Jump to content

Kodi Penal

Nga Wikibooks
                               L I G J


                        Nr.7895, datë 27.1.1995


                 KODI PENAL I REPUBLIKES SE SHQIPERISE


 Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991

"Përdispozitat kryesore kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,

                          KUVENDI POPULLOR
                     I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
                           V E N D O S I:


                                 I
                        PJESA E PERGJITHSHME
                            K R E U  I
                    LIGJI PENAL DHE ZBATIMI I TIJ
                         Neni 1

Ligji penal dhe ndarja e veprave penale

 Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që

merren ndaj autorëve të tyre.

 Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale. Dallimi

i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.

                         Neni 2

Mosdënimi pa ligj

 Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk

është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale.

 Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të

paparashikuar në ligj.


                         Neni 3

Veprimi në kohë i ligjit penal

 Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të

kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale.

 Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në

rast se personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon.

 Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i

mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.

                         Neni 4

Mosnjohja e ligjit

 Mosnjohja e ligjit që dënon veprën penale, nuk përbën shkak për

përjashtim nga përgjegjësia penale, veç rasteve kur mosnjohja është objektivisht e paevitueshme.

                         Neni 5

Territori i Republikës së Shqipërisë

 Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal,

quhet hapësira tokësore, gjerësia e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet sovranitei i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose civil kudo që ndodhen.

                         Neni 6

Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë

 Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda

territorit të Republikës së Shqipërisë zbatohet ligji penal i Republikës së Shqipërisë.

 Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe

për shtetasin shqiptar që kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj.

 Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe

ata persona që përveç shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër.


                         Neni 7

Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas të huaj

 Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës

së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë.

 Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe

për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shteta-sit shqiptar një nga krimet e mëposhtme:

 a) krime kundër njerëzimit;
 b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;
 c) akte terroriste;
 d) organizimi i prostitucionit, prodhimi dhe trafiku i

jashtligjshëm i drogës dhe substancave të tjera narkotike, i armëve dhe substancave nukleare, si dhe materialeve pornografike;

 e) rrëmbimi i avionëve dhe i anijeve;
 f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me

vlerë shqiptare;

 g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për

të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë.

                         Neni 8

Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga personi pa shtetësi

 Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e

Republikës së Shqipërisë dhe krim jashtë këtij territori, vlejnë rregullat e nenit 7 të këtij Kodi.

                         Neni 9

Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet

 Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër

penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë diplomatike.

                         Neni 10

Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja

 Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve

shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligji shqiptar edhe përsa vijon :

 a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer

veprën penale;

 b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese;
 c) për zbatimin e masave të sigurimit;
 d) për shlyerjen e dëmit ose të efekteve të tjera civile.
                         Neni 11

Ekstradimi

 Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar

shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

 Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës

për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj.

 Ekstradimi nuk lejohet:
 a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas

shqiptar, veç rasteve kur në marrëveshje është parashikuar ndryshe;

 b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për

ekstradim ka një karakter politik ose ushtarak;

 c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të

ekstradohet do të persekutohet, dënohet ose kërkohet për arsye të bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike.

 d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar

nga një gjykatë kompetente shqiptare për veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi.

                             K R E U  II
                         PERGJEGJESIA PENALE
                         Neni 12

Mosha për përgjegjësi penale

 Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi

ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç.

 Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka

mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.

                         Neni 13

Lidhja shkakësore

 Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose

movsveprimit të tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore.


                         Neni 14

Faji

 Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të

parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj.

 Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me

pakujdesi.

                         Neni 15

Dashja

 Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat

e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre.

                         Neni 16

Pakujdesia

 Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i

dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t'i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t'i parashikonte.

                         Neni 17

Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore

 Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së

veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.

 Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një

turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit.

                         Neni 18

Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur

 Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën

penale në gjendje të dehur.

 Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë

uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë mbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij.

 Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale,

kjo rrethanë mbahet parasysh për rëndimin e dënimit.

 Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën

efektin e narkotikëve apo stimulantëve të tjerë.

                         Neni 19

Mbrojtja e nevojshme

 Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i

detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.

 Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të

mbrojtjes së nevojshme.

                         Neni 20

Nevoja ekstreme

 Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja

për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, njëperson tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur.

                         Neni 21 

Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës

 Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të

drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm.

 Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm,

për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin.


                          K R E U  III
                       T E N T A T I V A
                         Neni 22

Kuptimi i tentativës

 Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi

ndërmerr veprime të drjtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij.

                         Neni 23

Përgjegjësia për tentativën

 Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.
 Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të

shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.

                         Neni 24

Heqja dorë nga kryerja e veprës penale

 Personi që me vullnet të tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë

nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.

 Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementet e ndonjë vepre

tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer.


                         K R E U  IV
                  BASHKEPUNIMI I PERSONAVE 
               PER KRYERJEN E VEPRE S PENALE
                         Neni 25

Kuptimi i bashkëpunimit

 Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë

persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

                         Neni 26

Bashkëpunëtorët

 Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët,

ekzekutorët, shtytësit dhe ndihmësit.

 Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë

veprimtarinë për kryerjen e veprës penale.

 Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtpërdrejta për

realizimin e veprës penale.

 Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për

kryerjen e veprës penale.

 Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh,

largim të pengesave, dhënie të premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale, ndihmojnë për kryerjen e saj.

                         Neni 27

Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve

 Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe

ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre.

 Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë

parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale.

                         Neni 28

Banda e armatosur dhe organizata kriminale

 Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të

bashkëpunimit të veçantë që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga shkalla e organizimit dhe e qëndrueshmërisë së tyre për kryerjen e një numri veprash penale.

 Organizata kriminale përfaqëson shkallën më të lartë të

bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme.

 Krijimi dhe pjesëmarrja në bandë të armatosur dhe në organizata

kriminale, si dhe kryerj e veprave penale prej tyre, cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.

 Pjesëtarët e bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale

janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës.

 Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale

përjashtohet nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to kur pendohet dhe vihet në ndihmë të organeve kompetente për parandalimin e veprimtarisë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve.

 Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit, dhe në raste të

veçanta edhe për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.

 Gjykata, kur çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së

armatosur dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrezikshmëri të theksuar dhe kur ndihma e dhënë për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të bandës apo organizatës kriminale është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.


                         K R E U   V
                        D E N I M E T
                         Neni 29

Dënime kryesore

 Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
 1. Me burgim të përjetshëm a me vdekje
 2. Me burgim
 3. Me gjobë
 Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime

kryesore:

 1. Me burgim
 2. Me gjobë
                         Neni 30

Dënime plotësuese

 Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë

me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:

 1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës

shtetëror ose në shërbim publik.

 2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe

përfitimeve prej saj.

 3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
 4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
 5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose

mjeshtërie.

 6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë

personave juridikë.

 7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
 8. Nxjerrja jashtë territorit.
 9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.
 Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore

çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.

                         Neni 31

Dënimi me burgim të përjetshëm a me vdekje

 Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për

kryerjen e një krimi të rëndë. Në raste të veçanta, gjykata, për një krim tejet të rëndë, mund të japë dënimin me vdekje.

 Dënimi me burgim të përjetshëm a me vdekjenuk jepet ndaj

personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.

 Dënimi me burgim të përjetshëm a me vdekje parashikohet

bashkërisht në dispozitat e Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.

                         Neni 32

Dënimi me burgim

 Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri

në njëzetepesë vjet.

 Për kundërvajtjet penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga

pesë ditë deri në dy vjet.

                         Neni 33

Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe me burgim

 Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vuhen në

institucione të caktuara posaçërisht për këtë qëllim.

 Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe

detyrat e të dënuarve caktohen me ligj.

 Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta nga të

rriturit.

 Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga

burrat.

                         Neni 34

Dënimi me gjobë

 Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një

shume të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj.

 Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose

kundërvajtje penale.

 Për personat që kryejnë krim, gjoba jepet nga 10 mijë deri në 2

milionë lekë.

 Për personat që kryejnë kundërvajtje gjoba jepet nga 5 mijë deri

në 2 qindmijë lekë.

 Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e

gjykatës.

 Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit,

mund të lejojë që gjoba të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre.

 Kur gjoba nuk paguhet në afatin e caktuar, gjykata vendos

zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llogaritur 1 mijë lekë për një ditë burgim.

 Kur gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi i saj

me burgim nuk mund të kalojë tre vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, zëvendësimi nuk mund të kalojë një vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me burgim që parashikon dispozita përkatëse.

 Kur i dënuari si më sipër gjatë zbatimit të burgimit paguan

gjobën, gjykata revokon vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit të paragrafit të 7 të këtij neni.

                         Neni 35

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra shtetërore

 Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror

ose për të qenë në shërbim publik jepet ndaj personave që i kanë shpërdoruar ato dhe që kanë kryer një krim për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet dhe çmohet se kjo e drejtë nuk duhet të ushtrohet përgjithmonë.

 Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror

ose për të qenë në shërbim publik mund të jepet edhe për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar dënimin gjer në dhjetë vjet burgim.

                         Neni 36

Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale

 Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata ndaj personave që

kryejnë vepër penale dhe konsiston në marrjen dhe kalimin në favor të shtetit të sendeve që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale, si dhe objektet, të hollat dhe çdo pasuri tjetër që rrjedh nga vepra penale apo i shpërblimit të dhënë apo të premtuar për kryerjen e saj.

                         Neni 37

Ndalimi për të drejtuar automjete

 Ndalimi për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një kohë

nga një gjer në pesë vjet, kundër personave që kanë kryer vepër penale, kur çmohet se do të ketë efekt parandalues apo pajtohet me natyrën e veprës së kryer.

                         Neni 38

Heqja e dekoratave dhe e titujve

 Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat që

kanë kryer një vepër penale që dënohet me burgim dhe çmohet se mbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer.

 Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme kur

personi dënohet për një krim mbi dhjetë vjet dhe nga një gjer në pesë vjet, kur dënohet gjer në dhjetë vjet burgim.

                         Neni 39

Heqja e së drejtës të ushtrimit të veprimtarisë apo mjeshtërisë

 Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose të një

mjeshtërie e ndalon të dënuarin të ushtrojë veprimtarinë ose mjeshtërinë për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo liçencë nga organi kompetent.

 Heqja e së drejtës të ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë

jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato.

                         Neni 40

Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese

 Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë

personave juridikë, i heq mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik.

 Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë

personave juridikë është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale dhe jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me rregullat që lidhen me detyrën.

                         Neni 41

Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative

 Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative

jepet nga gjykata për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur çmohet se qëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rrezik për sigurimin publik.

                         Neni 42

Nxjerrja jashtë territorit

 Nxjerrja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga

gjykata ndaj shtetasit të huaj dhe atij pa shtetësi që kryen një krim dhe çmohet se qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.

 Vendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit, kur

shtetasi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare.

                         Neni 43

Publikimi i vendimit gjyqësor

 Publikimi i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se

njohja e përmbajtjes së vendimit ka interes për persona juridikë e fizikë.

 Publikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të

dënuarit që me shpenzimet e veta të publikojë në një apo disa gazeta ose stacione radiotelevizive tërësisht apo pjesërisht vendimin gjyqësor, sipas urdhërimit të bërë nga gjykata.

 Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata.
 Organet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të

bëjnë publikimin e vendimit gjyqësor të dërguar nga gjykata.

 Publikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja

e sekretit shtetëror, cenohet jeta intime e personave ose preket morali shoqëror.

                         Neni 44

Mënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese

 Kur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një ose

disa nga dënimet plotësuese të përmendura në nenin 30 të këtij Kodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor.

 Për numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi

i tyre fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara nga dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t'i ushtrojë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me burgim.

                         Neni 45

Masat penale për personat juridikë

 Gjykata, kur gjatë shqyrtimit gjyqësor provon se një person

juridik ushtron veprimtari që përbëjnë vepra penale, mund të urdhërojë :

 Mbylljen tërësisht apo pjesërisht të veprimtarisë dhe konfiskimin

e të ardhurave, mjeteve dhe çdo pasurie tjetër të siguruar nga ajo veprimtari.

                         Neni 46

Masat mjekësore dhe edukuese

 Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të

papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.

 Masat mjekësore janë:
 1. Mjekimi i detyruar ambulator
 2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor
 Masa edukuese është:
 1. Vendosja e të miturit në një institucion edukimi
 Vendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i

revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e saj.

 Rregullat për revokimin e vendimit gjyqësor që përmban masën

mjekësore dhe edukuese, parashikohen në Kodin e Procedurës Penale.

                        K R E U   VI
                     CAKTIMI I DENIMIT
                         Neni 47

Mënyra e caktimit të dënimit

 Gjykata cakton dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës së

përgjithshme të këtij Kodi dhe kufijtë e dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale.

 Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh

rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

                         Neni 48

Rrethanat lehtësuese

 Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë :
 a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive

morale e shoqërore;

 b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të

shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;

 c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të

udhëzimeve të padrejta të eprorit;

 ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;
 d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale

ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;

 dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së

veprës penale;

 e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale

dhe të dëmtuarit janë normalizuar.

                         Neni 49
 Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të

këtij Kodi, mund të marrë në konsideratë edhe rrethana të tjera për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit.

                         Neni 50

Rrethanat rënduese

 Rëndojnë dënimin rrethanat që vijojnë:
 a) Kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta;
 b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të

fshehur përgjegjësinë penale të një tjetri apo për të shmangur dënimin për një vepër penale tjetër;

 c) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori;
 ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të

kryer më parë;

 d) kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës

penale;

 dh) kryerja e veprës duke shpërdoruar detyrat që burojnë nga një

funksion ose shërbim shtetëror apo fetar;

 e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose

personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;

 f) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të

tjera;

 g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet

familjare, të miqësisë, të mikpritjes;

 gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim.
                         Neni 51

Dënimi me burgim për të miturit

 Për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë

mbushur moshën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.

                         Neni 52

Përjashtimi i të mituritnga dënimi

 Gjykata, nisur nga rrezikshmëria e pakët e veprës penale, nga

rrethanat konkrete të kryerjes së saj, nga sjellja e mëparshme e të miturit, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.

 Në këto raste gjykata mund të vendosë dërgimin e të miturit në

një institucion edukimi.

                         Neni 53

Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji

 Gjykata, në raste të veçanta, kur çmon që vepra dhe autori i saj

paraqesin rrezikshmëri të pakët dhe janë të pranishme disa nga rrethanat lehtësuese, ka të drejtë të caktojë një dënim nën minimumin ose një lloj dënimi më të butë se ai që parashikon dispozita përkatëse.

                         Neni 54

Pranimi i pagimit të gjobës

 Për kundërvajtjet penale për të cilat, veç gjobës, parashikohet

njëkohësisht dënimi me burgim, gjykata, me kërkesën e autorit të kundërvajtjes penale mund të pranojë që ai të paguajë aty për aty një shumë të hollash në favor të buxhetit të shtetit, e barabartë me gjysmën e maksimumit të gjobës të parashikuar për kundërvajtjet penale në Pjesën e Përgjithshme të këtij Kodi.

 Kërkesa mund të paraqitet në çdo fazë të gjykimit deri përpara

dhënies së vendimit përfundimtar të shkallës së parë.

 Kur gjykata nuk pranon kërkesën, jep dënimin për veprën e kryer.
 Pranimi i kërkesës nuk lejohet për personat që më parë janë

dënuar edhe për kundërvajtje penale.

                         Neni 55

Caktimi i dënimeve për disa vepra penale

 Kur veprimet ose mosveprimet përmbajnë elementet e disa veprave

penale, si dhe kur personi ka kryer disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë akoma vendim, gjykata më parë cakton dënimin për çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar.

 Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e

përgjithshme të dënimeve të caktuara veç e veç, as kufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë.

 Kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon

rrezikshmëri të madhe të fajtorit, mund të japë si dënim përfundimtar dënimin me të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale.

 Gjykata në vendimin përfundimtar jep një ose më shumë nga dënimet

plotësuese të dhëna më vete për çdo vepër të veçantë.

                         Neni 56

Bashkimi i dënimeve

 Kur i dënuari, para vuajtjes së plotë të dënimit, dënohet për një

vepër penale të kryer para dhënies së vendimit, zbatohen rregullat e nenit të mësipërm dhe pjesa e vuajtur e dënimit llogaritet në dënimin e ri.

 Kur i dënuari, pas dhënies së vendimit, por para vuajtjes së

plotë të dënimit, kryen një vepër penale të re, gjykata bën bashkimin e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm, duke ndjekur rregullat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi.

                         Neni 57

Llogaritja e paraburgimit

 Koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë,

si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik si më poshtë :

 Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë burgim.
 Një ditë paraburgim baras me një mijë lekë gjobë.
 Një ditë paraburgim baras me tetëmbëdhjetë orë pune në interes

publik.

                          K R E U   VII
                ALTERNATIVAT E DENIMIT ME BURGIM
                         Neni 58

Copëzimi i dënimit me burgim

 Për dënimet gjer në një vit burgim, gjykata, kur vëren rrethana

të rënda familjare, mjekësore, profesionale apo shoqërore, vendos që dënimi të ekzekutohet me copëzime jo më të vogla se dy ditë në javë.

 Në çdo rast ekzekutimi i vendimit duhet të përfundojë brenda tre

vjetëve.

 Kur këto rrethana nuk ekzistojnë më, ose kur i dënuari shkel

detyrimet e caktuara në vendim, gjykata bën revokimin e vendimit të dhënë me copëzim.

                         Neni 59

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim

 Për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe rrethanave

të kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burgim gjer në pesë vjet, mund të urdhërojë që i dënuari të vihet në provë duke u pezulluar ekzekutimi i dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale po aq të rëndë apo më të rëndë.

 Afati i provës është tetëmbëdhjetë muaj gjer në pesë vjet.
                         Neni 60

Masat ndaj të dënuarit të vënë në provë

 I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të

plotësojë një apo më tepër prej masave të mëposhtme :

 1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim

apo formim profesional.

 2. Të paguajë rregullisht pensionet familjare.
 3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.
 4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.
 5. Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka

lidhje me këtë veprimtari.

 6. Të mos frekuentojë vende të caktuara.
 7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.
 8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.
 9. Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të

dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.

 10. Të mos mbajë armë.
 11. T'u nënshtrohet masave mjekësore kundër alkoolit dhe

narkotikëve.

                         Neni 61

Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës

 Gjatë kohës së provës i dënuari detyrohet :
 1. T'u përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve të caktuara

për mbikqyrjen e provës.

 2. Të njoftojë organet e mbikqyrjes së provës për ndryshimet në

llojin e punës.

 3. Të marrë pëlqimin tek organet që merren me mbikqyrjen e provës

për ndryshimin e banimit, qendrës së punës dhe largimet jashtë shtetit.

                         Neni62

Revokimi i vendimit të pezullimit me vënie në provë

 Në qoftë se i dënuari gjatë afatit të provës kryen një vepër

penale po aq të rëndë apo më të rëndë se vepra e parë, gjykata revokon vendimin e pezullimit.

 Revokimi bëhet edhe kur i dënuari, pa shkaqe të arsyeshme, nuk ka

plotësuar masat dhe detyrimet e përmendura në nenet 60 dhe 61 të këtij Kodi, që atij i ishin vënë.

 Kur vendimi i pezullimit nuk është revokuar, dënimi i dhënë

konsiderohet i paqenë.

                         Neni 63

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim

dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik

 Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe të

rrethanave të kryerjes së veprës penale, kur ka caktuar një dënim gjer në një vit burgim, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik.

 Puna në interes publik jepet për një kohë nga dyzet gjer në

dyqind e dyzet orë dhe konsiston në kryerjen nga i dënuari të një pune pa shpërblim në favor të interesit publik apo shoqatës të caktuar në vendimin e gjykatës.

 Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin

në seancë gjyqësore.

 Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.
 Në vendimin e saj gjykata cakton orët e punës, si dhe ditët e

javës kur do të kryhet ajo.

 Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë.
 Ky lloj pezullimi ndjek të gjitha rregullat që janë vendosur në

nenet 61 e 62 të këtij Kodi.


                         Neni 64

Lirimi para kohe me kusht

 I dënuari me burgim mund të lirohet para kohe nga vuajtja e

mëtejshme e dënimit kur: : Ka vuajtur jo më pak se 1/2 e dënimit të dhënë dhe me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij.

 Në gjysmën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar

me amnisti ose falje.

 Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarit përsëritës

në krime.

 Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari

gjatë kohës së kushtit kryen një vepër tjetër penale po aq të rëndë ose më të rëndë se e para, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

                         Neni 65
 Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin me burgim

të përjetshëm.

 Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të

përjetshëm mund të lirohet para kohe me kusht kur:

 Ka vuajtur jo më pak se njëzetepesë vjet burgim dhe, gjatë

vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.


                            K R E U   VIII
                 SHUARJA E NDJEKJES PENALE, TE DENIMEVE 
                       DHE MOSEKZEKUTIMI I TYRE
                         Neni 66

Parashkrimi i ndjekjes penale

 Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në

çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar:

 a) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se

dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë;

 b) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në

dhjetë vjet burgim;

 c) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet

burgim ose gjobë;

 ç) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer

në dy vjet burgim;

 d) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me

gjobë.

                         Neni 67

Mosparashkrimi i ndjekjes penale

 Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës

dhe ato kundër njerëzimit.

                         Neni 68

Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit

 Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë

të prerë kanë kaluar:

 a) njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pesëmbëdhjetë gjer

në njëzetepesë vjet burgim;

 b) dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në

pesëmbëdhjetë vjet burgim;

 c) pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në

pesë vjet ose dënime të tjera më të lehta.

                         Neni 69

Rehabilitimi

 Quhen të padënuar:
 a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj

ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

 b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj

gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

 c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në

dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

 ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në

njëzetepesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

                         Neni 70

Falja

 Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo

pjesërisht personin nga vuajtja e dënimit të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.

                         Neni 71

Amnistia

 Me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja

penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.

 Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë

para shpalljes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës vendoset ndryshe.

                         Neni 72

Zbatimi i dispozitave të pjesës së përgjithshme

 Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen edhe

për veprat penale të tjera të parashikara si të tilla nga ligje të veçanta.


                        PJESA E POSAÇME
                          K R E U  I
                   KRIME KUNDER NJEREZIMIT
                         Neni 73

Genocidi

 Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin

tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 74

Krime kundër njerëzimit

 Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet,

si dhe çdo lloj torture apo dhune tjetër çnjerëzore të kryera për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 75

Krimet e luftës

 Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja,

keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.


                          K R E U  II
                  VEPRA PENALE KUNDER PERSONIT
                      KRIME KUNDER JETES
                          SEKSIONI  I
             KRIME KUNDER JETES TE KRYERA ME DASHJE
                         Neni 76

Vrasja me dashje

 Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në

njëzet vjet.

                         Neni 77

Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër

 Vrasja me dashje që paraprin, shoqëron ose pason një krim tjetër,

dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 78

Vrasja me paramendim

 Vrasja e kryer me paramendim, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë

deri në njëzetepesë vjet dhe, kur ka rrethana rënduese, me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 79

Vrasa me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës

 Vrasja me dashje e kryer ndaj:
 a) të miturit nën gjashtëmbëdhjetë vjeç;
 b) personit me mangësi fizike apo psikike, të sëmurë rëndë apo

shtatzane, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

 c) deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, oficerit,

nëpunësit shtetëror, gjatë punës apo për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

 d) denoncuesit të veprës penale, dëshmitarit, të dëmtuarit apo të

palëve të tjera ndërgjyqëse;

 dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje.
                         Neni 80
 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje

dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 81

Vrasja e foshnjës

 Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, menjëherë pas

lindjes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 82

Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike

 Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë

psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet.

                         Neni 83

Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme

 Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së

nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 84

Kanosja

 Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet

një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.


                         SEKSIONI  II
         KRIME KUNDER JETES  SHKAKTUAR ME PAKUJDESI
                         Neni 85

Vrasja nga pakujdesia

 Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer

në pesë vjet.


                        SEKSIONI  III
               VEPRAT PENALE TE KRYERA ME DASHJE 
                       KUNDER SHENDETIT
                         Neni 86

Tortura

 Tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues dënohen

me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 87

Tortura me pasoja të rënda

 Tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor, kur ka sjellë

gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim të përhershëm të shëndetit të personit apo vdekjen, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 88

Plagosja e rëndë me dashje

 Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin,

shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave ose kur ka

sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.


                         Neni 89

Plagosja e lehtë me dashje

 Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të

përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 90

Dëmtime të tjera me dashje

 Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale

dhe dënohen me gjobë.

 Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë

deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.


                         SEKSIONI   IV
             VEPRA PENALE KUNDER SHENDETIT TE KRYERA 
                        NGA PAKUJDESIA
                         Neni 91

Plagosja e rëndë nga pakujdesia

 Plagosja e rëndë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 92

Plagosja e lehtë nga pakujdesia

 Plagosja e lehtë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë.


                        SEKSIONI  V

VEPRA PENALE QE RREZIKOJNE JETEN DHE SHENDETIN NGA NDERPRERJA E SHTATZANISE OSE MOSDHENIA E NDIHMES

                         Neni 93

Ndërprerja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas

 Ndërprerja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas, veç rastit kur

ndërprerja diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 94

Ndërprerja e shtatzanisë e kryer në vende dhe nga persona të paautorizuar

Ndërprerja e shtatzanisë e kryer jo në ambiente spitalore publike apo klinika private të lejuara posaçërisht, ose nga një person që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për ndërprerje veç rastit kur kjo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vje.

 Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 95

Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzanisë

 Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzanisë një

gruaje me qëllim që kjo të kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 96

Mjekimi i pakujdesshëm

 Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e

personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.


                         Neni 97

Mosdhënia ndihmë

 Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që

me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 98

Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes

 Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes njerëzve që janë duke

u mbytur në det ose në ujëra të tjera, kur kjo ndihmë mund të jepej pa rrezik serioz për anijen, ekuipazhin dhe udhëtarët, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

                         Neni 99

Shkaktimi i vetëvrasjes

 Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një

personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.


                         SEKSIONI   VI
                         KRIME SEKSUALE
                         Neni 100

Marrdhënie seksuale me të mitura

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale me të miturën, që nuk ka arritur

moshën katërmbëdhjetë vjeç ose që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 Kur marrëdhënia seksuale kryhet me dhunë ose kur i janë shkaktuar

të dëmtuarës pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të

miturës, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

                         Neni 101

Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të miturën në moshë

katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 Kur të miturës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin,

dënohet me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të

miturës, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 102

Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dënohet

me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 Kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin,

dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen apo vetëvrasjen e të

dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 103

Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale duke përfituar nga  pazotësia

fizike ose mendore e të dëmtuarës që ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç dhe pjekurinë seksuale ose, nga vendosja e saj në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 Kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin,

dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të

dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 104

Marrëdhënie seksuale me kërcënim për përdorim të armës

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale duke kërcënuar të dëmtuarën për

përdorim aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.


                         Neni 105

Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar raportet e

vartësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 106

Marrëdhënie seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale midis prindërit dhe fëmijës,

vëllait dhe motrës, midis personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie apo të birësimit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 107

Marrëdhënie seksuale në vende publike

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale në vende publike ose në ambiente

të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 108

Vepra të turpshme

 Kryerja e veprave të turpshme me persona që nuk kanë arritur

moshën katërmbëdhjeë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.


                        SEKSIONI   VII
            VEPRA PENALE KUNDER LIRISE SE PERSONIT
                         Neni 109

Rrëmbimi i personit

 Rrëmbimi i personit i bërë me qëllim për të fituar pasuri ose për

të siguruar çdo lloj përfitimi tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet.

 Rrëmbimi i fëmijës nën moshën katërmbëdhjetë vjeç, fshehja ose

zëvendësimi me një tjetër, dënohet jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 110

Heqja e paligjshme e lirisë

 Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Kur kjo vepër ka vënë në rrezik jetën ose është shoqëruar me

vuajtje të rënda fizike, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 111

Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera

 Zotërimi dhe vënia nën kontroll e avionëve, anijeve dhe mjeteve

të tjera të transportit ku ndodhen njerëz, duke përdorur dhunë ose me kërcënim me armë a mjete të tjera, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 112

Dhunimi i banesës

 Hyrja ose qëndrimi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij përbën

kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 Kur vepra është kryer me dhunë ose me kërcënim për përdorim të

armës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.


                       SEKSIONI   VIII
           VEPRA PENALE KUNDER MORALIT DHE DINJITETIT
                         Neni 113

Prostitucioni

 Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

tre vjet.

                         Neni 114

Favorizimi i prostitucionit

 Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e

prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të miture ose me anë të

përdorimit të dhunës, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 115

Mbajtja e lokaleve për prostitucion

 Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për

ushtrim të prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 116


Homoseksualizmi

 Marrëdhëniet homoseksuale, kur kryhen me dhunë, me persona të

mitur ose me persona të pazotë për t'u mbrojtur, dënohen me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 117

Pornografia

 Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i

materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 118

Dhunimi i varreve

 Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja

e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 119

Fyerja

 Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, përbën kundërvajtje penale

dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 120

Shpifja

 Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër

që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Po kjo vepër, e kryer botërisht, përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën private

 Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të

fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 122

Përhapja e sekreteve vetjake

 Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi

nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një

person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 123

Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës

 Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi, mosdorëzimi,

hapja dhe leximi i letrave apo çdo korrespondencë tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave telefonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.


                           SEKSIONI   IX
  VEPRA PENALE KUNDER FEMIJEVE, MARTESES DHE FAMILJES
                         Neni 124

Braktisja e fëmijëve të mitur

 Braktisja e fëmijës nën moshën 14 vjeç nga prindi ose personi që

është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose

vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 125

Mosdhënia e mjeteve për jetesë

 Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të

prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 126

Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit

 Mosnjoftimi brenda një muaji i ndryshimit të vendbanimit, të

interesuarve ose organit të ekzekutimit, nga personi që sipas vendimit gjyqësor detyrohet me dhënien e mjeteve të nevojshme për jetesë fëmijëve, prindërve ose bashkëshortit të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar fëmijët pas zgjidhjes së martesës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 127

Marrja e padrejtë e fëmijës

 Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që

ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rritje dhe edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

                         Neni 128

Ndërrimi i fëmijëve

 Ndërrimi i fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët

mbahen për rritje, mjekim ose në shtëpi lindjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 129

Shtytja e të miturve në krim

 Shtytja ose tërheqja e të miturve nën moshën katërmbëdhjetë vjeç

për të kryer krim, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 130

Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë

 Shtrëngimi ose pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën

ose shtrëngimi për të zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.


                          SEKSIONI   X
             VEPRA PENALE KUNDER LIRISE SE BESIMIT
                         Neni 131

Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare

 Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare, si dhe krijimi i

pengesave për ushtrimin e lirë të veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 132

Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit

 Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur ka

shkaktuar humbjen plotësisht ose pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 133

Pengimi i ceremonive fetare

 Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë

pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.


                        K R E U   III
       VEPRA PENALE KUNDER PASURISE DHE NE SFEREN EKONOMIKE
                        SEKSIONI   I
                   VJEDHJA E PASURISE
                         Neni 134

Vjedhja

 Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë

vjet.

                         Neni 135

Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën

 Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë

dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 136

Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

 Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga

pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 137

Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike

 Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 138

Vjedhja e veprave të artit e kulturës

 Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me

burgim gjer në pesë vjet.

 Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare

dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 139

Vjedhja me dhunë

 Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me

burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 140

Vjedhja me armë

 Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim arme dënohet me burgim

nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 141

Vjedhja me pasojë vdekjen

 Vjedhja e pasurisë, kur është shoqëruar me dhunime që kanë sjellë

vdekjen e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 142

Sigurimi i mjeteve për vjedhje

 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të vjedhur

pasurinë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.


                        SEKSIONI   II
                         MASHTRIMET
                         Neni 143

Mashtrimi

 Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të

besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 144

Mashtrimi në subvencione

 Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar

padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

                         Neni 145

Mashtrimi në sigurime

 Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që

sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 146

Mashtrimi në kredi

 Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar

padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 147

Mashtrimi për veprat e artit e të kulturës

 Vjedhja e pasurisë me anë të mashtrimit, duke paraqitur një vepër

të artit dhe të kulturës si origjinale apo të një tjetër autori nga ai që është në fakt, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.


                         Neni 148

Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet

 Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të

një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 149

Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit

 Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht i veprës letrare, muzikore,

artistike ose shkencore që i përket një tjetri, ose përdorimi i tyre pa pëlqim të autorit, kur kanë shkelur të drejtat vetjake e pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.


                           SEKSIONI  III
                       SHKATERRIMI I PRONES
                         Neni 150

Shkatërrimi i pronës

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale

nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 151

Shkatërrimi i pronës me zjarr

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale,

dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

 Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 152

Shkatërrimi i pronës me eksploziv

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv dënohet

me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,

dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 153

Shkatërrimi i pronës me përmbytje

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet

me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,

dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 154

Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që

përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,

dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 155

Shkatërrimi i rrugëve

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrugëve automobilistike,

hekurudhore dhe veprave që lidhen me to, dënohet me gjobë apo me burgim gjer në shtatë vjet.

 Kur nga veprat penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,

dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e

njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 156

Shkatërrimi i rrjetit elektrik

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elektrik, telegrafik,

telefonik, radioteleviziv apo të çdo rrjeti ndërlidhës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vet.

                         Neni 157

Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i kanaleve ujitëse dhe kulluese

ose veprave që lidhen me to, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 158
 Administrimi i ujit pa të drejtë, duke kthyer ose ndryshuar vijën

e ujit, duke hapur pendat, duke ndërtuar apo mbyllur kanale kulluese apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 159

Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e

ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 160

Shkatërrimi i veprave kulturore

 Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore

me rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

                         Neni 161

Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia

 Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë

pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 162

Përplasja e mjeteve të transportit masiv

 Shkaktimi nga pakujdesia i përplasjes së trenave, anijeve,

avionëve, kur ka shkaktuar rrëzimin, djegien, mbytjen, përmbysjen, daljen nga shinat ose është shoqëruar me pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.


                        SEKSIONI  IV
          VEPRA PENALE TE KRYERA NE SHOQERITE TREGTARE
                         Neni 163

Përpilimi i deklaratave të rreme

 Përpilimi i deklaratave të rreme, në rastin e zmadhimit të

kapitalit të shoqërisë, lidhur me ndarjen e pjesëve të kapitalit themeltar të ortakëve, me shlyerjen e tij apo me depozitimin e fondeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

                         Neni 164

Shpërdorimi i kompetencave

 Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikqyrës apo

administratorët e shoqërisë me qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 165

Falsifikimi i nënshkrimeve

 Falsifikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve, apo deklarimi i rremë

i derdhjeve të fondeve të shoqërisë, apo publikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve për persona fiktivë, apo vlerësimi i kontributit në natyrë me vlerë më të madhe se sa vlera faktike, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 166

Emetimi i parregullt i aksioneve

 Emetimi i parregullt i aksioneve bërë përpara regjistrimit të

shoqërisë apo kur regjistrimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme, apo kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar, apo kur ndryshimi i statutit me rastin e zmadhimit të kapitalit ende nuk është bërë ose nuk është regjistruar apo është bërë në mënyrë të kundërligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 167

Mbajtja e padrejtë e dy cilësive

 Mbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit kontabël

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

                         Neni 168

Dhënia e informacioneve të rreme

 Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej

ekspertit kontabël pranë një shoqërie tregtare, apo moskallzimi në organet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk ekzistojnë rastet e përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuara në nenin 300 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 169

Zbulimi i sekreteve të shoqërisë

 Zbulimi i sekreteve të shoqërisë prej ekspertit kontabël të saj,

me përjashtim të rasteve kur e detyron ligji, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 170

Mosbërja e shënimeve të detyrueshme

 Mosbërja e shënimeve të detyrueshme nga administratori apo

likuiduesi i shoqërisë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.


                        SEKSIONI  V
                KRIME NE FUSHEN E DOGANAVE
                         Neni 171

Kontrabanda me mallra të ndaluar

 Importimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të

ndaluar që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 172

Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë

 Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë

nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmagien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 17

Kontrabanda me mallra të liçensuar

 Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, që kërkojnë

liçencë nga organi kompetent, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmagien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 174

Kontrabanda me mallra të tjera

 Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet

kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.


                         Neni 175

Kontrabanda nga punonjës të doganave

 Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave apo punonjës të

tjerë, që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, dënohen me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 176

Kontrabanda e vlerave kulturore

 Importimi, eksportimi apo tranzitimi i vlerave kulturore

kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 177

Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm

 Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, duke i paraqitur

ato si mallra me regjim të ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 178

Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë

 Tregtimi apo tjetërsimi i mallrave që dihen që janë kontrabandë,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 179

Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë

 Ruajtja, depozitimi, mbajtja apo përpunimi i mallrave që dihen se

janë kontrabandë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.


                       SEKSIONI   VI
         VEPRAT PENALE NE LIDHJE ME TAKSAT E TATIMET
                         Neni 180

Fshehja e të ardhurave

 Fshehja apo tregimi i rremë i të ardhurave ose i objekteve që i

nënshtrohen tatimeve dhe taksave, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 181

Mospagimi i taksave dhe tatimeve

 Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar,

megjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 182

Ndryshimi në aparatet matëse

 Ndryshimi apo ndërhyrja në aparatet dhe arkat matëse regjistruese

e të lëshimit të kuponave, apo përdorimi i aparateve dhe arkave të ndryshuara, apo lejimi i përdorimit nga të tjerët i aparateve dhe arkave të parregullta, me qëllim shmangien nga pagimi i plotë i tatimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.


                        SEKSIONI   VII
          FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERE
                         Neni 183

Falsifikimi i monedhave

 Falsifikimi apo vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara

dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.


                         Neni 184

Falsifikimi i letrave me vlerë

 Falsifikimi apo vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve,

kartëkrediteve, çekudhëtarëve apo të tjera letra me vlerë të falsifikuara, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 185

Prodhimi i mjeteve për falsifikim

 Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të falsifikuar monedha, çeqe,

kambiale, kartëkredite, çekudhëtari apo të tjera letra me vlerë, dënohet me gjobë ose me burgim nga një gjer në tre vjet.


                      SEKSIONI   VIII
                 FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE
                         Neni 186

Falsifikimi i dokumenteve

 Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet

me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë

dokumentin, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 187

Falsifikimi i dokumenteve shkollore

 Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve shkollore të falsifikuara

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë

dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 188

Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore

 Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuar

shëndetësore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë

dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 189

Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave

 Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo

vizave të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë

letërnjoftimin apo pasaportën, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

                         Neni 190

Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve

 Falsifikimi apo përdorimi i vulave, stampave dhe formularëve të

falsifikuar, apo paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë përpilimin e

tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

                         Neni 191

Falsifikimi i akteve të gjendjes civile

 Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të

falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë

aktin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 192

Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve

 Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të

dokumenteve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.


                        SEKSIONI   IX
             VEPRA PENALE NE FUSHEN E FALIMENTIMIT
                         Neni 193

Falimentimi i provokuar

 Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 194

Fshehja e gjendjes së falimentimit

 Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e

personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 195

Fshehja e pasurisë pas falimentimit

 Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me

qëllim që t'u shmanget pasojave të tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 196

Shkelja e detyrimeve

 Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi

të me rastin e falimentimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.


                         SEKSIONI  X
            ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJERAVE TE FATIT
                         Neni 197

Organizimi i llotarive të palejuara

 Organizimi i llotarive, lojrav të fatit apo bixhozit, në

kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 198

Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara

 Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e

llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.


                         SEKSIONI   XI
      VEPRA PENALE QE CENOJNE  RREGJIMIN JURIDIK TE TOKES
                         Neni 199

Shpërdorimi i tokës

 Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën

kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

                         Neni 200

Pushtimi i tokës

 Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë

ose me burgim gjer në dy vjet.


                        K R E U   IV
              VEPRA PENALE KUNDER MJEDISIT
                         Neni 201

Ndotja e ajrit

 Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të

tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e

shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 202

Transportimi i mbeturinave toksike

 Transportimi tranzit apo depozitimi në territorin shqiptar të

mbeturinave toksike dhe radioaktive, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

 Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e

shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 203

Ndotja e ujërave

 Ndotja e ujërave të deteve, lumenjve, liqeneve apo burimeve të

rrjetit grumbullues e shpërndarës të ujërave me lëndë toksike, radioaktive apo substanca të tjera, që prishin ekuilibrin ekologjik, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

 Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e

shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 204

Peshkimi i ndaluar

 Peshkimi në kohë, me mjete, vende dhe mënyra të ndaluara përbën

kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 Peshkimi i kryer me mjete të rrezikut të përbashkët si eksploziv,

lëndë helmuese etj., përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 205

Prerja e paligjshme e pyjeve

 Prerja apo dëmtimi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të

ndaluara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 206

Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë

 Prerja e drurëve dekorativë dhe dëmtimi i lulishteve dhe parqeve

nëpër qytete përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.

 Prerja e drurëve në pemëtore, ullishta e vreshta, pasi është

refuzuar më parë leja e prerjes nga organet kompetente, përbën kundërvajtje penale e dënohet me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 207

Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve

 Shkelja e rregullave për karantinën e bimëve apo të kafshëve, kur

ka sjellë pasoja të rënda materiale ose që rrezikojnë jetën e shëndetin e njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.


                            KREU  V
            KRIME KUNDER PAVARESISE DHE RENDIT KUSHTETUES
                          SEKSIONI I
              KRIME KUNDER PAVARESISE DHE INTEGRITETIT
                         Neni 208

Dorëzimi i territorit

 Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo

fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.


                         Neni 209

Dorëzimi i forcave të armatosura

 Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i forcave të armatosura apo

materialeve mbrojtëse ose furnizimi me armë e municion i një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 210

Marrëveshja për dorëzim territori

 Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim

pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 211

Provokimi i luftës

 Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të vënë

Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 212

Marrëveshja për ndërhyrje të armatosur

 Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për të shkaktuar

ndërhyrje të armatosur kundër territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 213

Dhënia e informatave sekrete

 Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo

lloji tjetër një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 214

Sigurimi i informatave

 Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo

lloji tjetër, me qëllim që t'i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 215

Dëmtimi i objekteve mbrojtëse

 Shkatërrimi apo dëmtimi i mjeteve, pajisjeve, aparaturave,

armatimit, teknikës luftarake apo objekteve mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 216

Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake

 Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të shkatërruar ose dëmtuar

pajisjet, aparaturat, armatimin, mjetet e teknikës luftarake apo objektet mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 217


Marrja e shpërblimeve

 Marrja apo marrëveshja për të marrë shpërblim apo përfitime të

tjera materiale, për të kryer në favor të shteteve apo fuqive të huaja një nga krimet e parashikuara në këtë seksion, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 218

Vënia në shërbim të shteteve të huaja

 Vënia në shërbim të një shteti apo një fuqie të huaj të çdo

shtetasi shqiptar, me qëllim kryerjen e veprave kundër pavarësisë dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.


                       SEKSIONI  II
                KRIME KUNDER RENDIT KUSHTETUES
                         Neni 219

Atentati

 Kryerja e vrasjeve, rrëmbimeve, torturave apo akteve të tjera të

dhunës kundër përfaqësuesve më të lartë të shtetit, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 220

Komploti

 Marrja e vendimeve dhe krijimi i kushteve materiale nga një grup

njerëzish për të kryer atentat dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 221

Kryengritja

 Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash

apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.

 Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme

dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 222

Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

 Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo

organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t'iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 223

Thirrjet publike për veprime të dhunshme

 Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër

rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 224

Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese

 Krijimi apo pjesëmarrja në parti, organizata apo shoqata që

synojnë përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Rikrijimi i një partie, organizate ose shoqate të shpërndarë si

antikushtetuese apo vazhdimi i veprimtarisë në mënyrë të fshehtë ose të hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

                         Neni 225

Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese

 Shpërndarja e shkrimeve apo përdorimi i simboleve që i përkasin

një partie, organizate apo shoqate antikushtetuese ose që është e shpërndarë si e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga

jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.


                           KREU  VI
          KRIME QE CENOJNE MARREDHENIET ME SHTETET E TJERA
                         Neni 226

Veprat e dhunshme ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja

 Kryerja e veprave të dhunshme ndaj kryetarëve, anëtarëve të

qeverisë, parlamentarëve të shteteve të huaja, përfaqësuesve diplomatikë, apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 227

Fyerja ndaj përfaqësuesve te shteteve të huaja

 Fyerja e bërë ndaj kryetarëve,anëtarëve të qeverisë,

parlamentarëve të shteteve të tjera, përfaqësuesve diplomatikë apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 228

Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës të përfaqësuesve të huaj

 Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit,

mjeteve të transportit të përfaqësuesve të shteteve të huaja dhe organizmave të njohur ndërkombëtarë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë

sjellë ndërlikime në marrëdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 229

Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit

 Përdorimi i fjalëve ose kryerja e veprimeve që botërisht fyejnë

flamurin, stemën, himnin e shteteve të huaja apo organizmave të njohur ndërkombëtarë, si dhe heqja, prishja, bërja e papërdorshme e flamurit, e stemës së ekspozuar në institucione zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.


                         KREU   VII
                      AKTET TERRORISTE
                         Neni 230

Aktet terroriste

 Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit të

njerëzve, lirisë vetjake nëpërmjet rrëmbimit të tyre apo të mjeteve të udhëtimit masiv, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 231

Veprat e dhunshme ndaj pasurisë

 Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj pasurisë nëpërmjet

vjedhjeve, dëmtimeve e shkatërrimeve masive, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 232

Shpërndarja e substancave të rrezikshme

 Shpërndarja në atmosferë, në tokë apo në ujë e substancave që

përbëjnë rrezik për jetën e shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e pasigurisë në masë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 233

Krijimi i turmave të armatosura

 Krijimi i turmave të armatosura për t'iu kundërvënë rendit publik

me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 234

Prodhimi i armëve luftarake

 Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike,

biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         KREU  VIII
             KRIME KUNDER AUTORITETIT TE SHTETIT
                        SEKSIONI   I

VEPRA PENALE KUNDER VEPRIMTARISE SHTETERORE TE KRYERA NGA SHTETASIT

                         Neni 235

Kundërshtimi i punonjësit që kryhen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik

 Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryhen një detyrë

shtetërore apo një shërbim publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën apo shërbimin sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 Po kjo vepër e kryer me dhunë fizike, dënohet me gjobë ose me

burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 236

Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

 Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik,

me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Po kjo vepër e kryer me dhunë fizike, dënohet me burgim nga dy

gjer në shtatë vjet.

                         Neni 237

Goditjet për shkak të detyrës

 Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen

një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 238

Kanosja për shkak të detyrës

 Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet

punonjësit që kryhen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 239

Fyerja për shkak të detyrës

 Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë

shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 Po kjo vepër e kryer botërisht, përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 240

Shpifja për shkak të detyrës

 Shpifja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një dtyrë

shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Po kjo vepër e kryer botërisht, përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 241

Shpifja ndaj Presidentit të Republikës

 Shpifja e qëllimshme ndaj Presidentit të Republikës dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 242

Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik

 Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të.policisë së

rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 243

Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore

 Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesëtarit të

familjes së një personi që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, për të penguar në kryerjen e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 244

Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore

 Propozimi për shpërblime, dhurata ose përfitime të tjera që i

bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, që të kryejë apo moskryejë një veprim që lidhet me detyrën apo shërbimin, apo të përdorë ndikimin e tij në autoritetet e tjera për të siguruar favorizime, dallime e çdo përfitim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 245

Dhënia e shpërblimit punonjësit që kryen një detyrë shtetërore

 Dhënia e shpërblimeve ose përfitimeve të tjera punonjësit që

kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik për të kryer apo për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo shërbimin, apo të përdorë ndikimin e tij në autoritetet e tjera për të siguruar favorizime, dallime e çdo përfitim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 246

Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore

 Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me

kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë,

dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 247

Mbajtja pa të drejtë e uniformës

 Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e në dokumenti ose e një shenje

dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë,

dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.


                           SEKSIONI  II
     VEPRA PENALE KUNDER VEPRIMTARISE SHTETERORE TE KRYERA NGA   
            PUNONJESIT SHTETERORE OSE NE SHERBIM PUBLIK
                         Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

 Kryerja e veprimeve që synojnë të pengojnë zbatimin e ligjit nga

personi i ngarkuar me një funksion shtetëror, kur nga veprime të tilla u janë shkaktuar pasoja të rënda interesave të shtetasve ose atyre shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 249

Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij

 Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit

publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 250

Kryerja e veprimeve arbitrare

 Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhërave arbitrare, nga ana e

punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 251

Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme

 Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të

ndërpritet gjendja e paligjshmërisë si rezultat i një veprimi arbitrar, që ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit të ngarkuar me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 252

Mbajtja në burg pa vendim

 Mbajtja në burg, pa vendim të organit kompetent ose tej afatit të

caktuar në vendim apo në ligj, prej personit të ngarkuar me detyrën e administratorit të burgut, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 253

Shkelja e barazisë së shtetasve

 Kryerja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj, nga ana e

punonjësit me funksion shtetëror apo në shërbim publik, të dallimeve mbi bazë origjine, seksi, gjendjes shëndetësore, bindjeve fetare, politike, të veprimtarisë sindikale ose për shkak të përkatësisë në një etni, komb, racë apo fe të caktuar, që konsiston në krijimin e privilegjeve të padrejta ose në refuzimin e një të drejte ose përfitimi që buron nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 254

Shkelja e paprekshmërisë së banesës

 Hyrja në banesë, pa pëlqimin e personit që banon në të, prej

punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 255

Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës

 Dhënia e urdhërave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin,

leximin dhe përhapjen e korrespondencës postare ose që prish, vështirëson, ve nën kontroll ose përgjon korrespondencën telefonike apo të çdo mjeti tjetër të komunikimit, nga ana e punonjësit të ngarkuar me funksion shtetëror ose në shërbim publik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 256

Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti

 Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose  financimeve të

dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t'u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                        Neni 257

Përfitimi i paligjshëm i interesave

 Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, nga

persona me funksione shtetërore apo shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në momentin e kryerjes së veprimit ka pasur detyrën e mbikëqyrjes, administrimit ose likuidimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

                         Neni 258

Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

 Kryerja nga personi i ngarkuar në funksione shtetërore apo në

shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 259

Kërkim për dhënie mite

 Kryerja e veprimeve nga punonjësi i ngarkuar me funksion

shtetëror apo në shërbim publik, për të kërkuar ose urdhëruar dhënien e shpërblimeve që nuk i takojnë ose më shumë nga sa i takojnë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

                         Neni 260

Marrja e mitës

 Marrja e shpërblimeve, dhuratave ose përfitimeve të tjera prej

punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim publik e në ushtrim të tyre, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me funksionin apo shërbimin ose për të përdorur ndikimin pranë autoriteteve të ndryshme për t'i siguruar çdo personi favorizime, dallime, vende pune e përfitime të tjera, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.


                         SEKSIONI III
         VEPRA PENALE KUNDER RENDIT DHE SIGURISE PUBLIKE
                         Neni 261

Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar

 Kryerja e veprimeve për të penguar shtetasit për të ushtruar

lirinë e shprehjes së mendimit, të grumbullimit apo të manifestimit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 262

Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme

 Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në

sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe

pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 263

Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur

 Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me

pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e

personave të armatosur përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 264

Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë

 Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo tëmos

marrë pjesë në grevë ose krijimi i pengesave dhe vështirësive për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 265

Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve

 Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare,

si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 266

Thirrja për urrejtje nacionale

 Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje

kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 267

Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik

 Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me

shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 268

Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj

 Poshtërimi, botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së

shkrimeve, i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit ose heqja, dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo e stemës së Republikës të Shqipërisë të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 269

Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike

 Pengimi me dhunë i veprimtarisë së ligjshme të partive,

organizatave apo shoqatave politike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 270

Rebelimi i të burgosurve

 Përdorimi i dhunës, nga ana e të burgosurve ndaj punonjësit që

kryen një detyrë shtetërore apo në shërbim publik, që bëhet për ta penguar në ushtrimin e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të veprimtarisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur dhuna ushtrohet nga një grup personash ose shoqërohet me

trazira e çrregullime apo me kërcënime e frikësime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 271

Disinformimi i ekipeve të urgjencës

 Disinformimi me dashje i ekipeve të urgjencës për të prishur

gatishmërinë e tyre, e bërë me çdo mjet lajmërimi e thirrjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 272

Njoftimi i rremë në organet e rendit

 Njoftimi i rremë i bërë në organet e rendit, për kryerjen e një

vepre penale, për t'i vënë ato në gjendje gatishmërie dhe alarmi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 273

Largimi nga vendi i aksidentit

 Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të

çdo mjeti të motorizuar, për t'u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 274


Prishja e qetësisë publike

 Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit,

krijimi i zhurmave shqetësuese si, me në të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 275

Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike

 Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur

qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 276

Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq

 Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq ose Gjysëm

Hënës së Kuqe, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i

shëndetit të njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 277

Vetëgjyqësia

 Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton

se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

                         Neni 278

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

 Prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo

minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

 Mbajtja, blerja ose shitja e armëve, bombave apo minave pa lejen

e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

 Mbajtja e fishekëve të armëve të lehta luftarake pa leje të

organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

                         Neni 279

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta

    Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa

leje të organeve kompetente, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 280

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive

 Prodhimi, mbajtja, shitja ose blerja e armëve të gjuetisë ose

sportive, si dhe e municioneve të tyre, pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 281

Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese

 Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin,

përdorimin, ruajtjen, tranportiin dhe shitjen e lëndëve helmuese me efekt të fortë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i

shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 282

Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive

 Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin,

përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose ne burgim gjer në dy vjet.

 Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i

shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 283

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

 Prodhimi, përzierja, përgatitja, shpërndarja, mbajtja, ofrimi për

shitje, shitja, shpërndarja me çdo mënyrë, transportimi i çdo lloj droge narkotike ose substance psikotrope në kundërshtim me dispozitat ligjore, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen

me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

                         Neni 284

Kultivimi i bimëve narkotike

 Kultivimi i bimëve apo tregtimi i farërave që shërbejnë për

prodhim të drogës narkotike apo substancave psikotrope pa leje, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen

me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 285

Mbajtja e pajisjeve për prodhimin e narkotikëve

 Mbajtja, prodhimi, transferimi, shpërndarja e pajisjeve, e

materialeve apo e substancave që janë përdorur ose do të përdoren për prodhimin e drogës narkotike apo substancave psikotrope, dënohen me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 286

Nxitja për përdorimin e drogës

 Nxitja e të tjerëve për përdorimin e drogës narkotike ose të

substancave psikotrope apo injektimi i tyre pa pëlqimin e të dëmtuarit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në

institucione penale, shkollore, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 287

Tjetërsimi i pasurisë

 Tjetërsimi, transferimi, fshehja, zhdukja e natyrës, e burimit,

e përkatësisë së pasurisë të vënë nga krimet, dënohen me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 288

Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin

 Prodhimi, importimi, ruajtja dhe shitja e ushqimeve, pijeve dhe

lëndëve të tjera, e barnave të rrezikshme ose të dëmshme për jetën e shëndetin, si dhe futja në rodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, kur nga këto vepra ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i

shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

                         Neni 289

Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë

 Shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit

ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e Këshillit të Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjienës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë

i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

                         Neni 290

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

 Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar

vdekjen, plagosjen e rëndë të një personi ose plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë

e disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

                         Neni 291

Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi

 Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në

gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

                         Neni 292

Shkelja e disiplinës së punës në transport

 Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor, ujor ose

ajror prej punonjësve të këtij transporti, që ka shkaktuar vdekjen ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të personit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë

i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

                         Neni 293

Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit

 Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit

të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.


                        SEKSIONI   IV
        VEPRA PENALE KUNDER SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETERORE
                         Neni 294

Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar

 Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes

së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim

gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 295

Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit

 Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes

së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim

gjer në pesë vjet.

                         Neni 296

Humbja e dokumenteve sekrete

 Humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të

njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 297

Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror

 Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje

penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 298

Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

 Vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të

fluturimit apo i mjeteve të tjera të transportit, me qëllim për të ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me gjobë ose me

burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 299

Shkelja e rregullave mbi fluturimet

 Shkelja e rregullave mbi fluturimet ndërkombëtare si, hyrja ose

dalja nga territori i Republikës së Shqipërisë pa leje fluturimi, mosrespektimi i vijave të fluturimit, i vendeve të zbritjes, i korridoreve ajrore apo lartësisë të caktuar të fluturimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.


                              KREU  IX
                    VEPRA PENALE KUNDER DREJTESISE
                         Neni 300

Moskallzimi i krimit

 Moskallzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet

e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Përjashtohen nga detyrimi për kallzim të paralindurit dhe të

paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit.

                         Neni 301

Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

 Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës

penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 302

Përkrahja e autorit të krimit

 Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera

për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t'i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të

paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit.

                         Neni 303

Fshehja ose asgjësimi i kufomës

 Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e vrasjes

apo të veprave të tjera të dhunshme, e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit që t'i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 304

Detyrimi për të kallzuar provën

 Mosparaqitja menjëherë për të kallzuar ose dëshmuar para organeve

të prokurorisë, gjykatës apo organeve të rendit, për provën e njohur që e bën të pafajshëm një preson tjetër që akuzohet ose është dënuar për një vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 Përjashtohen nga detyrimi për kallzim autori i veprës penale, si

dhe personat që vijnë në dijeni të provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallzojnë e dëshmojnë për të.

                         Neni 305

Kallzimi i rremë

 Kallzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose

për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 306

Dëshmia e rreme

 Dëshmia e rreme e bërë përpara organit të ndjekjes penale ose

gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër

të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 307

Refuzimi për të dëshmuar

 Refuzimi për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen

e një vepre penale apo të autorit të saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi ap çdo

interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 308

Përkthimi i rremë

 Shtrëmbërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo shkrimi

të dhënë për përkthim nga organet e ndjekjes penale apo gjykata ose përkthimi i rremë përpara tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 Kur përkthimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes

tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 309

Ekspertimi i rremë

 Dhënia me dashje e rezultateve të rreme në raportet e ekspertimit

të bëra me shkrim apo me gojë përpara organeve të ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 Kur ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes

tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 310

Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit

 Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, pa shkaqe

të arsyeshme ose mospranimi prej tyre për të kryer detyrat e caktuara nga organi i ndjekjes penale ose gjykata, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

                         Neni 311

Kanosja për të mos kallzuar

 Kanosja që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale me qëllim që të

mos kallzojë, të mos ankohet apo të tërheqë kallzimin apo ankimin e bërë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 312

Korruptimi ose kanosja për dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë

 Propozimi ose dhënia e shpërblimeve, dhuratave apo përfitimeve të

tjera ose kanosja apo vepra të tjera dhune që i bëhen personit për të siguruar dëshmi, ekspertim apo përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 313

Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale

 Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një

personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 314

Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve

 Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e

hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 315

Dhënia e një vendimi të padrejtë

    Dhënia e një vendimi gjyqësor përfundimtar që dihet që është

i padrejtë dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

                         Neni 316

Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit

 Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i

bëhen gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

                         Neni 317

Kanosja e gjyqtarit

 Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues,

prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 318

Fyerja e gjyqtarit

 Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit,

avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 319

Kërkimi apo marrja e shpërblimit

 Kërkimi apo marrje të padrejta të shpërblimeve, dhuratave dhe

përfitimeve të tjera, si edhe sigurimi i premtimeve për to, nga ana e gjyqtarit, çdo anëtari të trupit gjykues, prokurorit, çdo arbitri të caktuar për një çështje, me qëllim që të kryejë a të moskryejë një veprim që lidhet me funksionin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 Ndërmjetësimi i bërë nga personi që ka interes për çështjen ose

nga çdo person tjetër për shpërblime, dhurata apo përfitime të tjera ndaj personave të cituar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 320

Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës

 Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve

për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 321

Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës

 Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në

lidhje me detyrimet e lindura nga dëmtimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 322

Prishja e vulave dhe shenjave

 Prishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura mbi

sende të ndryshme nga organet e ndjekjes penale dhe gjyqësore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

                         Neni 323

Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit

 Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga

vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

 Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve,

substancave zjarrvënëse, eksplozive dhe helmuese dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 324

Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim

 Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve, të ndaluarit, të

arrestuarit apo të burgosurit, me qëllim për t'u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

 Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen, mbikqyrjen

apo transportimin, ose që për shkak të funksionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi apo të ketë lidhje me të ndaluar, arrestuar apo të burgosur, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

                           KREU  X

VEPRA PENALE QE PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN

         DEMOKRATIK TE ZGJEDHJEVE
                         Neni 325

Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese

 Pengimi me dhunë apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve elektorale

për të zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës së zgjedhjeve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

                         Neni 326

Falsifikimi i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve

 Paraqitja në dokumentet e zgjedhjeve të të dhënave, rrethanave,

shifrave që dihen se janë të pasakta, përpilimi i dokumenteve falso ose zëvëndësimi i të saktave me të rreme, i bërë nga personat e ngarkuar me përpilimin, vlerësimin, nxjerrjen e rezultateve apo ruajtjen e dokumenteve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

                         Neni 327

Shkelja e fshehtësisë së votimit

 Shkelja e fshehtësisë së votimit nga ana e personave të ngarkuar

me zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 328

Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve

 Ofrimi ose dhënia e të hollave, bërja e premtimeve për vende pune

ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 Pranimi i të hollave, premtimeve dhe favorizimeve të tjera për të

kryer veprimet e mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

                         Neni 329

Kanosja e zgjedhësit

 Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar pro ose kundër një

kandidati si edhe për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 330

Kanosja e kandidatëve

 Kanosja si edhe çdo veprim tjetër i paligjshëm që i bëhet

kandidatit me qëllim që të tërheqë kandidaturën ose që të pengohet për të ushtruar çdo aktivitet të lejuar me ligj gjatë fushatës elektorale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

                         Neni 331

Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

 Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e

kanë të drejtën e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë të drejtë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

                         Neni 332

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

 Shpërdorimi i autoritetit ushtarak nga oficeri ose kuadri

ushtarak për të influencuar në votim tek ushtarakët e tjerë që ka në varësi, me dhënie urdhërash, këshilla apo me çfarëdo lloj propagande, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.


                              KREU   XI
   VEPRA PENALE TE KRYERA NGA BANDA E ARMATOSUR DHE ORGANIZATA   
                             KRIMINALE
                         Neni 333

Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale

 Krijimi i bandës së armatosur apo organizatës kriminale ose

pjesëmarrja në to, me qëllim për kryerjen e krimeve, dënohet nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

                         Neni 334

Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale

 I. Kryerja e krimeve nga banda e armatosur apo organizata

kriminale do të dënohet sipas dispozitave penale përkatëse duke shtuar dënimin për krimin e kryer edhe me pesë vjet burgim të tjera, kur dispozita referuese përmban dënim me burgim dhe një lloj dënimi më i lehtë, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.

 II. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo

me burgim të përjetshëm a me vdekje, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm a me vdekje.

 III. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me

burgim të përjetshëm a me vdekje, dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje.

                         Neni 335
       Ky Kod hyn në fuqi më 1 qershor 1995. Aktet ligjore që

shfuqizohen, si dhe efektet dhe mënyra e hyrjes së tij në fuqi, do të caktohen me ligj të veçantë.