Jeta dhe Vdekja/7
FILLIMI I JETËS | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Shumë dijetarë janë përpjekur, të na ofrojnë (hipoteza mbi) format e fillimit të jetës. Prej tyre kemi marrë lloj lloj teorish. Prej tyre kemi mësuar se fillimi i krijesave ishte nga njëqelizorët. Pastaj kjo qelizë është ndarë dhe është zhvilluar, e kështu me radhë ... vazhdon ajo çfarë thonë ata ...
Këtyre shkencëtarëve ju themi: ne nuk i marrim mësimet rreth jetës nga askush tjetër, përveç Krijuesit tonë. Vetëm krijuesi i diçkaje mund të na informojë për të. All-llahu xh.sh. është Krijuesi, dhe për këtë arsye edhe na tregoi se njeriun e ka krijuar prej dheut të tokës[1]. Shkenca bashkëkohore, pasi ka njohur se njeriu është krijuar nga dheu, është marrë me hulumtimin e elementeve të cilat i ka toka dhe ka zbuluar se, në të, gjenden tetëmbëdhjetë elemente kimike, - të njëjtat elemente që i ka edhe njeriu në trupin e tij. Fiziku i njeriut dallon sipas këtyre elementeve. Do të shohim se disa njerëzve ju mungon sasia e duhur e hekurit, e magnezit, ose e kalciumit, etj. Pasi kjo vërtetohet me anë të analizave laboratorike bashkëkohore, mjeku përcakton diagno-zën. Pastaj, ai i jep dozën e ilaçeve që duhet të marrë pacienti për t’a plotësuar mungesën e elementeve që nuk i ka në trup. Por, këto tetëmbëdhjetë elemente (të tokës) janë po ato tetë-mbëdhjetë elemente të trupit të njeriut. Pra, All-llahu xh.sh. na ka informuar se e krijoi njeriun prej dheut dhe prej baltës së tharë, të zezë dhe me erë. Kështu, All-llahu i Lartësuar, në Kur’anin Kerim, thotë:
Gjithashtu, në një verset tjetër, thotë:
Kështu i ka përcaktuar All-llahu xh.sh. elementet e trupit të njeriut dhe etapat e krijimit. All-llahu xh.sh. u tregua i Mëshirshëm ndaj mendjeve tona, sepse, këtu, kemi të bëjmë me gjëra sekrete, prandaj Ai na jep pamjet e një dëshmitari, sa për t’ia afruar mendjes sonë, që të kuptojë më mirë. Ne nuk e kemi përjetuar ose dëshmuar krijimin tonë, por çdo ditë e dëshmojmë vdekjen, që është bërë e zakonshme tek ne. Le të marrim si shembull ndërtimin e një ndërtese. Kur ti ndërton një ndërtesë, kuptohet fillon nga themelet, pastaj nga kati nëntokësor, pastaj nga kati i parë, i dytë, ... e kështu deri tek ai i fundit. Kur fillon t’a rrënosh atë, detyrimisht fillon nga ai i fundit. Githashtu, nëse ke për qëllim të udhëtosh [6] nga Prishtina për në Tiranë, Tirana është stacioni yt i fundit. Kur mendon të kthehesh përsëri, qyteti i parë që do të lesh mbrapa është qyteti i Tiranës. Kështu është edhe me vdekjen, ajo është e kundërta e jetës, prej së cilës kemi ardhur. Gjëja e fundit që ka hyrë në trupin e njeriut, sipas asaj që na ka info-rmuar All-llahu xh.sh., është shpirti.
Kjo është e vërteta të cilën e ka theksuar Kur’ani Kerim. Çdokush, që i vjen vdekja, është dëshmitar i saj. Njeriu ka dëshirë të dijë se ç’është vdekja? Më së pari ai duhet të kuptojë jetën. Shpirti është ai që i jep jetë trupit. Shpirti, gji-thashtu, është i krijuar, ai është në brendinë tënde, por është i pa njohur për ty. Ti nuk e di se ç’është shpirti, por di gjurmët që ai le tek ti. Ai është që t’i jep ndjenjat dhe të jep jetën. ***** **** *** ** * | ||||
|