Kap. III Kruja e qarku i saj bërthâmë e Shqipnís mesjetore; Dr. Ludwig v. Thallóczy und Dr. Konstantin Jireèek: ''Zwei Urkunden aus Nordalbanien'', 125-151
Në fund të këtij kapitulli kanë për t'u botue tekstet deri tash të panjohun qi i përkasin Shqipnís së Veriut (A). Njani prej këtyne âsht nji lejë kalimi prej anës së Princit Gjon Kastrioti, t'et të Gjergj Katrijotit a Skanderbegut, lëshuem slavisht në vjetën 1420 Ragusanvet e kumtuem prej Prof. Jireèekut, qi e ka gjetun n'arqivë të Raguzës; tjetri nji dekret privilegjash a venomesh i Mbretit Alfons V (I) (A-1) t'Aragonís e të Naplit (1416-1458) dhânë qytetit të Krujës në kohë të Skanderbegut (1457) me vërtetimin tepër të rândsishëm të privilegjave të vjetra byzantine e sërbe të këtij kryevêndi të maleve të Shqipnís verijore: ky u zbulue n'arqivë të Barcelonës prej Dr. Ludwig Thallóczy-t, drejtuer arqivet.
Këta dokumenta i përkasin shi nj'atyne viseve në të cilat emni'i Shqipnís âsht familjar qyshë prej kohës s'Ilirve të motshëm e qi andej ky emën u shtrî larg përmbi nji qark të gjânë qyshë prej gjymsës së dytë të mesjetës. Fisi ilir Albanôn, me qytetin‘Albanópolis, përmêndet ke Ptolomeo në kohën perëndorake të Romës ndër malet e pjesës perëndimore të provincës së Maqedonís (B) t'asaj pjese qi shtrihej deri ke deti Adrijatik e afër kufijve jugorë të provincës fqinjë të Dalmatís, e cila përfshinte në Jugë dhe Shkodrën e Leshën; pra mû ndër malet e Krujës. Hahn-i mendon se ky qyteti' Albanópolis ka qênë ai i gërmadhave qi gjinden në Skorteshe2 përfund rrânxës perëndimore të malit të Krujës e pranë nji katundi të quejtun Fund Graçe (sl. Gradëcë=kështjell). Në mesjetën byzantine, kur ajo krahinë i përkiste provincës (themës) së Durrsit, ka kalue nji kohë e gjatë pa lânë gjurma të sigurta përmbi hollsít e gjeografís provincore të bregut t'Adrijatikut. Por në qv.XI na del emn'i vjetër i fisit t'Albanvet për me shënue paslindsit e Ilirve të motshëm qi kishin jetue ndër ato male dhe malsít e përfshime në katërkândshin ndërmjet Shkodrës, Durrsit, Ohrit e Prizrenit. Së pari Mhill Attaleiates në historín e kryengritjeve ushtarake plasun në Durrës prej Maniakvet në 1042 e prej Vasilakvet në 1078 përmênd ‘Albanoi-t ase ‘Arvanîtai-t . Anna Komnena shquen në historín e t'et, të Perëndorit Aleks Komnnenos (1081-1118), vêndin ´Árbanon gjatë udhës Durrës-Dibër me qafa, shtigje malesh e qyteza, dhe popullin e ‘Arbánôn- ase ‘Arbanitônvet. Gjergj Akropoliti, i cili si sundimtar byzantin i ka pamë vetë me sy këto krahina në qv.XIII, e quen vêndin me qytetin e Krujës' Álbanon dhe popullin ‘Albanîtai, të cilët mâ vonë te Kantakuzeni et. janë shkrue si 'Albanoí. Ndër burime të shkrueme latinisht, sidomos kishtare, emn'i vêndit âsht shënue Arbanum e ai i popullit Arbanenses, Albanenses, prej kah mbandej italisht Albanese, Arbanese. Slavisht populli quhej Arëbanasi. Emni Arbanasi këndohet ndër poezí të vjetra dalmatine sidhe ndër kângë popullore te Bogishiqi e Vuka, por sod ndihet vetëm në Jugë, veçan në Raguzë e Mal të Zi, ku Arbanas don me thânë nji Shqiptar katholik. Në Bullgarí e në Serbí ka hymë me nji formë mâ të re, si Arnaut, Arnautin, nga emni tyrqisht, marrë edhe ky nga greqishtj'e re 'Arvanítês. Vêndi ‘Arbanon (Álbanon), Arbanum në mesjetë quhej slavisht Rabënë (adj. rabënëski). Ky emën âsht krejt i rregullt nga Arbanum, 'Arbanon, me humbjen e zânores së huej fillimtare ashtu siç âsht bâmë slavisht Rasha nga Arsia, Labin, nga Albona (n'Istrí), Rab nga Arba (ndër ishujt e Dalmatís), Lom nga Almus (në Bullgarí) et.
Qi Kruja ka qênë qêndra e këtij Arbanumi mesjetar, s'ka pikë dyshimi. Këta vërtetohet prej përshkrimit të vêndit të Anna Komnena, prej deshmís s'Akropolitit sidhe prej titullit të Tyrkut Ballabanbeg (B-1), i cili në 1415 titullohej "subaša kruiski i rabanski" (subash i Krujës e i Arbnit) dhe sundonte "Krui i arbanašku zemlio" (Krujën dhe tokën shqiptare). Identitet'i vêndit e i peshkopís s'Arbanumit me atê të Krujës âsht provue tash vonë në shënimet e bukura qi u ka bâmë Marin S. Drinovi mbi letrat e Kryepeshkopit Dhimitër Chomationos Notitia episcopatuum dhe botuem "Vizantijski Vremenik"(blê I, f.332-340) te Parthej (Hieroclis Synecdemus et Notitiae graecae episcopatuum, Berlin, 1866, f.124-125, 220), hartuem pa dyshim para qv.XI, numron nën metropolitin e Durrsit 15 peshkopi të Stephaniakôn afër Vlonës, Khounaias ndërmejt Durrsit e maleve t'anës perëndimore të luginës së Matës të Krlon'Elissóû (Lissus, tash Leshja) të Diokleías në Doklén romake ase qarkun e saj të Skodrôn (Shkodra) të Dribástou, Paláthôn të Glabinítzas (Glavënica në Visio të Danielit ) afër Vlonës të Aulôneías, të Aukinídôn -jo Lychnidos, por Olcinium, Dulcigno, në sërbishten e vjetër Dëcinë t'Antibáreôs (Tivari, ku qyshë prej qv.XI kishte nji kryepeshkopí katholike), të Tserníkou (ndoshta në krahinën e soçme të Çermënikës), të Poulcheropóleôs (ndoshta Bêlgrad, tash Berat) të Graditzíou (Gradëcë, Byllis'i moçëm në lindje të Vlonës, gërmadhat e të cilit gjinden afër fshatit Gradica). Arbanumi këtu mungon, e arsyeja âsht se shkonte nën peshkopin e Krujës- Kroaí. Simbas Farlatit e Coletit n'Illyricum sacrum VII, peshkopët e Arbanumit gjinden të mvarun nga kisha katholike e Tivarit vetëm prej qv.XII, madje âsht pretendue se në qv.XIII ka pasun në të njâjtin djoqez t' "Albanensis" dy peshkopë, nji latin e nji grek, gjâ qi pa tjetër âsht keqmarrveshtje. Farlati njeh peshkopë të veçantë në Krujë, bashkë me ata t'Arbanumit, vetëm tue fillue prej vjetës 1286, dhe shton se mbas pushtimit të Krujës prej Tyrqvet titujt peshkop i Krujës e peshkop i Albanensis u shkrinë përsëri bashkë .
Në qv.XII-XIII edhe krahin'e Pultit (Polatum, slavisht Pilot) i përkiste Arbanumit. Nji peshkop i Peláthôn-it në Notit. Episc. përmêndet qyshë në 877 nën metropolitin grek të Durrsit, por qyshë në qv.XI gjindej nën kryepeshkopin latin të Tivarit. Polatum-i ase Pilot-i ishte shumë mâ i madh se Pulat-i (Pulti) i sodshëm; ai përfshinte gjithë malsín gjatë udhës ndërmjet Shkodrës e Prizrenit. Princ'i fuqishëm shqiptar Karl Topija, qi në mbishkrimin trigjuhësh të vjetës 1381 në monastir të Shën Gjonit afër Elbasanit quhet aúthéntês pásês chôras'Albánon-princeps in Albania dhe gospodinë rabanëski, zotnonte edhe krahinën e sodshme t'Elbasanit. Edhe mbas dokumentavet napolitanë familj'e Topis në 1338 ishte e zonj'e tânë dheut prej ujit të Matës (Maet, te Makushevi shkruem Amaet për a Maet-ke Matja) e te lum'i Shkumbînit (quejtun kështu prej emnit të qytetit të motshëm Scampa; lumi thirrej heret Genusus, në mesjetë Vrego, në veprën e Muzaqit Scombino, në qv.XVI Scumbino nga scampinum ). N'emnin e Matës a-ja shpesh herë na del, si këtu, e zgjatun me zânor e ase, si në traktatin ndërmjet Mbretit sërb Urosh II Milutin e Karlit Valois, me nji ha (Mahat). Ndryshe ê Mátê, te Grekët, na Mati sërbisht ( C ).
Kështu pra krejt krahina qi fillon prej "Alpevet Shqiptare" ndërmjet lumejve të Limit e Drînit e shkon deri ke malet në jugë t'Elbasanit âsht Arbanum. Emn'i Shqipnís dalkadalë rritet e i kapërcen kufijt e ngushtë të ksaj krahine. Bregu linduer i detit Adrijatik shumë kohë dahej ndërmjet Sklavonís (Hërvatís, Dalamatís, mbretnís sërbe) e Romanís. Romanija ishte emni qi përdorej motít rëndom prej Arabvet, Italjanvet, Slavëvet e tjerve për të tânë perëndorín romake të Lindjes e ndër dokumenta raguzanë ende në 1280 Durrsi e në 1310 Vlona (kjo me të vërtetën ishte aso kohe nën zotnimin byzantin) u përfshijshin në të. Mâ vonë emn'i Romanís vjen tue u mbërrudhun kah Greqija e ai i Shqipnís tue u shtrimë edhe mbi breg të detit. Toka e Angjovinve të Naplit rreth Durrsit prej vjetës 1272 e mbrapa quhej zyrtarisht gjithmonë "regnum Albaniae". Qyshë kah fund'i i qv. XIV emn'i Shqipnís shtyhet kah Veriu; ndër akte raguzane në 1386 "Shën Shirgji i Shqipnís" (S.Sergium de Albania) në breg të Buenës, në 1429 Tivari, në 1430 deri Lushtica afër Katorrit e në 1433 Podgorica et. përmênden të përfshime në Shqipní. Nji përshkrim i bâmë afrisht aty kah 1570-a (Starine, b.12, f. 193) e kufizon Shqipnín prej Ulqini deri në Vlonë e ke malet e Himarës. Âsht nji gjâ e dijtun qi edhe krahin' e Katorrit si nën Venedikun ashtu edhe nën Francën kohën e Napoljonit I e para 1848-s nën Austrín âsht quejtun Albaní. Sod emn'i Shqipnís ka mâ fort nji kuptim ethnografik me nji gjânsí shumë të madhe, por të papërcaktueme, sidomos kah an'e përmbrêndshme e mâ tepër kah Juga.
Kruja qëndron ndër malet ndërmjet Elbasanit, Matës e Ishmit (shënuem prej Raguzanvet në qv.XIV-XV Isamo, Yssamo, Dyssamum), simbas kartavet ushtarake t'Austris 604 m.nalt, por nga Lindja e Juglindja e shtrueme prej majash mâ të nalta. Ndërtuem mbi nji shkâmb të përpjetët, mâ të shumtën thik, qi vetëm kah Perëndimi përviret mâ âmbël, me kroje të plotujshme mbrênda fortifikatavet, ndër qv.XVI e XVII ishte e njohun gati si e papushtueshme, "piazza fortissima et inespugnabile", siç e përshkruen Bolizza nga Katorri. Në 1553 Gjustiniani prej Venediku përshkruen pozitën e naltë, "nel mezzo una fontana freschissima, ch'ë cosa maravigliosa" (C-1) dhe pamjen e plotbukurishme; shihen malet e Katorrit e të Tivarit, dheu i Shkodrës, i Ulqinit, i Leshës, i Durrsit, i Tiranës, i Petrelës, mal'i Tomorrit dhe në perëndim nji pjesë e madhe e detit Adrijatik. Nji përshkrim i vjetër prej qv.XVI thotë se Kruja qëndron "sotto un alto monte, ma sopra un dirupo di sasso vivo" ( "nën nji mal të naltë, por mbi nji shkâmb të thatë."), e forcueme me mure të hershme, e pajosun me "fontane vive" ( "kroj qi s'mêjnë") se në medis të qytezës ishte nji "taverna" e mbrênda ksaj nji gurrë, ujët e së cilës mbandej rridhte jashtë në qytet e mujte me sjellë mullîj; se pozitën e kishte të bukur, ajrin të mirë e qi ishte e pasun për drú, voj, drithna e mish nga rrethi. Prej qv. XIX ka përshkrime te Zef Müller-i mjek nga Praga (Albanien, Rumelien et., f.72) e te Konsull Hahn-i (Albanische Studien I, 87). Muret e forta e të nxime rreth e përqark me tabe rrumbullake u shêmbën në 1832 mbas shtypjes së kryengritjes së Mahmut Pashë Bushatit (D). Herët të krishtênët mund të hyjshin mbrênda vetëm ditën e tue vu primë mohamedanët; natën po të shkilshin në Krujë (dmth. mbrênda kalás- Përkthyesi) dënoheshin me vdekje. Nji rrugë pazari e ngushtë, ku burojshin krojna të fortë, të çon në kalá, në të cilën, simbas Hahnit, u gjindshin 80 shtëpí të vorfnish myslimanë, ndonji xhamí e nji kullë sahati; poshtë rreth e rrotull kalás, të dame ndër lagje, nja 700 shtëpí. [Përshkrimi mâ i voni i Krujës âsht ai i Ippen-it, botuem në 1902 në Glasnik të Bosnes, f.190 e tutje, dhe në 1907 ke blêni 10, f.59-65 i Wiss. Mitteilungen aus Bosnien, me 12 fotografí].
Emni i vjen prej krojnash. Byzantinët e shkruejshin Kroaí në formë shumsi. Banorët quheshin Kroitën. Trajta latine e emnit të qytetit ishte Croia ase Cruia (E). Gjinden edhe me emnën Oppidum Croarum (Qytez'e Krutanvet). Mâ të parën herë e gjêjmë të përmêndun ndër akte kishtare. Peshkop'i Krujës mungon ndër lajmet e vjetra të peshkopivet greke nën metropolitët e Durrsit, dhe del mbandej në fillim të qv.XIII në korrespondencën e kryepeshkopit t'Ohrit Dhimitër Chomatianos. Privilegjet e dhâna prej perëndorvet byzantinë, për të cilat bâhet fjalë në konfirmimin e mbretit Alfons, fillojnë me Manuel Komnenin (1147-1180), i cili ndër lufta të tija âsht ndalun edhe në Shqipní. Qyshë në qv.XII-XIII, Kruja ishte selí dynastash shqiptarë qi sundojshin Shqipnín. Akropoliti përmênd në historín e luftave të Perëndorit Gjon Dukas Vatatzes me Despotin Mhill II t'Epirit "tò'en tô Albanô phrourion tas Kroas" ( .....qytez'e Krujës n'Arbni"). Ndër privilegjat e qytetit ka pasun dekrete të këtij perëndori, qi prej përkthyesvet latinë quhet Gjon Dux, dhânë kur u bâ i zot'i këtyne viseve me traktatin e Larisës në 1252, e gjithashtu të të birit, Perëndorit Theodor Laskaris II (1254-1258), nën mbretnímin e të cilit Despoti Mhill II pat nxitun "Albanîtai-t" me çue krye kundra Grekve të Niqés dhe për do kohë pat mbërrîmë me i a hjekun kundrështarit të vet këto vise. Këto luftime ndërmjet Grekvet të Nartës e atyne të Niqés u bânë shkak me u futun mbrênda Frankët si beslidhës të despotit (F). Kruja qe pushtue prej 1272- 1278 prej trupave të Mbretit Karli I t' Angjovinvet. Ky ka qênë kulm'i zotnimit napolitan në Shqipní. Mbas prishjes së madhe qi patën Napolitanët afër Beratit, Kruja u pushtue përsri në 1280 prej Byzantinvet. Prej ksaj kohe rrjedh privilegja e qytetit nga an' e Perëndorit Mhill Paleolog, vdekun në 1282. Kjo privilegjë u vërtetue mbandej edhe prej të birit, Perëndorit Andronik II (1282-1328) me dekretin qi ka mbrênda tânsisht dokument'i ynë të përkthyem në gjuhë latine të datuem në tetuer të të dytit indikcjon; pra, sikur të jetë dhânë dekreti shpejt mbas hypjes së dhânsit në thron, data bie në vjetën 1288-1289 (6797 = 1 shtatuer 1288-31 gusht 1289); e dyta vjetë e cyklit t'indikcjonit kthen mbasandej nën sundimin e gjatë të këtij perëndori, sido qi të jetë, edhe dy herë në 1303-1304 e 1318-1319. Androniku III (1328-1341) qe mâ i mbrapmi perënduer byzantin qi ka zotnue tokat shqiptare e qi siç e kanë përshkrue hollsisht Kantakuzeni e Niqefor Gregoras-i ndër luftat e tija ka qênë atje edhe personalisht.
Trashigimtarë të Byzantinvet u bânë Sërbt. Stefan Dushani i vërtetoi si mbret edhe ai privilegjat e Krujës në qershuer të vjetës 1343. Data ka nji rândsí për kronologjín e asaj kohe. Stefan'i Sërbvet mbas vdekës s'Andronikut III pat lidhun besë me antiperëndorin Gjon Kantakuzenos qi në 1342 qe arratisun në Sërbí. Por beslidhsit u danë qyshë në verë të 1343-s, mbasi Sërbt, tue pasë pushtue njânin mbas tjetrit të gjitha qytetet e Maqedonís, s'kishin mâ nevojë me e mbajtun atë beslidhje. Na shohim në dokumentin e përmêndun qi Stefani njikohsisht kishte pushtue edhe qytetet e Shqipnís së Veriut të sunduem prej Grekvet e i kishte ardhun rendi Shqipnís së Mesme. Në 1345 e 1346 ai merr Kosturin, Beratin dhe Kaninën me gjithë Vlonën. Krali sërb gjithkund i nxitte Shqiptarët kundra Grekvet. Qyshë nga fund'i shekullit XIII kishte fillue ndër banorët e malsive të Shqipnís nji lëvizje zgjânimi kah fushat qi ishin shkretue e shpopullue prej shumë luftimesh të zhvillueme ndërmjet katër zotnuesve të vêndit: perëndorvet byzantinë, despotve t'Epirit, Angjovinve të Naplit dhe Sërbvet. Kurse popullsija blegtorake e malevet përkundrazi ishte shtue, dhe së pari u shtri nji herë kah zonat e qyteteve, por mâ vonë edhe kah Greqija e Veriut, mâ parë e mâ dalë kah Thesalija. Fisniku Mhill Gabrielopulos u premtonte në 1342 arhondve të Fanarit afër Trikalës në Thesalí, se as ai vetë as trashigimtarët e tij s'do të vëndosnin Shqiptarë ndër zonat e qytetevet.
Nji letër e Marino Sanudos në 1325 përshkruen tfillueshëm zbritjen e Shqiptarvet prej malesh kah fushat e Thesalís të shkretueme n'anarki e ndër luftat e Katalonvet. Gjithashtu në 1330 e mbrapa patën vuejtun zonat e qyteteve të Beratit, Kaninës e Vlonës prej barijve e endacakvet malsorë, gjâ qi e shtyni perëndorin Andronik III me u nisun kundra sish me nji ushtrí të komandueme prej tij vetë për me u dhânë nji shuplakë të ndieshme. Mbas ksaj dacke të fortë Grekë e Shqiptarë mbetën ballë për ballë anmiq, gjâ kjo qi va lehtoi shumë Sërbvet veprimet e tyne. Kur Car Stefani pushtoi në 1348 Epirin e Thesalín, krenët e trupave shqiptare u vëndosën deri në Jugë të tokës epirote, deri atëherë greke, mbi pronat e arhondvet e të pronarvet feudalë. Trupat e kryekomandantit sërb Preljub, i cili qe shtymë deri te qyteza e Pteleonit, aso kohe venecjane, qi gjindej në të dalë të gjînit të Volo-s përballë Negropontes, qenë shënue në 1350 prej Venedikasvet si"Albanenses". Privilegja e Krujës, lëshuem prej Stefan Dushanit dhe përsritun në dekretin e mbretit Alfons, tregon se si ka dijtun pushtuesi sërb me e bâmë për vete menjiherë parín e Shqipnís me akte dhuntije.
Kur ra mbretnija sërbe, Krujën e shohim nën zotnim të Karlit të Topís, mâ të fuqishmit dynast shqiptar mbas 1360-s. Në 1329 banonte n'atë qytezë e bija Lena me të shoqin qi ishte nji patric Venediku, Mark Barbarigo, nji "rebellis" i vendit të vet qi aso kohe kishte pushtue Durrsin. Barbarigo në 1394 qe bâmë vasal i Tyrqís, por në fund të fundit shkoi e mbaroi në Venedik i burgosun. Në Krujë i a zû vêndin nji burrë i dytë i Lenë Topís, Kostandini, i biri Gjergj Balshës e i Theodorës. Ky Kostandin, qi kishte edhe Skurajt të vett, qe premë në Durrës nuk dihet se pse, prej Venedikasve në 1402. Në 1403 Kruja gjindet nën zotnimin e kontit Niketa Topija, i cili qe detyrue me vûmë flamurin e Sh. Markut dhe për gjithë vjetë ditën e Shën Mhillit me i çue sundimtarit venecjan të Durrsit dy falkoj (austures). Mbas vdekës së Niketës në 1415 Krujën e sundonte nji qeveritar i Tyrqís, Ballabanbegu, "Subash i Krujës e i Raban-it", ndërsa fqîjt mâ t'afrit të Gjon Kastriotit ishin pushtue edhe ata.
Emn' i Krujës u bâ i njohun e i famshëm në të gjithë Evropën në kohën e Gjergj Kastrijotit a Skanderbegut (1444-1468). Tri herë kanë dalë Sulltanët e Tyrqís vetë në luftë për pushtimin e ksaj qyteze shkâmbi të Shqipnís e të tri herët kot: së pari Murati II e mbasandej Mehmeti II. Mbas vdekës së Skanderbegut Krujën e ruejti nji garnizon venecjan, por edhe ky, mbas nji proje kreshnike, u shtrëngue me i dorzue Sulltan Mehmetit II vetë çelsat e qytezës në 1478. Qyshë atëherë Kruja mbet, si "Ak-Hisar" (e drejta Akça Hisar-Përkthyesi), nji fortesë e rândsishme e Tyrqís në Perëndim nën urdhnat e sanxhakbegut t'Ohrit.
Në 1453 Skanderbegu pat hymë nën hijen e mbretit Alfons. Ky vërtetoi në Napël me 19 prill 1457 privilegjat e "bashkís së qytezës së Krutanvet" (universitas oppidi Croarum). Në kët'akt Skanderbegu s'përmêndet fare; përmênden vetëm peshkopi, kleri, bashkija (communitas) dhe "homines" ( „burra, mashkuj") të qytetit. Në tekst kumtohen dy privilegja, dhânë "ab antiquis imperatoribus". Mû në krye të qytetarvet përmênden kishtarët e fisnikët. Banorët e qytezës zotnojnë vëneshta, ara, ullîshta e të drejta me gjuejtun peshk, kanë bulq (colonos sive agricolas), por pasunija kryesore e tyne janë kullota dimnore, nga të cilat 19 copë të shënueme emën për emën. Ke dyert e qytetit Krutanët ishin të falun prej çdo pagese drush e prej çdo angarije tjetër si në të hymë ashtu në të dalë. Gjithashtu edhe në qytetin e Durrsit ata ishin të lirë me marr'e me dhanë pa kurrfarë taksash doganore, prap siç kishin qênë mësue heret para se të biente kjo skelë kryesore e Shqipnís në dorë të Napolitanvet e mâ vonë të Venecjanvet. Sundimtarët e provincës e financjerët, sidhe komandantat, kështjelltarët e rojtarët e qytezës kishin porosí të forta me u dalë zot të drejtave të Krutanvet.
Përsa u përket familjeve të fuqishme të vêndit, lajmet mâ të parat mbi to gjinden në korrespondencën e Kryepeshkopit Dhimitër Chomatianos. Si mâ i pari dynast i Shqipnís së Veriut del në qv. XII nji Progon, shqiptar me nji emën kombtar të njohun mirë: Progonë ndër dokumentat e Deçanit, shpesh Progano ndër akte venecjane. Ky emën ka qênë kuptue keq prej botuesve të korrespondencës (së sipërpërmêndun) për shkak të përgjasís me fjalën greqishte prógonos= parardhës e prandej edhe shtypun me shkrolën e parë të vogël. Djelmt e Progonit kanë qênë arhondët e parë Gjini e Mitri. Ky i fundit njihet prej dokumentash papnorë (1208-1209) si "arbanensis princeps, judex Albanorum" ("princ shqiptar, sundues i Arbnorvet") nji kundrështar i Venedikasvet, të cilët aso kohe zotnojshin Durrsin. E shoqja Komnena ishte nji e bija e Zhupanit të Madh (mâ vonë i pari mbret sërb i konorzuem), Stefanit të Sërbís, dhe i Evdoqes qi ishte e bija e Perëndorit Aleks III. Mâ vonë vjen për këtë vênd nji perjodë zotnimi qi trashigohet me anën e femnavet. Mbas vdekës së Mitrit sundon në Shqipní, nën Despotín e Epirit (mbandej perënduer) Theodorin, sevastos-i Gregor Kamona, qi qe martue me të vén e Mitrit, krejt në kundrështim me ligjët kishtare, tue qênë se e para grue e tij ka pasë qênë e bija e Gjinit, vllait të Mitrit. Në 1253 bâhet zotnues i Shqipnís nji Golem, i martuem me të bijën e Komnenës sërbe, simbas Drinovit, ase me nji gjiní të Perëndoreshës Irene, simbas Akropolitit (G).
Në qv.XIV dera qi ka sundue mbi këtë vênd malsuer ka qënë ajo e Topís. Kastrijotët fillojnë me u përmêndun vetëm mâ vonë. Ke Spandugino dhe Muzaqi ka gojdhâna për nji origjinë sërbe të këtyne të fundit. Por emni Kastriótês âsht pa dyshim greqisht, prej nji vêndi Kastríon. Elementat greqisht ndër emna familjesh fisnike të Shqipnís, po të merret parasysh zotnimi byzantin shumë shekujsh, s'janë aspak nji gjâ e jashtazakonshme.
Të parën gjurmë të familjes së Kastrijotvet e gjêjmë n'Oborrin e dynastëve slavë të Vlonës, të cilët përmênden prej vjetës 1350 e deri në 1417. Mâ i par'i këtyne dynastve qi e ka pasun selín në Vlonë ka qênë i kunati Carit Stefan Dushan, i vllai së shoqes Jelena, Despoti Gjon Komnenos Asên (1350-1363), qi ishte edhe i vllai Carit bullgar Gjon Aleksandrit; mbas atij vjen nji farefis i vet, ase ndoshta vetë i biri, nji Aleksandër (1366-1368). Në betimin e këtij të fundit, "gospodin Kaninê i Avlonu" (Zotní i Kaninës e i Vlonës), si qytetar nderi i Raguzës (brat od komuna dubrovaèkoga) figurojnë ndër deshmitarët mu në krye "Prodan vojvoda i Nikleuš kefalija vavlonski, Branilo i kefalija kaninski Kastrijot". Pra mâ i moçmi Kastrijot ka qênë vetëm nji nëpunës, komandant qyteze në Kanninë afër Vlonës. Gërmadhat e ksaj qyteze prej tre podash ( mâ i nalti 379 metra përmbi det) janë gjallë edhe sod në juglindje të Vlonës. Simbas tekstit Branilo gján të jetë emn'i Kastrijotit, siç e ka kuptue Hopfi (H). Mâ vonë Kastrijotvet va ndjejmë zânin në Shqipní të Veriut. Mâ së miri e përshkruen fillimin e ksaj dynastije Despot Muzaqi: "Sappiate, com' l'avo del Signor Scanderbeg se chiamò Signor Paulo Castrioto e non hebbe più de due casali, nominati Signa ( mbas Hahnit fshati Sinj'e Epër e Sinj'e Poshtër në Mat) e Gardi-ipostesi (Gardhi i Poshtëri? Përkthyesi)" (Hopf, Chroniques greco-romanes inédites, f.301).I biri Palit Gjoni "se fece Signor della Matia" (ib., f. 298, 301). I biri Gjonit Skanderbegu "dopo che recuperò la Matia, stato paterno, s'insignorí della città de Croia, ch'il padre non l'hebbe" (f. 299) "fu Signore non solum della Matia, ma si fe Signore de Croia, de Dibra, de Birina (Brinje në Mat) cioë de Randisia, Tomorista e Misia e lo paese de Guonimi (pa dyshim, të familjes Jonima, kr. Ruvarac n'Archiv, 17, f. 564) insino alla Marina" ( f. 298-299). Hopfi, Hahni e Makushevi kanë bâmë nji ngatrrim në gjenalogjí tue shtimë në familjen e Kastrijotvet nji Konstandin të Krujës qi, sikurse u dëftye mâ nalt, ka qênë nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit e aqë mâ pak Pal Kastrijoti me të cilin e identifikon Hahni.
Gjon Kastrijoti (Ivanus Castrioti, siç e shënojnë bashkëkohsat) âsht i njohun mirë prej dokumentave t'asaj kohe. Qyshë në 1407 ai thirret "dominum satis potens in partibus Albanie" (zotní mjaft i fuqishëm nder krahina të Shqypnís, ase ma mirë t'Arbnít.). U qe shtrue Venediskavet, qi aso kohe zotnojshin Durrsin, Leshën e Shkodrën. Me 3 prill 1407 senat'i Venedikut, mbas nji shkrese qi kishte prej këtij princi shqiptar, vëndos me hymë fjalmirë për tê pranë papës. Peshkop'i Leshës pat dashun me "occupare duodecim de ecclesiis episcopatus Albanie et illas nititur semovere ab ipso episcopatu Albanie et unire atque reducere sub episcopatu suo".(me zaptue 12 prej kishësh t'ipeshkvijës s'Arbnít e kto (kishë) orvatet (rropatet) me i shkputë prej (asaj) ipeshkvijës s'Arbnít e me bashkue e me i kthye nën ipeshkvijën e vet.) Gjon Kastrijoti protestoi kundra ksaj gjâje tue thânë se këto kisha i përkitshin peshkopit të Shqipnís qyshë 800 vjet parandej e se, po t'i u hiqshin, këta do të shkaktonte nji "maximus tumultus et dissensio inter ecclesias interque nobiles et omnes alios de contracta illa"(poterë e madhe e dasí ndermjet kishave e ndermjet bujarvet e ndermjet tanë per ata shka kje ujdisë.) Ky akt ka nji rândsí të madhe për historín e peshkopís së Shqipnís; "episcopatus Albanie" qi në fillim të qv. XV datonte të drejtat e zotnimit të vet deri 800 vjet parandej, në kohën e Perëndorit Mauricius ase Phokas, s'âsht kurrgjâ tjetër veçse peshkopija e Kroôn-it të burimevet greke, tashmâ patjetër nën zotnim të katholiqvet. Qyshë me 21 mars 1413 Gjoni ishte qytetar i Raguzës, mbas vëndimit të Consilium Rogatorum-it " de acceptando dominum Iuanum Castriot in ciuem et vicinum nostrum, cum omnibus priuilegiis et immnitatibus cum quibus accipiuntur alií ciues facti per gratiam" (mbi pranimin e zotit Gjon Kastriot si qytetas e si shefitar t'onin me të gjitha privilegjet e imunitetet, qi u epen qytetarvet nderi.) (Libri Reformationum 1412-1414 n'arqivë të Raguzës).
Shpejt mbandej Gjonit i u desh me i shtrue sypranís tyrke; në 1416 bâhet edhe ai vasal i Tyrqís si Balshë Strâcimiroviqi, Koja, Bitri, Jonima e komandanti tyrk i qytezës së Krujës (capitaneus castri Croye). Qyshë në 1410 ankohej ambashator'i tij në Venedik sepse "ipsum esse astrictum a Turchis et habere proprium natum in obsidem apud eos et quotidie infestari, ut ipsos Turchos permittat per passus et loca sua descendere ad territoria et loca nostra dominationi subjecta"(ai âsht i shtrënguem nga Tyrqt me pasun djalin e vet peng ndër ta e për ditë âsht nxitun të lejojë Tyrqt me kalue nëper shtigje e vende të tija e me zdrypën ndër krahina e tokë qi janë nen sundim t'onë.). Gjatë luftimevet kundra Balshës u përpoqën shumë Venedikasit për t'a sjellë Gjonin kah an'e tyne si beslidhës. E para ofertë qi u pat bâmë ky në 1411 për t'u lidhun me ta kërkonte prej sish nji ndihmë të përvjetçme njimijë dukatsh e premtonte me vûmë kundra Balshës e çdo anmiku tjetër të Venedikut në Shqipní "equos trecentos Turchorum et equos due mille de suis et plures, si plures erunt necessarii".(300 kual të Tyrqvet dhe 2 mi kual prej të vetësh e ma tepër, po kje nevoja.). Fuqija e madhe e kalorís qi mund të ngrênte mbë kâmbë Gjoni tregon nji gjânsi të madhe të tokës së tij. Marrveshtjet u pezulluen e i filluen disa herë risht. Por kur mbas vdekës së Balshës në 1421 Despoti Stefan Lazareviq i Sërbís u fut në krahinën e Shkodrës si trashigimtar i Balshajvet për me luftue kundra Venecjanvet, Gjoni hyni në marrveshtje me Sërbt tue dërgue të birin ke despoti, veçse pa këputun fillin as me republikën e Sh. Markut. Nji ambashator i Venedikut, Andrea Marcello, udhtonte tinzisht, i veshun si tregtar, për Lesh me dhuntina për t'a fitue prap Gjonin për vete. Prej udhzimevet qi kishte me datën 28 kallnuer 1423, shihet se Gjoni kërkonte nga Venecjanët "illum honorem, quem habuit comes Nicheta" (njatë nderim qi pati konti Niketa Topija.). Ambashatori venecjan e vênte në beft Gjonin mbi rreziqet qi i kërcnoheshin atij e tjerve "domini" për vêndet e tyne, "si dictus dominus despotus dominaretur in partibus illis" (po kje se zoti despot zotnon nder ato krahina.), në rasë qi trupat e Gjonit u gjindshin vërtet në fushimin e despotit përpara Shkodrës, ai duhej t'i tërhiqte mbrapësht. Po atë vjetë, veç, Sërbija e Venediku u ndreqën e bâmë paqë.
Në maj 1426 Gjoni u lutej Raguzanvet qi t'i dërgojshin nji mjek e senati çoi e pyeti mjekun e qytetit Mjeshtër Tomës "si contentus est ire ad Castriotum" (po kje kondend me shkue te Kastriota). Aso kohe (1424-1425) Venecjanët patën kërkue nga Gjoni qi " destriu faciat omnes salinas, quas fieri facit" (t'urdhnojë me rrenue të gjitha kryporet, qi pat lanë me ba.)kryporet e detit diku atje afër Leshës. Mjerisht "capitula"-t e të dërguemve të tij në Venedik ndërmjet 1428-s e 1433-s njihen vetëm nga shënimet e shkurtna të regjistravet, mbasi vetë librat e senatit për 1422-1440-n nuk janë ruejtun. Në korrik të 1428-s Gjoni i lutej Venedikut me anën e Ambashatorit të vet Dom Mitrit qi mos t'a quente përgjegjës në qe se i biri Gjergji (Skanderbegu), qi ishte bâmë mysliman, do të dâmtonte pronat venecjane. Me 18 kallnuer 1430 kshill'i madh i Raguzës vëndosi t'i dërgonte Gjonit nji dhuntí stofnash me nji vlerë 150 perpërsh e ambashatorit të tij Nikoll Sumës nji cohë 50 perpërsh.
Bash atë vjetë, i a mbërrînë Gjonit dit të këqija. Me 29 mars Tyrqit i përlanë Venedikut Selanikun. Si ra ky qytet i rândsishëm nji ushtrí tyrke marshoi kah Epiri dhe pushtoi Janinën; Despotit Karl II Tocco s'i mbet tjetër rrugë veç Jugës së despotatit të tij me Nartën. Nji ushtrí e dytë tyrke nën komandën e Isakut, qi ishte sundimtar i Shkupit, u rras në Shqipní. Toka e Gjon Kastrijotit u pushtue, katër qyteza i u shêmbën, në dy tjera u vûnë garnizone tyrke. Me gjithë këtê Gjoni mundi se mundi me u marrë vesht me Tyrqit e toka e pushtueme i u kthye prapë përveç nji pjese të vogël qi mbet nën sundim t'Isakut. Rreth këtyne ndodhive gjinden disa hollsina në korrespondencën e Raguzanvet deri tash të pabotueme. Me 18 Máj 1430 senat'i Raguzës i shkruente ambashatorit të vet Benedetto Mar de Gondola pranë Vojvodës së Madh Sandalit në Bosne: "De nouelle abiamo questo. Come auanti fo scritto, lo Turcho obtegnj Salonicho et obtegnudo che l'aue parte delle sue gente mando nella Morea e parte contra le tenute e paexe de Iuan Castrioto, lequal ad esso Iuan leuorno quatro forteze, zoe castelle, che gitorno per terra et segondo se diceua, esso Iuan cerchaua sego achordo. Que de più sia seguito, perche nostre barche non son venute questi dì de là, non sapiamo dir. Me 28 máj të njâjtit ambashator i shkruhej " De nouelle altro non abiamo, ne ma che li Turchi, deli quali per altre vi scriuessimo, anno auuto tutta la contrada de Iuan Castrioto e anno gitado per terra tutta le forteze, excepto duo, le qual per se anno fornito e. Et parte della contrada ë data a Turchi e parte n'ë lassada al dicto Iuan. Lo imperador se ritroua sotto la Janina e guereza quelle contrade, che forno del dispoth Exau e del dispoth del Arta" Me 3 qershuer Raguzanët i shkruejshin ambashatorit të vet Niccolo Mich de Resti pranë Oborrit të mbretit të Bosnes prap këto të reja mbi Shqipnín: "Di noue di qua se dice, el Turcho auer tolto tute le forteze a Iuan Castrioti e quelle auer ruinato excetto due, le qual a posto in man e guardia di Turchi e la contrata auer renduta a Iuan, saluo alguna particella, data a Isach, e la hoste mazor parte a licentiado, excetto una particula, chi ë rimasta a guerizar el despoto de la Janina, e lo imperador e andato in Andrinopoli con la sua corte". Kryekomandanti tyrk, i shoqnuem prej nji djali të despotit sërb, u fut në zonën venecjane të Shkodrës e në tokën e Gojçin Crnojeviçit. Përmbi këtê i shkruhej Gondolas me 30 qershuer: "De noelle abiamo, che Ysach col fiol del signor despoth son venutj in Zenta et anno arobado e predado la contrada de Goizin e de la Signoria de Venexia fin sotto Scutarj". (Krejt nga Lettere e commissioni di Levante, blêni 1427-1430, n'arqivën e Raguzës.) Me 13 shtatuer 1430 u dërguen te Sulltan Murati II Piero de Luchari e Zorzi de Goze tue i porositun qi të mblidhshin në Prishtinë gjithë Raguzanët e atjeshëm e bashkë me nji përfaqsuses të tyne të vejshin te Isach Vojvoda për t'u sigurue tregtarvet raguzanë udhtim të lirë "per la contrada fo de Iuan Castrioti ad Alexio e per ogni altra via a nui dextra" (ib.). Ambashatorat shkruejshin nga Shkupi me 9 tetuer se Isaku pa lêjen e "imperador turcho" s'mund të bânte kurrgjâ e se prandej ata për të gjitha të drejtat tregtare të deshirueme do të flitshin n' Oborrin e Zotnís së Madh. Aso kohe Tyrqit kishin pushtue edhe vêndin e Tanush Dukagjinit. Në 1431 Denja kishte nji qefalí tyrk. Më këtë "chiephali al Dagno" qenë ngarkue me folë në 2 dhetuer për projën e tregtarvet d.J. Matteo de Crosi e Marino Jun. de Zorzi në rasë të nji udhtimi të ri si ambashatora pranë qeverís tyrke (Lett. e Comm. 1430-1435). Me gjithë këtê Gjoni prap kishte fitue nji farë influence ndër këto punë, sepse me 19 kallnuer 1431 Consilium Rogatorum i Raguzës auktorizonte rektorin me kshillin e vogël për "respondere litteris comitis Scutari, dohaneriorum dohane Dagni et Iuan Castriot, prout eis melius uidebitur, scriptis pro dohana Dagni et via mercatorum nostrorum" (me u përgjegjë letravet të zotnis së Shkodrës dhe letravet të doganorvet të Dejës e Gjon Kastriotit, si t'u duket atyne ma mirë me u përgjegjë) (Liber Rogatorum 1427-1432). (Disa prej këtyne dokumentave janë të Jorgës, Notes et extraits, b. 2: Paris 1899, f. 272 e tutje).
Me 28 Máj 1438 Gjonit i qe dhânë nji privilegjë prej Venedikut. Me 10 Korrik 1439 senat'i Raguzës vëndosi me u dhânë të drejtën e qytetsís edhe të bijve Gjonit: "Prima pars est de confirmando filiis Iuani Castrioth cartam ciuilitatis (Georgio Castrioth shlyem me nji vizë), prout et quemadmodum facta fuit Iuano Castrioth patri suo. Per omnes." (Pika e parë âsht me u vërtetue të bijvet të Gjon Kastrijotit kartën e qytetnís, sikurse i kje ba Gjon Kastrijotit, babës së tij. Për të gjithë.) Vdekën e Gjon Kastrijotit Hopfi e vên aty kah vjeta 1443.( Simbas dy dorshkrimesh sërbishte vdeka e tij del në muej të majit 1437). Miqsija e tij me Venedikun i sillej ndër mênd energjikisht të birit Skanderbegut, prej Venecjanvet me të cilin këta kanë pasun shumë keqkuptime: "antiqua et maxima amicitia, habita cum domino Iuanne, patre suo, et quantas comoditates sibi fecimus" (miqsija e vjetër dhe fort e madhe me babën e tij mund të shenjojë sa lehtësime i kemi ba vetes.).
Të shkruemit në gjuhë slavishte ase, mâ drejt me thânë, sërbishte të dokumentit të Gjon Kastrijotit, qi po botohet këtu mbrapa, në Shqipní s'përbân nji përjashtim. Njihen dokumenta slavisht të Zotnive të Vlonës, të Dukagjinit, të Gjergj Kastrijotit, të cilit i a shkruente "djaku" ase "kanzhiljeri" i tij Ninac Vukosaliqi. Nji shkresë e Raguzanvet, dërguem Perëndorit Sigimund në 1434, thotë shquemas se princat shqiptarë kanë vetëm "sclavonos cancellarious". Në dokumentin e përmêndun Gjoni del si "gospodin" (dominus), të bijt (sinovi, djeca) si bashksundues të tij. Prej zyrtarve t'Oborrit përmêndet nji "čelnik" Petër dhe gjithashtu ke Gjergj Kastrijoti nji "èelnik" Rajan. Kalim'i tregtarvet në tokën e Gjonit për në Sërbí kishte rândsí si rruga mâ e sigurta në nji kohë kur portet e Katorrit, Tivarit e Ulqinit, sidhe gryk'e Buenës, për shkak të luftave të Venedikut kundra Balshës e mbandej kundra Sërbvet, ishin mbyllun për tregtín. Aso kohe (1422) ende para paqës me Sërbín, i shkruejshin Venedikasit "domino Johanni Castrioti circa Raguseos, transeuentes per viam Scutari et territorium Croye". (zotit Gjon Kastriotit per shka u perket Raguzanvet qi kalojn neper Shkoder e neper krahinen e Krujës.) Si derë të hymit në tokë të tij përmêndet nji skelë e quejtun Shufadaj ase Shufadaja afër Leshës, shkruem ndër dokumenta latinë, venecjanë ase raguzanë t'asaj kohe Sufat, Suffada,Zufada. Pozit'e ksaj skele na sqarohet prej nji akti venecjan me datë 26 shtatuer 1393. Porsa ishte marrë Leshja prej anës së Venedikut, kështjellari lajmonte se "aliqui circauicini conantur reducere mercata salis, que erant solita fieri in Alexo (sic), ad quendam locum, vocatum Suffada, longinquum per octo milliaria, quod est causa destruendi dictum nostrum locum Alexi"(disá shefitarë rropaten(mundohen, duen) me transferue pazaret e krypës qi ishte zakon me i ba në Lesh, në njifarë vendi të qujtun Suffada, larg prej kndej 8 mil, shka asht kavij'e rrenimit të vendit të syprithanun të Leshit.),prandej senat'i nënpushtetasvet venecjanë e ndaloi vizitimin e "hoc mercatum " mbas Ljubiqit vetëm për të dalë jashtë e mbas Makushevit kryekëput. Me 3 máj 1403 nji ambashator i princit shqiptar Mitër Gjonima lutej qi nji "suus mercator possit vendere salem ad mercatum Semphanday" (tuxhari i vet të mundet me shitë krypen në pazarin e Semphanday)me nji t'ardhun 200 dukatsh në mot, por lutja s'i u pranue. Udha nëpër pronën e Gjonit shkonte tutje gjatë rrugës së soçme Shkodër-Denjë-Pukë për Prizren në vêndin e Gjergj Vukoviqit (Brankoviqit) e të Despot Stefan Lazareviqit. Nuk dihet se ku gjindej Radunj-i, ku ruente nji doganuer tyrk. Mrèarija (merceria) e prateš (mall) janë fjalë të njohuna; jet e errët indul, gjenitive shumse, ( nga émbolon ase imballare ?). Çdo dâm qi të gjánte në tokë të Gjonit ky merrte mbi vete me e shpërblye. Dogana e mbartimit ishte e caktueme dy dukat për barrë kali (tovar, lat.salma) stofnash, në Radunj nji gjymsë dukati; për mrèarije" tjera 1 perpër, në Radunj 6 dinarë; ajo e zhbartimit nga Sërbija për në det nji perpër, në Radunj 6 dinarë. Për sa i përket vlerës së monedhavet, në qv.XIV 1 ducatus auri shkonte 2 yperpyri (yperpyri ishte atëherë vetëm nji monedhë llogarije)= 24 grossi, në qv. XVI 1 dukat aur=3 yperpyri=30 grossi de Ragusio. Prej nji libre argjêndi në monedha raguzane u pritshin në 1383 njizet, por në 1422 njizetedy perpër. Dinari sërb ishte baras me groshin (denarius grossus). Veçse kurset lokale ishin shumë të ndryshme; në doganën e Denjës nji ducatus u llogatitte në 1443 edhe për 4 yperpyri.
Dy dokumenta tjerë slavisht të Gjon Kastrijotit deri tash njihen vetëm prej nji shënimi të Grigoroviçit. Ky shënonte në 1844 prej arqivës së monastirit të Qilandrit në mal t'Athosit: Nr.39 pa datë, mbi shitjen e pyrgos-it të Shën Gjergjit Joan Kastriot-it e të bijvet Repoš Konstantin dhe Georg, me shkrim kursiv mbi pergamen e me vulë dylli; nr. 40, 1422, Ivan Kastriot-i me të bijt Staniša, Repoš, Konstantin e Georg i falin monastirit të Qilandrit katundet Redostushe e Trebishte, pergamen, kursiv. [Ky i dyti dokument âsht botuem tash, me datë 1426, te Novakoviqi, Zakonski spomenici, Beligrad 1912, f. 467-468].
Qi Gjon Kastrijoti të ketë dorovitun nji monastir të kishës orjentale s'âsht aspak nji gjâ e jashtazakonshme tue u marrë para sysh lëkundja e dynastvet shqiptarë ndërmjet dy kishavet herë kah njâna, e herë kah tjetra. Në një codex të përkthyem sërbisht prej Gergios Hamartolos-it, Karl Topija permêndet me trajtullat e zakonshme të ferrëfimit orjental për princat. Në nji epitafë të përshkrueme prej Ljubomir Stojanoviqit në Spomenik, 3, 177 përmênden fisnikë shqiptarë, nji Aranit dhe familjet e dy "çelnik"-vet Rajan (te Gjergj Kastrijoti) e Dmitër. Mbandej monastiret sërbe në qv.XIV kishin edhe vakufe në Shqipní të Veriut. Monastir'i Qilandrit kishte në Pilot (Polatum, Pulti) katundet Kalogeni e Muriqi. Monastir'i Kryêngjëllit në Prizren, i themeluem prej Stefan Dushanit, kishte nji grup katundesh të banueme prej Shqiptarësh katholiq në perëndim të përpjekjes së dy Drîjvet me katundet Shikla Krujmada (shqip "krue i madh"), Krsti e Sakati në Pultin e Epër (Gornji Pilot) e mbandej kishën e Shën Mrís Virgjën të Denjës me katundet Prapratnica e Lonçari, dhe tekembramja nji tjetër kishë të Shën Mrís nânë në breg të Gjadrit (sërb. Gladra, fiume del Jadro 1459) e katundin e Zheravinës (Zaravina 1444) me pron rreth Leshës.
Nji libër dokumentash për historín e Shqipnís me nji përmbledhje të plotë e të shtypun mirë të gjithë dokumentavet qi i përkasin këtij vêndi nga Venediku, Roma, Napli, Raguza et. do t'a ndriçonte fare bukur historín shqiptare të mbrêndshme e të jashtme ndër qindvjett e fundit të mesjetës. Nji rândsí vendimtare do të kishte nji i tillë Codex diplomaticus Albaniae për historín e Gjergj Kastrijotit a të Skanderbegut, e cila vetëm nëpër nji përmbledhje dokumentash ka për të fitue nji truell të shëndoshë historik e për t'u shlirue veprash kataremzore të dorës së dytë3.
I
1420, 25 fruer. Lêjë kalimi prej Zotit Ivan (Kastrijoti) dhe të bijvet për tregtarët e Raguzës rrugës nëpër vêndin e tij tue fillue nga Shufadaj (afër Leshës) për Prizren me gjithë caktimin e pagesavet doganore.
+ VJERA MOJA G(OSPO)D(I)NA IVANA I MO(I)H SINOV VSAKOMU TRGOVCU VLADUŠTAGO GRAD (A) DUBROVNIKA, KOI USHKOJE DOKI U MOJO ZEMLJO U ŠUFADAI ILI TKO USHOKJE U MOJO ZEMLJO TRGOVATI ILI TKO USHOKJE MINUTI MOJOM ZEMLON U ZEMLJO GJORGJEVU ILI GOSPODINA DESPOTA. I TAKO IM SM VJERU DAL, JOD KDI DOGJE U MOJO ZEMLJO U ŠUFADAJO, AKO MU BUDE KOJA ÈTE(T)A ILI ZLOKJA MOJOM ZEMLOM DO PRIZRENA, DA JA G (OSPOD) D (I)N IVAN I MOJA DJECA PLAKJAM. A NA JOVI ZAKON CARI (NSKI ?) U GOVORIL SM S PRIJATELJEM MOIM A VAŠIM BRATOM PETROM MIMO VSU MOJO ZEMLJO DA E JEDNA C(AR)INA NA TOVAR SVITE DVA DUKAT(A) A NA MRÈARIJO JO-T-OVARA PERPE(R)A U TURSKOI ZEMLI U RADUNJO O-T-OVARA SVITE POL DUKATA A JOD MRÈARIJE ŠEST DINAR, A NA VRAKJENIE JOPET MINO VSU MOJO ZEMLJO DO ŠUFADAJA JOD VOSKA I OD INBUL (SIC) I JOD INE PRATEŽI PERPERU, A U RADUNJE TURÈINU ŠEST DINAR. A VSEMU TOMU M(I) L (O)STNIK PETR ČELNIK.
PISANA NA.A.I.È I K.LJETO. M(JE)S(E) CA FERVARA.K.E.DN.
Vula me të cilên âsht vulosun ky dokument u ka mbulue me nji copëz kartë katërkândshe; mbi tê dallohet mbrênda nji rrethi nji kokë e kthyeme kah e mângjëta (mbresë e nji fytyre të moçme). Përmbrapa dokumentit nji shënim: leter (a) de d. no Juan chastroi.. sauo chonduto ali merch (adanti) [ Edhe Gjergj Kastrijoti përdorte për vulë nji fytyrë të moçme të punueme mbi gur të çëmueshëm, e cila ishte nji Leda lakuriqe me mjelleme. Dy dokumenta të 1459-s Miklosisch, Mon.serb. 481-483 (përshkrim i vulës në shënime të shkrueme me dorë të Dr.Gjon Šafařik-ut mbetun në trashigim të P.J. Šafařik-ut në muzeun e Pragës]
Origjinal'i dokumentit të sipërkopjuem âsht përmbi nji format karte 29 cm. gjânë e 16,3 gjatë. Shkruem me dorë në kursiv të drejtë e me bojë të zezë(...).
Përkthim shqip i dokumentit
Besa e ime e zotnisë Gjoni, edhe djemve të mij, seicilit tregtar të qytetit zotnuesë të Dubrovnikut, i cili don me ardhun në tokën t'eme në Shufadajë ose kush don me bá tregti në token t'eme ose kush don me kalue nëpër tokën t'eme në tokën e Gjergjit ose të zotni Despotit. Edhe kështu iu dhamë besën, prej kudo që të vijnë në tokën t'eme në Shufadajë, që në rast se iu bahet ndonji dam ase ndonji e keqe në tokat e mija deri në Prizren, që unë , zotni Gjoni, e për fëmijet e mij, t'i paguajmë (dam-shpërblimin). E me kët ligjë të doganës jemi marë veshë me mikun t'imë e vllaun t'uej Pietrin, që nëpër tanë tokën t'eme të jetë nji doganë në çdo barrë (kali) dy dukata e për cikrima nji perper; në tokën Turke, në Radunjë, për çdo barrë (kali) gjysmë dukati e për cikrime gjashtë dinarë; e në këthim, prap nepër tanë tokën t'eme deri në Shufadaj (dmth prej Prizreni deri në Shufadaj), për dyllë e për inbul (?) e për çdo mallna tjera të tyne (do paguejnë) nji perper e në Radunjë Turkut (do t'i paguejnë) gjashtë dinarë. Mbi të gjitha sa sipër të besueshmit (t'onë) çelnik (çelnik dmth. Bajraktar, kryetar ose komandant) për veprim e zbatim.
II
Napël, 1457, 19 Prill. Mbreti Alfons V (I) i Aragonís e i Naplit konfirmon privilegjat e qytetit të Krujës të dhâna prej anës së Perëndorit Andronik II e të Mbretit Stefan Dushan, tue përmêndun dekretet mâ të lashta të Perëndorvet Manuel Komnenos, Gjon Dukas Vatatzes, Theodor Laskaris II dhe Mhill Paleologos.
Pro universitate oppidi Croarum
Nos Alfonsus etc.consuevimus pro nostro more nedum iis, qui sua sponte libentique animo nostro sub imperio se posuer, sed et iis etiam quos arduis horrendisque bellis domitos nostra virtute subiugavimus et antiquas gratias se privilegia confirmare et nostris etiam nobis (novis?) eos donare. Et quoniam ad nostram maiestatem a clero, comunitate et hominibus oppidi Croarum oratores advenere nos piis vocibus miserandoque humilitatis deprecantes, ut eis, quum nostri subditi sint et nostro imperio, ut ante dictum est, non inviti, sed libentes ferventique animo dediti, privilegia quedam libertates ab antiqua imperatoribus eisdem sucesive refirmatis eisdem confirmare et novo concedere dignaremur. Quorum quidem tenores privilegiorum e greco in latinum conversi tales habentur.
Quoniam reverendus episcopus Croensis et venerabilis clerus cuisdem sanete ecclesie et nobiles oppidi eiusdem Croarum retulerunt ad nos de omnibus juribus et privilegiis predicti oppidi tam intra quam extra habitis, videlicet de vineis, terris, possesionibus, olivetis, piscinis, hibernis, ceteris omnibus juribus, que ad hoc usque tempus habent ac possident, atque in primis de hiberno vocato Selmazo cum eius vinario, de hiberno Contelo, de hiberno Bezo, de hiberno Castrato, de hiberno Pallaso, de hiberno Santa Euphomia cum eius terris, de hiberno Zale cum eius terris et fonte, de hiberno Phentopleto cum eius terris, de hiberno Bellice cum eius terris, de hiberno Santo Blasio cum eius terris, de hiberno Heremo cum eius terris, de hiberno Metro cum eius terris, de hiberno Hostrati cum eius terris, de hiberno Colli cum eius terris, de hiberno Pherza cum eius terris, de hiberno Beroa cum eius terris, de hiberno Montemagno Cromi cum eius terris usque ad propinquum Nobalum et Cudinum, de hiberno Calamaseuti cum eius terris et vineis et olivetis, de hiberno Cercoleso cum eius terris acque arboribus fructiferis et non fructiferis, que omnia jura possident ab antiquo et maiorum suorum patrimonio habent et privilegiis mandatisque felicis memorie imperatoris Manuelis Magni Comini et superiorum atque etiam felicis memorie Lascarii, avi nostri et patris nostri et nostris; hac de causa robore et facultate presentis huius privilegii nostri concedimus et largimur omnibus predicti oppidi Croarum tam superioribus, quam inferioribus, ut hec omnia possident libere et sine ulla molestia et perturbatione fruantur iis per omnia tempora, quemadmodum in suis privileggiis ac reliquiis juribus continetur. Et non prefecto, non capitano, non castellano penitus liceat exigere ab iis aliquid vel pene, vel angarie vel colecturi vel vectigalis, hos est gabelle, vel alicuius solutionis, sed omnino liberos et inmunes apud omnes serventur et habeantur. Preterea volumus, ut nullam ipsam gabellam exsolvere debeant, ubicumque reperiantur, sive Durachii sive alibi, sed sint omnio liberi et inmunes, quemadmodum in suis privilegiis continetur et presens hos nostrum privilegium precipit. Similiter volumus etiam, ut in portis eiusdem oppidi nihil ab his ipsis hominibus exigatur, vel lignorum vel alicuius angarie, sed ea quoque in parte sint et habeantur liberi et inmunes ab omni vectigali et quavis alia solutione, sive ingredi sive egredi velint.
Nec ab officialibus de facto debeant retineri, sed queemque culpa eorum et causa sit, fasto judico et examine puniantur. Presentia igitur huius privilegii nostri nemo audeat injuriam aut molestian aut impedimentum hiis inferre in hiis omnibus, que presens hoc nostrum privilegium declarat et continet. Nam securitatis tuteleque gratia nostrum hoc privilegium concessum iis datumque est mense junio, indictionis XI, anno ab initio mundi septijes (sic) millesimo octingentesimo qiuneuagesimo primo.
Stephanus fidelis in Christo crales Bugarorum.
Quoniam constat habitatores oppidi Croarum habere jura antiqua et super hiis juribus privilegia felicis memorie imperatoris Joanis Ducis et Teodori Lascari eius filii acque etiam privilegium et mandatum serenissimi imperatoris nostri patris, ut suis bonis tam intra quam extra predictum oppidum habitis vel habendis fruantur libere et sine ullo impedimento, sine ulla molestia sua possideant omnia et tractent, suplicant vero, ut super his ipsis etiam a nobis privilegium consequantur, nos suplicationem et petitionem eorum probantes presens hoc privilegium iis concedimus et largimur, quo privilegio jubemus, mandamus acque precipimus, ut quemadmodum in antiquis corum juribus et in privileggis super his juribus habitis predictorum imperatorum Joanis Ducis et eius filli Theodori Lascari et nostri patris continetur, sic sua possideant omnia, sive intra sive extra predictum oppidum habeantur, verbi gratia domos, vineas, segetes, plana, hiberna et eorum colonos sive agricolas, item oliveta, piscina et omne, quiequid ex antiquo in hoc usque tempus possideant, hoc omnia habeant rata et firma sine ulla molestia, sine ullo detrimento aut impedimento, et fruantur iis omnibus libere et tranquille, nec in hiis ipsis possidentis potiendisque aliquid vi aut iniuria a vicinis vel baronibuss vel quibusvis allia infestentur. Volumus enim, ut non prefecto eius provincie, non publico procuratori, non capitano predicti oppidi, non custodibus, non castellano loci eiusdem, non alicui penitus liceat capere quiequid ex rebus aut possesionibus eorum predictis vel aliquid iis inferre iniurie aut molestie et impedimenti, sed omnes servare debeiant eos liberos et omni perturbatione, omni infestatione inmunes circa suas predictas possesionum colonos aut agricolas. Robore enim et facultate presentis huius nostri privileggii servari omnio debent etiam imposterum omne tempus habitatoribus predicti oppidi Croarum inmunitas acque securitas atque omnis publice infestationis exactionisque libertas circa predictas eorum possesiones, quam ex antiquo in hoc usque tempus assequebantur, iuxta argumenta privilegiorum et mandatorum, que iis esse concessa ab imperatoribus diximus. Et quoniam idem Croite retulerunt ad nos preterea sese preter inmunitatem et libertatem, qua fruuntur ex privilegiis et mandatis, liberos acque inmunes servatos semper fuisse etiam a vectigalibus, hoc est gabellis Durachii oppidi pro mereibus, quas ipsi vel portarent ad id oppidum vel inde exportarent et pro ea ipsa inmunitate et libertate vestigalium privilegium quoque nostrum obtinuerunt, itenque suplicarunt, ut etiam ab ea predicta solutione vectigalium sint imposterum quoque liberi, inmunes et omni molestia, omni impedimento absoluti, nos hanc etiam eorum suplicationem petitionemque probantes jubemus et precipimus homines eosdem Croitas servari haberique etiam imposterum omne tempus liberos et inmunes a solutione vectigalis, id est gabelle Durachii oppidi pro mereibus, quas ipsi vel portent in illud oppidum vel inde exportent, quemadmodum in eo, quod iis concessimus, privilegio continetur, ita ut ad nullam solutionem vocari trahique debeant nihil ab iis exigi aut peti pro eorum quibusvis mercibus liceat. Nam libertatum munitarum securitattis, tutele tranquillatatisque gratia presens hoc nostrum privilegium sigillo pendenti aureo iis predictis habitatoribus oppidi Croarum concessimus largitique sumus mense octobris, indictionis II.
Andronicus fidelis in Christo imperator Paleologus.
His itaque attentis et nostro animo repetitis episcopo, clero et communitati et hominibus Croarum oppidi antedicti tenore presentis nostri privilegii concedimus et quam liberaliter assentimus volumusque et jubemus, quod ex nunc in antea teneant, habeant et assequantur libere et sine contradictione aliqua omnia et singula privilegia, gratias, libertates et inmunitates et exemptiones, que in preinsertis privilegiis continentur, quas et unam quamque ipsarum eisdem episcopo, clero, comunitati et hominibus dicti oppidi Croarum confirmanus et de novo utique concedimus, mandantes propterea quibuseumque in partibus Albanie nostre viceregibus, gubernatoribus, comisariis et aliis officialibus nostris, presentibus et futuris, et presertim prefecto, capitano, castellano et custodibus dicti oppidi Croarum ipsas (?) huiusmodi nostram confirmationem, novam concessionem et gratiam ac omnia et singula in preinsertis privilegiis contenta espiscopo, clero comunitati et hominibus oppidi Croarum antedicti teneant firmiter et observent tenerique et observari faciant cumulatim, et in diminutis non contrafaciant ratione aliqua sive causa. In quorum testimonium presens privilegium exemptionis fieri Jussimus nostre, bulla aurea pendente munitum. Datum in Castello Novo civitatis nostre Neapolis die XVIIII aprilis, anno a nativitate Domini mcccClvii, regni huius Sicilie citra Farum anno vigesimo tertio, aliorum verum regnorum nostrorum XXXXII.
Rex Alfonsus. Yo he leido la presente e plaze me , que asi se faza.
Dominus Rex mandavit, mihi Arnaldo Fonolleda.
(Archivio general de la Coróna de Aragon, Barcelona, R.2623, f. 118-119 v).
NË DOBÍ TË KOMUNITETIT TË QYTETIT KRUJË
(Përkthim shqip i dekretit, nga At Paolin Margjokaj)
Na Alfonsi etj. kemi pasë zakon si mbas adetit t'onë me perforcue nderët e privilegjet edhe me u falë tjera të reja (privilegje e nderë) prej anës s'onë jo vetëm atyne qi vullndetisht e me gjithë zemer i u shtruen sundimit t'onë, por edhe atyne qi na i vum nen zgjedhë t'onë me lufta të vshtirshme e të mndershme. Te Madhnija e jonë erdhen parlamentarë të klerit, të komunitetit e të krenvet të gjytetit të Krujës, tue na u lutë me fjalë të pervujta, qi na të denjohemi me konfermue privilegjet e lirít e dhanuna prej perandorvet të vjetër e me i iu falë tjera të reja atyne qi, si u tha sypri, jo me forcë, por vullndetisht e me gjithë zemër janë nenshtetas t'onë nen sundim t'onë.
Përmbajtja e ktyne privilegjeve, prej greqishtje sjellë latinisht asht kjo.
Tue kenë se i perndritshmi ipeshkev i Krujës e i nderueshmi klér i të së njajtës shejte kishë e bujarët (të parët, krenët) e të njajtit gjytet të Krujës na njoftuen permbi të gjitha të drejtat e privilegjet qi ká gjyteti i syperpermendun si mbrenda si jashta, d.m.th. vneshta, tokë (të punueme), pronë, ullishta, ujore, kullosa dimnore e të gjitha të drejtat tjera qi deri në ket kohë kan e zotnojnë, e në mndyrë të veçantë mbi kullosen dimnore qujtun Selmazo me vneshten e sajë, kullosen dimnore Contelo, k.d.Bezo, k.d.Castrato, k.d. Pallaso, k.d. Sh'Eufemjes me tokë të saja, k.d. Zale me tokë të saja e me krue (gurrë), k.d. Phentopleto me tokë të saja, k.d.Bellice me tokë të saja, k.d. të Shna Vlashit me tokë të saja, k.d. Hereno me tokë të saja, k.d. Metro me tokë të saja, k.d. Hostrati me tokë të saja, k.d. Colli me tokë të saja, k.d. Pherza me tokë të saja, k.d. Peroa me tokë të saja, k.d. Montemagno Cromi me tokë të saja deri te Nobalum e Cudinum i aferm, k.d. Calamascuti me tokë të saja, vneshta e ullishta, k.d. Cercoleso me tokë të saja e me landë (pemë) frutore e jofrutore, të cilat të drejta të gjitha i kan të vetat që ká dit e i kan pasë edhe të parët e tyne e janë kenë perforcue me anen e privilegjevet të lëshueme prej perandorit Manuelit të Madh Komnenit i mirëpërmendun e të paraardhësvet të tij si dhe prej të ndjemit Lascarit, paraardhësit t'onë e babës s'onë, ashtu edhe prej nesh; prandej në fuqi të ktij privilegjit t'onë të tashem i lëshojmë dhe i falim të gjithve, parisë dhe vogjlisë të të naltpërmendunit gjytetit të Krujës, qi të lirë e pá kenë trazue e turbullue prej kurrkujt t'i kén të gjitha kto në pronë e t'i perdorin per gjithmonë, njashtu si permbahet nder privilegjet e tyne e nder të tjerat të drejta. E nuk ka me qenë e lejueshme n'kurrnjifarë mëndyrë, as për prefektin, as për kapitanin, as për kshtjellarin, me kërkue gjâsend prej tyne në formën e dënimit, angarisë, tagërmbledhjes o takse apo ndonji pagesë tjetër, por ata duhet të mbesin e t'a trajtojnë veten krejtsisht të lirë e të padetyrime para gjithkujt. Per ma teper duem qi ata mos të jén të detyruem me pague kurrnji taksë, kudo (qi) të ndodhen, si në Durrës si dhe tjeterkund, por do të jén të lirë e imun, njashtu si permbahet nder privilegje të tyne e si urdhnon ky privilegji i tashem i yni. Gjithashtu duem edhe qi në skelë të gjytetit të permendun (sypri) mos t'y lypet kurrgja ktyne njerzve, as dru as tjera angarí, porse edhe ata të jén të lir e imun prej çdo takse doganore e prej çdo tjetër pagese, si po deshten me hi si edhe me dalë (merret vesht prej skeles).
Në forcë të ktij privilegjit t'onë mos të guzojë kurrkush me i ba dhunë apor me trazue ase me qitë pengime t'interesuemvet nder të gjitha ato sende qi permban ky privilegji i jonë i tanishem. Perse janë kenë sigurimi, imuniteti e mproja shkaku qi na ka shty t'a lëshojmë e t'a japim ket privilegj në mojin e qershorit, t'indikcjonit XI, në vjetë prej krijimit të botës 7851.
Stefani, besnik në Krishtin, krajl i Bulgarvet.
Mbasi dihet se banuesat e gjytetit të Krujës kanë pasë të drejta të moçme e per të pasë kto të drejta patën nxjerrë privilegje prej perandorit Gjon Dukës dritëpastë e prej Teodor Lascari djalit të tij, si edhe privilegjin e dekretin e të shkëlqyeshmit perandor bâbës s'onë, qi munden me përdorë lirisht e pa kurrnji pengesë të gjitha të mirat qi kan a qi munden me shti në dorë mâ vonë, si mbrenda si jashta gjytetit të syprithanun, qi të munden të gjitha kto, jo vetëm me i pasë të vetat pa kurrnji trazim, por edhe me i administrue lypin me pasë edhe prej nesh nji privelegj, e na tue e pranue ket kerkesë e ket lypje, lëshojm e apim ket privilegjin e tashem, me të cillin privilegj na urdhnojm, caktojm e porosisim, qi, sikurse përmbahet ndër të drejtat e vjetra e nder privilegjet e dhanuna, per të pasë kto të drejta, prej perandorvet të syprithanun, Gjon Dukës e djalit të tij Theodor Laskaris e babës s'onë, ata të kén në prone të gjitha sendet, si po u gjetën kto mbrenda aporse jashta gjytetit të sypripermendun, si p.sh. shpija, vneshta, ara, fusha, kullosë dimnore me bujqët e tyne, kshtu edhe ullishta, piscine e gjithshka ata të kén pasë të veten që prej kohësh së vjetra, të gjitha kto t'i kén të vetat te perforcueme e të caktueme e pa kurnji trazim, pá kurrnji dam e pá kurrnji pengesë, e të munden me i perdorë kto lirisht e qetsisht, gjithashtu edhe qi në kto gjana qi kan në dorë mos të damtohen a me forcë ase me dhunë prej t'afermvet apor prej baronavet ase prej tjervet kushdo kjoshin. Perse na duem qi në kurrnji mndyrë mos t'i lejohet as prefektit t'asaj provinçe as prokuratorit të përgjithshëm as kapitanit të gjytetit të syprithanun as rojtarvet as zott të kshtjellit të të njajtit vend as kurrkuj tjetër me hjekë ndoj send prej ktyne gjanave a pronave të tyne të syprithanuna, ase me shkaktue ndoj dhunë a trazim a pengesë, por të gjith e kan me detyrë me i rujtë kta (pronarët) të lirë e imun prej çdo turbullimi e çdo damit per shka i përket pronavet të syprithana e e bujqvet të tyne. (Pse) në forcë të ktij privilegjit t'onë të tanishem do t'u garantohet me doemos edhe per në kohën e ardhshme banuesavet të gjytetit të syprithanun të Krujës imuniteti e sugurija edhe lirija persá u përket pronavet të tyne të naltpermenduna prej çdo trazimi nga ana e auktoritetit publik si dhe prej çdo mbledhje taksash të cilen lirí e paten fitue që prej kohës së moçme e deri më sot, si mbas permbajtjes të privilegjëve e të dekreteve qi thám se kjen dhanë prej perandorvet. Tue kenë edhe se të njajtët Kruetanë na diftuene se, përveç imunitetit e lirís qi gzojnë (kan) në bazë të privilegjevet e të dekretevet, janë kenë gjithmonë të lirë e imun edhe prej gjymrykut të gjytetit të Durrsit si per gjana qi importojn në ket gjytet si për gjana qi eksportojn, e per ket imunitet e lirí nga kto taksa doganore paten xjerrë nji privilegj t'onin, e per ma teper paten lypë, qi edhe në kohe t'ardhshme të jén të lirë, imun e të libruem prej çdo trazimi e çdo pengeset, na tue e pranue lypen e kerkesen e tyne, urdhnojm e caktojm qi të njajtit njerz (burra) kruetanë të jén edhe në kohë t'ardhshme të liruem e imun prej pageset të ksaj takse doganore të gjytetit të Durrësit per gjana, qi ata importojnë në ket gjytet apor qi eksportojnë prej ktij gjyteti, si permbahet në privilegjin qi na u patem dhanë atyne, në mndyrë qi të mos të guzojë kush me lypë prej tyne kurrnji taksë për kurrnji mall të tyne. Perse asht sugurimi i lirivet të konfermueme, mprojtja e qetsija motivi qi na shtyn t'u lshojm e t'u apim banuesavet të gjytetit të Krujës ket privilegj të tashem t'onin të forcuem me vulën e artë në mujin e tetorit, t'indiksjonit II.
Andronik Paleologu, besnik në Krishtin, peranduer.
Tue pasë para sysh shka na kje lypë shpesh herë, në forcë të ktij privilegji t'onë të tashem i lejojm klerit e komunitetit e burravet (krenvet) të gjytetit të syprithanun të Krujës e në mirsí t'onen pelqejm, duem e urdhnojm, qi tash e ma vonë të mbajmë, të kén të vetat e të fitojnë lirisht e pa kurrnji kundershtim të gjitha privilegjet e setcilin nder ta, nderët, lirít, imunitetet e përjashtimet qi permbahen nder privilegje të numrueme perpara, të cilat (privilegje), të gjitha e setcilin nder to, na i perforcojme e persrí i a apim ipeshkvit, klerit, komunitetit e burravet të gjytetit të naltpermendun të Krujës, tue porositë prandej të gjith vice-mbretent, sundimtarët, komisarët e tjerë zyrtarë t'onë të tashem e t'ardhshem nder të gjitha anët e Shqypnís s'onë, e në mndyrë të posaqme (tue porositë) prefektin, kapitanin, kastellanin e rojtarët e të syprithanunit gjytet të Krujës qi gjithshka na perforcuem ase rishtas concedum (dhám), të gjitha nderët e të gjitha gjanat e setcilen nder ato qi permbahen nder privilegje të numrueme sypri të dhanun ipeshkvit, klerit, komunitetit e burravet të gjytetit të syprithanun të Krujës, të ndiqen me doemos edhe të kujdesen qi edhe tjerët të gjithë t'i ndjekin e t'i ruejn si pergjithsisht si edhe veçanerisht e mos të guzojn me ba kundershtime në kurrnji mndyrë as për kurrnji arsye.
Në dëshmí të tyne, ket privilegjin e tashem të lirimit (paprekshmenís) urdhnuem me e krye dhe e vulisem me vulën t'onë t'artë. Dhanë në Castelo Novo të gjytetit t'onë të Napullit me 19 príll të vjetës prej së lemes së Krishtit 1457, të sundimit t'onë pertej Fnerit vj.23, të vjetve tjera të sundimit t'onë 42.
Alfonsi regj.
Zoti regj m'urdhnoi mue...
Shënime të Përkthyesit mbi Kapitullin e III
(A) Shqipnín e Mesme të soçmen, tekst'i ynë mâ të shumtën e quen të Veriut, e nga nji herë e përfshin në Jugën e soçme, të cilën ai e cilson gjithkund të mesme (v. dhe kap. I, gërma I).
(A-1) Alfonsi n'Aragoní ishte i pesti e në Napël i pari mbret me at'emën.
(B) Maqedonija ishte bâmë nji provincë romake qyshë në 146 p.K.
(B-1)"Tyrku Ballaban Beg": Auktori ka dashun, si duket, t'a theksojë kombsín e tij për mos me lânë shteg qi të trazohej me Ballabanin shqiptar nga Batra e Matës, qi, i kapun e grabitun kalamâ prej Tyrqvet devshirmeh, siç e kishin zakon këta ndër lufta dhe rritun në Turqi luftoi mâ vonë kundra Skanderbegut e u vra në nji rrethím të Krujës (prill 1467, vorr' tij në Petrelë).
(C) S'po mund t'a ndalim veten pa mendue nji lidhje ndërmjet ksaj krahine s'onë dhe zêmrës së Maqedoní së moçme qi të gjithë gjeografët e historjanët e shënojnë më emnin Emathja ase Aemathja, me gjithë qi e kufizojnë në mes t'Aljakmonit (Vistrica, Inxhe Karasu) dhe Axios (Vardarit). Në gjuhën maqedone t'asaj kohe parahistorike na e japin kuptimin për fushë.
(C-1) "..në mest, nji krue shumë të ftohtë, qi âsht nji gjâ e mrekullueshme. "..Sod mbrênda qytezës s'ka gjâ të këtillë, por gjinden dy përjashta, njâni afër portës kryesore dhe tjetri nën portën e vogël përposhtë.
(D) Këtu ka nji gabim ndo n'emnin e pashës ndose në datën e kryengritjes. Në 1832 Mahmut Pashë Bushati ishte vramë kaherë në Mal të Zi, e madje qyshë në nânduer 1831 sundim'i dynastis së Bushatlijvet në Shkodër kishte marrë fund me kryengritjen e dështueme të Mustafa Pashës, të të birit Mahmutit, dhe me reshtimin e mërgimin e tij në Stamboll. Duket pra se Auktori ka dashun të flasë këtu shi për kryengritjen e Mustafait e jo të Mahmutit.
(E) Emn'i këtij qyteti në gojë të vêndasvet âsht Krú, Kruja, me u të gjatë, qi asht gabim me shkrue me diftong Krue, mbasi në këtë rasë form'e shqueme do të dilte mashkullore Kroi; edhe nji arsye tjetër diftongu ue i gegnishtes âsht ua në tosknishtet, ndërsa Toskët s'e thonë Krua emnin e qytetit, por Krujë. Mâ e mira gjâ do t'ishte me pranue për emnin e mâ të vjetrit kryeqytet t'Arbnís formën jugore. Sa për etymologjín, na s'jemi aqë të bindun qi të jetë vërtet kroi, se atbotë: 1) pse form'e shqueme nuk mbet kështu, mashkullore, e për ç'arsye u kthye në Kruja, femnore, në të tânë Shqipnín ? E 2) pse banorët e saj quhen Krutanë e jo Krujanë a ma rregullisht Krojanë, nga na del ajo t ?
(F) Frankët ishin nji bashklidhje fisesh gjermanike qi pushtuen Francën (emën i lemë shi prej atyne) nën mbretin e tyne Klovis (481-511). Me Karlin Angjovinvet pushtojnë mbretnín napolitane a të Dy Siqilivet (v.kap.I, gërma I-1). Frankët, në të përpjekun me Arabët e Spanjës qyshë në qv.VIII, u quejtën prej këtyne Frenq, Efrenq, Efrenqij; dhe nëpër tyrqishten u bânë në gojë t'onë Frêngj.
(G) Âsht çudë se qysh i ka shpëtue auktorit të vlershëm të Historís së Skënderbeut, Zit Fan S. Noli, kjo mâ e moçmja dynastí shqiptare qi ka sundue Arbnín me seli në qytetin e Krujës për nji kohë aqë të gjatë ndërmjet dy zotnimeve të hueja byzantin e sërb. Pa dyshim, ky s'do të ketë qênë nji sundim krejt i pamvarë: Progoni, qi na paraqitet si themelues i dynastís, do të ketë përfitue nga rivalitet'i Niqés me Nartën e i këtyne me Naplin për të shkëputun nji autonomí si vasal herë njânit e herë tjetrit. Nji tjetër gjâ âsht për t'u vûmë ró këtu: munges'e emnit të familjes. Mund të na vente mêndja qi Progoni me të bijtë Mitrin e Gjinin mund të kenë qênë Topijajt e parë, të cilët na nisim me i njohun me kët'emën vetëm prej Karlit të të birit Ndrekës a Ndreut (Andrea), menjiherë si ra mbretnija sërbe për mâ të fortën dynastí shqiptare e n'antagonizëm me Balshajt. Mirë po teksti na ep me kuptue se familja Progonit, mbas dy djelmve të tij, kishte mbetun në femna, pra ishte shue. Mâ në funt, këtu na del edhe nji Golem, zotnues i Shqipnís në 1253, mbasi zhduket familj'e Progonit. E Fan Noli na thotë se Aranit-Komnen- Golemi ishte nji degë e Topís dhe se Mojs'i Dibrës, qi ishte " i nipi Gjergj e Vladan Aranitit", nuk harronte që stërgjyshët e tij ishin kryezotër të Krujës edhe të Arbërisë". Dijmë mandej se ky njihet edhe si Mojs Golemi. Tue i lidhun të gjitha këto bashkë, vjen vetvetiu ndër mênd qi Golem'i teksit t'onë mund të jetë mbase ai i Topijaj qi bâhet kryedega e Aranit-Komnen-Golemit.
(H) Emn'i të parit Kastrijot qi âsht gjetun i shkruem në nji dokument u ka qitun punë albanologve të ndërgjegjshëm. Ky dokument âsht i shkruem slavisht në 1368 në Kaninë, e â shkrue pa fé kujdesi prej nji sekretarit të quejtun Gjurica të nji princi slav, Aleksandër, qi n'atë datë sundonte Kaninën, Vlonën e Beratin. Ky kërkon nga republika raguzane qi të pranohet si qytetar nderi i saj, dhe emnohet. I dërguemi i republikës Nikollë Kaboga ve'në kështjellin e Kaninës për të marrë betimin e rasës nga goj'e princit. Ceremonija zhvillohet përpara 15 deshmitarve, ndër të cilët, siç e shënon teksti, gjinden Slavë, Grekë edhe Shqiptarë. Të gjithë këta nënshkruejnë aktin e betimit e dokumenti i rreshton emnat e titujt e tyne në nji mënyrë të trazueme. Rreshtin e këtyne, me sërbishten e kohës, e fillon kështu: "Prodan vojvoda dhe Nikleush qefalija i Vlonës, Branilo dhe qefalija i Kaninës Kastrijot.". Eja tash e daje kashtën kokrrash! Ke i pari deshmitar nis me emnin e mbasandej vên titullin; kështu bân edhe ke i dyti; por kur vjen mbandej tek i treti, mun atje ku na duhet neve me pamë mâ qartë se kurrkund, ngatrrohet lâmshi; fillon me nji emën, Branilo, mbasandej vên nji dhe, lidhzë, mbas ksaj titullin qefalija i Kaninës e në funt emnin Kastrijot. Emën, por ç'farë emni? Nji emën shtëpije, jo persone, ndërsa ke tjerët s'ka mbiemën, ka vetëm emnat e personavet. Hopfi e paska marrë Branilo-n për emën personal të Kastrijotit. Mirpo lidhzën "dhe" qi e dán këtê mbë vete ç'e bâni?
Sigurisht, në nji dokument të shkruem aqë keq kemi të drejtë të pranojmë gabime, harresa e jashtlâna (omisje). E këtu qëndron vështirsij'e kënduesit e u çilet shtegu ndërpretimeve të ndryshme. Nji faj i madh i përket këtu edhe tekstit: sikur të na kishte dhânë dokumentin të tânë, ashtu siç e ka pasun para sysh Hopfi, do të kishim pasun lândë mâ shumë për krahashim. Sepse, ja për shêmbull: na tash thomi se udha mâ e logjikshme do t'ishte mos me e quejtun lidhzën te Branilo e ..nji gabim, por me e pranue thjesht e drejpërdrejt ashtu siç âsht e me e thânë qi këtu kemi, jo tre deshmitarë por katër: Prodanin, Nikleushin, Branilon dhe Kastrijotin. Ksaj arsyes s'onë i kundrështojnë këto kundrarsye: 1) Pse të tre të tjerët kanë tituj e Branilo jo? 2) Na thuhet se deshmitarët ishin 15; vallë, tue e quejtun Branilon mbë vete, a nuk bâhen 16 me tê? 3) Numrin 15, vallë a e cakton vetë dokumenti, apo auktori qi i ka njehun emnat në dokument tue e bashkue Danilon me Kastrijotin si emën e si mbiemën? Qe, sikur t'a kishim të tânë dokumentin përpara sysh, të gjitha këto kundrarsye do të kishin gjetun përgjegjen e vet. T'a kritikojmë tash edhe nga nji tjetër pikpamje Hopfin: pse me u futun titull'i Kastrijotit pylkë në mes t'emnit e mbiemnit të tij? Logjika do t'a kishte lypun qi të shkruhej Danilo Kastrijot, qefalija i Kaninës, siç âsht shkrue edhe ke dy mâ të parët; ase, fund'i fundit, le t'a pranojmë edhe qi Gjuricës i qênka tekun këtu me vûmë mâ para titullin, por atbotë duhej t'ishte qefalija i Kaninës Branilo Kastrijoti. Tekembramja ja edhe nji ndërpretim tjetër për këtë gjâzë (enigëm): vallë a s'mund të ketë pasun Kastrijoti dy tituj, Branilo dhe qefalija i Kaninës? Sikur të pranohej tekst'i dokumentit kështu, a nuk do të shporrej çdo vështirsí vetvetiu? Po, por, Branilo, po t'ishte titull, do të shkruhej me gërmë fillimtare të vogël, si të tjerët, jo me të madhe, si emnat veçorë. Bukur, po pse mos të jetë gërma e madhe nji lapsus i dorës së sekretarit ase i shtypit? Vjen menjiherë mbandej pyetja: le t'a pranojmë se qênka branilo me b të vogël e titull, dhe jo Branilo emën, por ç'kuptim ka ky titull? Na s'e dijmë mirë slavishten, mâ drejt me thânë këtu sërbishten, e aqë mâ pak sërbishten e vjetër. Me gjithë këtê, në mos u gabofshim branilac ase branioc don të thotë projës. Sa bukur do të pajtoheshim për Kastrijotin e Kaninës këta dy tituj: projës e qeveritar (qefalí)! Po, por në këtë rasë do të na duhej me pranue në nji fjalë të vetme edhe nji lapsus të dytë, e kjo âsht nji gjâ pak e gjashme. Sido qoftë, na u munduem me bâmë këtu nji analysë të plotë, shfaqëm të gjitha hypothesat qi na erdhën ndër mênd e, për vete, prap se prap pranojmë si mâ të gjashmen se të gjitha këtê të fundit, mâ racjonalen e origjinalen. Mâ poshtë do të kemi rasë me u kthye prap mbi kët'argument. Edhe Z. Fan Noli e ka rrahun shumë këtë çâshtje në Historín e Skënderbeut, (f.14) por tue i ramë mâ për shkurt e vetëm në lidhje me origjinën e Kastrijotvet, mbasi dikush-dikush prej historjanvet e ka përdorë emnin e dyshimtë Branilo të të parit Kastrijot të njohun si argument për të forcue thesën e gabueme të Spadugino-s, nji auktori të qv.XVI, simbas së cilës ata Kastrijotët qênka prej gjaku slav. Me këtê s'âsht nevoja qi të merremi na këtu, mbasi tfillimet e tekstit t'onë edhe të Zit Noli janë plotsisht të mjaftueshme.
Vetëm se, mbasi për origjinën e nji familjeje kanë rândsí edhe trojet nga ka dalë, po bisedojmë për këto. Përgjithsisht plângun e parë të Kastrijotvet âsht bâmë zakon me e pamë në Mat. Âsht nji gabim qi rrjedh nga mosnjohja e gjeografís së vêndit t'onë, e në këtë gabim ka ramë edhe Z, Noli vetë, i cili, mbasi citon thesën e dokumentueme t'auktorvet qi e tregojnë vêndin e Kastrijotvet, pa lânë asnji dyshim, në nji katund të Hasit të quejtun pikrisht Kastrijot, atypraty i përmênd këta si "Matjanë". Tash Matja gjindet mjaft larg nga Hasi, âsht ndërmjet krejt Luma. Veçse mb'anë tjetër duhet dijtun edhe se në Mat ka nji katund qi i thonë Shtjefën, e banorët e nji lagjeje të këtij katundi janë Kastrijotët, të gjithë farefis, dalë prej nji barku, vëllazní. Këta Kastrijotë, me gjithë qi s'kanë ndonji gojdhânë as pretendim për nji origjinë të tyne nga ata të Hasit, d.m.th. nga Kastrijotët e historís, mbahen, si vetë ashtu edhe prej shokve të fshatit e të rrethevet, si nji skotë fisnike. Mos të harrojmë mbandej se deri Bardheci (Barletius) mâ i famshmi historjan i vjetër i Skanderbegut shkruen për Gjon Kastrijotin, t'an'e Skanderbegut, se ishte nga nji shtëpí e vjetër e Matës. Gabim gjeografik edhe ky? Apo duhet të vêmë në dyshim të vërtetën e dokumentit qi ep për origjinë të princave t'anë Hasin? A s'ka nji mënyrë me i pajtue të dy thesat? Na kujtojmë se po; dhe qe se si: "Njerëz të besueshëm qi i kanë pamë me sy ato vise" na sigurojnë se Kastrijot'i Hasit âsht nji trevë e pabanueme, ka ngjat dy katunde të vogla qi i quejnë njânin Sinë e tjetrin Gardh. Dhe Gjon Muzaqi na rrëfen në librin e tij, të përmêndun me citata të ndryshme edhe në tekstin t'onë, se Pal Kastrijoti, i gjyshi Skanderbegut e i ati Gjonit, kishte vetëm dy fshatna, "Sinjën" dhe "Gardhin e Poshtër". Ja pra nji forcim i padyshueshëm i origjinës së Hasit. Në Kastrijotin e Hasit, Kastrijotët t'anë kishin kështjellin e tyne, nji kullë zotnísh, e aty afër dy prona: Sinën e Gardhin. Dikur, për nji shkak a nji tjetër u dyndën e shkuen në Mat, e ngulën mû në katund të Shtjefnit. Po sjellim këtu nji shêmbull të vogël personal: simbas gojdhânës skot'e jonë ka shkue e ngulun në Krujë, kurrkush nuk din se kur, prej Malit të Bardhë të Kurbînit. Deri nja nji gjysmë shekulli para këndej kishim nji dokument të pakundrështueshëm të ksaj origjine: nji tokë mjaft si të madhe, së bashku me nji degë tjetër të familjes s'onë qi quhej Almuçaj shumë të largueme, sa mos me mujtun me i qepun krye mbë krye brezat qi na lidhshin me tê. Kështu dikur qi kemi qênë sigurisht Malabardhas e sod jemi Krutanë. S'ka pra arsye për mos me pranue edhe Matën si atdhe të mâvonshëm, mbas Hasit, të Kastrijotvet para Skanderbegut qi bâni kryeqytet Krujën për rândsín strategjike qi kishte edhe pse kishte qênë selí dynastash tjerë mâ të hershëm. Por kur u shpërngulën Kastrijotët nga Hasi në Mat? Muzaqi në veprën e tij, siç e thamë mâ nalt, shkruen se i gjyshi Skanderbegut Pali zotnonte vetëm Sinjën e Gardhin e Poshtër, qi konsull Hahni i tregon në Mat, gabimisht në qoftë se kufîjt e Matës s'atij shekulli s'kanë përfshimë mbrênda edhe Lumën e Hasin, hypothesë qi nuk duhet me e qitun poshtë, as këtê, a priori. Dhe po t'ishte kështu, s'do të ngilte mâ nevojë me mendue nji shpërngulje të Kastrijotvet nga Hasi në Shtjefnin e Matës së soçme. Por mbasi këtê, sod për sod nemose, s'kemi mënyrë me e provue, na jet shpërngulja e po përpiqemi me caktue nji farë date afrore të ksaj. Pra tue u pështetun te Muzaqi, arsyeja na shtrëngon me besue se Pali, qi s'kishte tjetër pronë posë Sinjës e Gardhit të Poshtër në Has, s'ka pasun pse me shkue e me zânë vênd në Matën qi njohim. Kurse prap Muzaqi na difton se i biri i Palit Gjoni u bâ zotnija i Matës. Gjânsín e pronave të këtij princi do ta sqyrtojmë në nji shënim tjetër. Këtu duhet të pranojmë njânën dysh: ase Gjoni bâni të veten, kushedi se si, të tânë Lumën bashkë me Matën e soçme, ase u shpërngul nga Kastrijot'i Hasit në Shtjefën nji herë e mbasandej shtiu në dorë gjithë Matën. Para Gjonit, me lajmet qi kemi në dorë, sigurisht s'ka mujtun të ndodhë shpërngulja.
Mâ në funt, për sa i përket familjes së Kastrijotvet përgjithsisht, na jet me shoshitun edhe gjenealogjín e saj deri te Skanderbegu. Për këtê, me dokumenta në dorë të shënojmë nji herë dy data: i pari Kastrijot njihet në 1368 si Qefalí e, ndoshta, edhe si komandant i projës, i Kaninës nën nji princ sërb; nuk dijmë se ç'moshë kishte. I fundit, Gjergj Kastrijoti Skanderbeg leu në 1404 ase 1405. Ndërmjet këtyne dy datave, historija njeh pa asnji dyshim t'an'e Skanderbegut Gjonin. Emn'i t'et i Gjonit, i të gjyshit Skanderbegut, simbas Muzaqit qe Pal, e kështu e kanë pranue deri sod edhe historjanët tjerë të Shqipnís me përjashtim t'"Andrea Angelo Flavio Komnenit, princit të Drishtit edhe të Tivarit" (Noli), i cili e quen Gjergj e tue u ngjitun nji brez mâ nalt, na ep edhe nji Kostandin. Fan Noli thotë për këtë gjenealogjí: "Kjo ka mjaft të ngjarë, se emnat e këtyne gjyshërve i gjêjmë në të bijtë e Gjon Kastrijotit. Veç kësaj, historjani i Turqisë Hammër përmënt nji Gjergj Kastrioti, stërgjysh të Skënderbeut, i cili mori pjesë në bëtejën e Kosovës në 1389. Po Hammer-i nukë na thotë se ku e ka marrë këtë informatë." Mbi këtë pjesmarrjen e Shqiptarvet në luftën e madhe vëndimtare të Kosovës do të kthehemi mâ poshtë, e tashti po vazhdojmë nji herë në themën e gjenealogjís. Si skânj të fundëm të ksaj gjenealogjije vûmë, siç âsht e vërteta, Skanderbegun me datlindjen e tij. Por tue e pranue me nji moshë mesatare të parin Kastrijot të njohun në Kaninë në 1368, për caktimin e brezavet ndërmjet këtyne dy skânjeve duhet edhe qi Skanderbegun ta marrim me nji moshë mesatare, pra nga 1368-ta në njânën anë t'arrijmë te 1440-a në tjetrën. Kemi kështu në brezat e mesëm nja 72 vjet, pra normalisht dy fare njeriu. Përmbi Skanderbegun kemi të pafjalë Gjonin, përmbi këtê Palin ase, me shumë pak gjasë Gjergjin i cili bie me qênë i gjyshi i Skanderbegut, e mâ në funt Kostandinin e Andrea Angelo Flavio Komnenit. Ky Kostandin na sgidh neve edhe gjâzën e të parit Kastrijot të Kaninës, tue qênë se, mbas llogarís së datavet qi bâmë, bie me qênë vetë ai, për në qoftë se s'ka qênë Pali-Gjini. Me mathematikë në dorë, pra, kurrkund nuk jet shtërrak këtu për nji Branilo, si emën. Por tekst'i ynë flet në mâ se nji vênd e imtisht për nji Kostandin, të marrë gabimisht prej disa historjanve për nji Kastrijot. Ky Kostandin ishte i biri i Gjergj Balshës e i Theodorës, nji princeshë sërbe qi së pari qe martue me Zharko Mërkshiqin, nji komandant të Stefan Dushanit në Mal të Zi, e mbas tij me Gjergjin. Ky Kostandin Balsha dikur u martue me të bijën e Karl Topisë Lenën, qi pat mbetun e vé prej fisnikut venecjan Mark Barbarigo në 1392. Dhetë vjet mâ vonë u pre në Durrës prej Venedikasvet qi sundojshin këtë qytet, ndoshta pse nuk desh të bâhej vasal i tyne. Banim'i tij në Krujë si burrë i Lenës e sundimtar i atij qyteti mund të ketë qênë shkaku qi nji palë historjanë e kanë trazue me Kastrijotët. Po citojmë këtu prej tekstit t'onë: "Hopfi, Hahni e Makushefi kanë bâmë nji ngatrrim në gjenaologjí tue shtimë në familjen e Kastrijotvet nji Kostandin të Krujës, qi, sikurse u dëftye mâ nalt, ka qênë nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit aqë mâ pak Pal Kastrijoti, me të cilin e identifikon Hahni. "Si po e shohim, lâmshin e Kostandinit auktorët e ndryshëm e kanë ngatrrue keq. Por kjo ngatrresë, në vênd qi me na ligshtue thesën t'onë, mbas së cilës i pari Kastrijot i njohun , dmth. ai i Kaninës ka qênë nji Kostandin, përkundrazi na e forcon. Neve na ve' mêndja se ai qi e ka shkaktue këtë ngatrresë ka qênë Hopfi, i cili gabimisht ka marrë Branilon e dokumentit të Kaninës për emën personal të Kastrijotit të përmêndun atje. Historjanët qi kanë pranue këtë spjegim të gabuem të Hopfit e qi njikohsisht kanë pasun para sysh nji Kostandin Kastrijoti, si duket pa kurrnji datë ase me nji datë afrore, kanë vramë menden me i gjetun këtij vêndin në gjenalogjín e familjes. E atbotë dikush ka thânë se ky duhet të ketë qenë nji vlla i Gjonit, tjetri ka hjekun Palin dhe ka vûmë Kostandinin e përmbi Palin s'i a kanë pamë gjasën me hypun mbasi e kishte zânë vêndin Branilo. Por mâ tutje ndoshta s'kanë pasun si me shkue, mbasi mund të va ketë pasë zânë rrugën epoka aproksimative në të cilën kishte jetue Kostandini. I dyti shkak ngatrrimi ka mujtun me qênë Kostandini tjetër, ai i Balshajve qi ka sundue Krujën për nja disa vjet, dhe mû në nji perjodë kur fuqij'e Gjon Kastijotit ishte mjaft e madhe, pushtet'i tij kishte me u shtrimë deri rretheve të Krujës. Kush atëherë mund t'ishte ai Kostandin qi sundonte në Krujë, për kê s'kishte mujtun me e zbulue skotën e vërtetë të tij ? Jo nji i Topiajaj, se ishte martue me Lenën e Karlit; pra .sigurisht Kostandin Kastrijoti, ndonji vlla i Gjonit. Hahnin, si duket, llogarij'e epokës e ka shtymë mâ nalt, ke brez'i Palit pavarsisht nga Kostandin Balsha i Krujës.
Mâ në funt, le të rrahim tash edhe pohimin e historjanit të mbretnís s'Osmanllijvet, Hammer-it, simbas të cilit në 1389 nji Gjergj Kastrijot paska marrë pjesë me 15.000 Arbneshë në luftën e Kosovës dhe në kshillin e luftës, të mbledhun në parambrâmjen e betejës, paska pasun nji zâ me rândsí, siç do t'ishte përnjimênd e drejt'e nji prinjsi beslidhun me nji fuqi t'atilë përmbrapa. Z. Fan Noli duket se e pranon këtë pohim (V.Historija e Skënderbeut, f.15). Edhe na vetë e kemi pasë pranue e pretendue në nji konferencë qi na pat ftue akademij'e Italís me bâmë mbi Shqipnín në 1940. Por kur don me shkrue njeriu historí dhe e ndien përgjegjsín e rândë qi merr ndaj së vërtetës ndien edhe nevojën me i peshue e shoshitun mâ me kujdes faktet. Qe dyshimet qi m'a trondisin mjaft besimin n'atë pohim, i cili, po t'ishte përnjimênd i vërtetë, ashtu siç e bie historjani gjerman do t'a quejshin nji nga faktet historike mâ madhshtoret për kombin t'onë: 1) Hammeri, siç e shënon edhe Noli, s'na difton burim e âsht i vetmi qi e ka shkrue këtë fakt, ndërsa historija sërbe fjalët qi i vêhen në gojë Gjergj Kastrijotit prej këtij auktori në kshillin e luftës (v. Noli në v.c) i a vên Gjergj Brankoviqit. 2) Shqiptarët bash në kohën e Skanderbegut e me anmik në shtëpí s'kanë mundun ase mezi kanë mundun me çue mbë kâmbë nji ushtrí 15.000 burrash: e si paskan mundun me i bâmë bashkë për me shkue deri në Fushë të Kosovës ? Edhe Noli s'bân fjalë fare për numrin e ushtarvet, dhe, besojmë, veç pse âsht nji argument qi mâ fort e dobson se e forcon thesën themelore. 3) Nji Gjergj Kastrijot, deri ke Skanderbegu, e mû si gjysh të këtij, s'ka veçse nji auktor qi e jep, ndërsa të gjithë tjerët e kanë Pal e Hahni Kostandin. 4) Për të gjyshin e Skanderbegut, qoftë Pal, Gjergj a Kostandin, Muzaqi na thotë se nuk zotnonte veçse dy katunde e të gjithë historjanët janë të bashkuem në nji mendim, qi familj'e Kastrijotvet u rrit e hyni në radhë të princave tjerë të Shqipnís vetëm me Gjonin: e si bâhet atbotë qi "Gjergji II Balsha, Theodori II Muzhaqi e kapidanë shqiptarë të tjerë" qi paskan shkue me luftue në Kosovë, siç shkruen Noli, vûnë në krye Gjergj Kastrijotin? T'a zâmë se Hammeri paska bâmë gabim tue shkrue Gjergj Kastrijoti ndoshta në vênd të Gjergj Balshës. 5) Por si t'i a bâjmë datës? Bëtej'e Kosovës zhvillohet në vjetën 1389, pra shi vetëm 15-16 vjet para lindjes së Skanderbegut, të të katërtit djalë të Gjonit, posë së bijash qi mund të ketë pasun para këtij a ndoshta edhe fëmijësh qi i kanë pasë dekun. Prandej në datën e asaj bëteje, princi Kastrijot në fuqí duhet të ketë qênë vetë i at'i Skanderbegut, Gjoni, e jo pandyemi gjysh i tij Gjergji. 6) Nuk dijmë se pse Z. Noli, mbë nj'anë pranon për të gjyshin e Skanderbegut emnin Gjergj (f.15) e për stërgjysh -këtê edhe na me tê -Kostandinin (ibid), e mb'anë tjetër në luftën e Kosovës na dërgon dy herë (f.10-15) nji "stërgjysh" të tij Gjergj Kastriot. Duhet vallë të kuptojmë nga kjo nji stërgjysh para Konstandinit, mbase t'anë e këtij apo ndonji stërgjysh stërgjyshi ? Mirpo atëherë e kronologjia ?