Kasata
Appearance
Kasatë me manaferra
Përbërësit: Për 4 persona: 300 g manaferra, 1 limon, 200 g sheqer, 1/2 L ujë.
Përgatitja: Në një tenxhere vendosni ujin me sheqerin, ngroheni dhe lëreni të shkrijë, hidheni në një tas dhe lëreni të ftohet. Pastroni e lani manaferrat shtypini në makinën e posaçme duke mbledhur lëngun në enë, shtoni lëngun e limonit të filtruar në kullesë dhe shërbetin e përgatitur në fillim. Hidheni masën nëpër forma për kasata dhe vendoseni në frigorifer.