijimi, shtetet i humben metropolat e tyre, e qytetet banoret e tyre. Keshtu mbeten vendet porsi germadha, kurse mbi to shihen vetem eshtra. Vendet qe mbeten ne dore te muslimaneve ishin te ndara ne shtete te vogla. Ne cdo pjese kishte guvernatore te cilet luftonin njeri tjetrin duke derdhur gjakun e vellezerve te tyre. Kushdo qe i verejti muslimanet ne kete gjendje, ka menduar se Islami se shpejti do te zhduket, mirepo e verteta ngadhenjen dhe nuk humbet; edhe Dielli ndonjehere mbulohet nga rete por nuk zhduket kurre. Ngadhenjyesit ndaj muslimaneve u bene te ngadhenjyer nga Islami; edhe pse muslimaneve u dolen nga dora disa vende ne Perendim si Andaluzia dhe Sicilia, ata fituan dyfish nga kjo ne Indi, ne Kine, ne ujdhesat e Paqesorit, ne vendet zezake ne Afrike, ne tokat sllave gjer te ujdhesa e Krimese. Sunduesit e selxhukeve, qe ishin nga turqit, e cliruan shumicen e tokave romake.