Kodi Civil/6
PARASHKRIMI I PADISË DHE DEKADENCA E TE DREJTAVE DISPOZITA TE PËRGJITHSHME (nenet 92 - 11) | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Neni 112 - E drejta e padisë që nuk është ushtruar brenda afatit të caktuar në ligj, shuhet dhe nuk mund të realizohet më me anë të gjykatës ose të organit tjetër kompetent.
Neni 113 - Nuk parashkruhen:
Nuk parashkruhen edhe kërkesat për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve që janë të lidhura me padi, për të cilat nuk zbatohet parashkrimi.
Neni 114 - Kur në ligj nuk është parashikuar ndryshe, parashkruhen brenda dhjetë vjetëve të gjitha paditë midis personave juridikë, midis këtyre dhe personave fizikë, si dhe midis vetë personave fizikë. Neni 115 - Parashkruhen brenda afateve prej:
Paditë e tjera parashkruhen brenda afateve të posaçme të caktuara në këtë Kod ose në ligje të tjera. Neni 116 - Është e pavlefshme marrëveshja e palëve për ndryshimin e afateve të parashkrimit dhe e çdo dispozite të këtij kreu. Neni 117 - Afati i parashkrimit fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë. Neni 118 - Në detyrimet kontraktore të lidhura me afat ekzekutimi, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur është plotësuar ky afat. Kur detyrimi është i përbërë nga pagesa periodike, për secilën prej tyre afati i parashkrimit fillon në mënyrë të veçantë. Për detyrimet kontraktore të lidhura pa afat dhe për detyrimet që ekzekutohen me kërkesën e kreditorit, afati i parashkrimit fillon nga dita kur ka lindur detyrimi. Neni 119 - Për kërkimin e sendit, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur pronari ka marrë ose duhej të merrte dijeni për cenimin dhe cenuesin e së drejtës së tij. Neni 120 - Për kërkimin e shpërblimit të dëmit ç'kontraktor, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar. Neni 121 - Për kthimin e shumës së parave ose të sendit që është fituar ose kursyer pa shkak, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për fitimin ose kursimin pa shkak që ka realizuar personi përkatës. Neni 122 - Për kërkimin e trashëgimit, parashkrimi i padisë fillon nga dita e çeljes së trashëgimisë.
Neni 124 - Parashkrimi i padisë për kërkesën kryesore shkakton që të parashkruhen edhe paditë për kërkesat e rrjedhura prej saj, pavarësisht se për këto nuk është plotësuar ende afati përkatës.
Neni 125 - Parashkrimi i plotësuar nuk mund të merret parasysh nga gjykata ose organi tjetër kompetent me nismën e vet, por vetëm me kërkesën e palës së interesuar.
Neni 126 - Heqja dorë nga parashkrimi lejohet vetëm pasi të jetë plotësuar afati i tij. Neni 127 - Pretendimi se afati i parashkrimit është plotësuar mund të ushtrohet edhe nga kreditorët dhe nga kushdo që ka interes, në rastet kur pala përkatëse e ka ushtruar vetë.
Neni 128 - Debitori që ka përmbushur detyrimin e tij pas plotësimit të parashkrimit, nuk mund të kërkojë kthimin e shumës së parave ose të sendit, që ka dhënë vullnetarisht, edhe sikur të mos dinte se ishte plotësuar afati i parashkrimit.
|