Jump to content

Jeta dhe Vdekja/5

Nga Wikibooks

LIGJET E JETËS DHE VDEKJES


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6
Njeriu bie në gjumë duke u transferuar prej një ligji në një ligj tjetër. Kur ai është zgjuar, atë e sundojnë ligje të cilat janë të kufizuara. Ai sheh trupat që e rrethojnë, pra, trupat materialë. Ai vazhdon të ecë duke e përdorur edhe mendjen e tij. Kjo, për njeriun, quhet botë e dëshmive-fenomeneve. Botë e cila na është e njohur të gjithëve. Në të merr pjesë mbarë njerëzimi. Por, kur biem në gjumë, ne kalojmë në një jetë tjetër. Ky transferim ka ligjet e veta. Këto nuk i nënshtrohen mendjes, logjikës, e as dëshmive të kësaj bote. Ne pra, kështu, kemi dalë nga koha. Njeriu nuk ndien se ka të bëjë me kohën kur është në gjumë, për arsye se nuk ka të bëjë me elementet e kohës që ne i disponojmë në jetën tonë të natyrshme, thuaj të përditshme. Sikur të mos ekzistonte dallimi midis ditës dhe natës, njeriu nuk do t’a përjetonte dallimin kohor. Ai e bën këtë dallim ngase bie gjatë natës dhe zgjohet gjatë ditës, ose bie në gjumë gjatë ditës dhe zgjohet natën. Pra, nëse nuk do t’i përjetonte këto ndryshime, gjatë rënies dhe zgjimit, ai nuk do t’a dinte se sa kohë ka kaluar në gjumë.


Gjumi e shndërron njeriun, duke e bërë atë të dalë jashtë rrethit të botës normale. Ai nuk ndien asgjë për të (botën materiale), e as ajo nuk i është e njohur. Është i ndarë plotësisht prej saj. Thuajse, ai është ndarë prej ndodhive të kësaj botë plotësisht. Kur ai ndahet prej këtyre ndodhive, natyrshëm, ndahet edhe prej ligjeve të tyre. Ai mund të shohë, edhe pse sytë i ka të mbyllur. Ai vrapon edhe pse këmbët i ka në shtrat dhe nuk i lëviz. Rrëzohet nga ndonjë majë mali e lartë dhe nuk pëson fizikisht asgjë. E sheh veten duke fluturuar nëpër qiell, ose sheh të përmbytet toka. Ai e ndien veten se është duke qarë, ndërsa në realitet është duke qeshur. E kap ndonjë ankth, nxjerr zëra të çuditshëm, të bezdisshëm, ose zgjohet prej gjumit i trishtueshëm.

Ai gjatë kohës së tij në gjumë, nuk i nënshtrohet ligjeve të mendjes, e as nuk logjikon. Ai nuk u nënshtrohet as ligjeve të cilave u nënshtrohet në jetën e tij normale. Nëse i thua ndonjë njeriu se (në gjumë) kam shkuar në Amerikë dhe jam kthyer njëzet herë, brenda një nate, a do të të përgënje-shtronte? Përgjigja do të ishte: jo. Por nëse ti i thua se në gjumë kam biseduar me filanin dhe me filanin, të cilët kanë ndërruar jetë që prej shumë kohësh, a do të përgënjeshtonte? Përgjigja, gjithashtu do të ishte: jo.


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6