Jump to content

Jeta dhe Vdekja/37

Nga Wikibooks

REGJISTRI NUK HUMBET


Faqe 36
faqe
- 37 -

Faqe 38
Ky është regjistri i cili nuk fshihet, as nuk humbet, e as nuk i shlyhen shenjat, asnjëherë. Kur Allahu do t’i ringjallë njerëzit në Ditën e Kijametit, Ai do t’i thotë spermatozoidit: Bëhu, dhe shifra do të hapet. Ai pastaj do të deshifrohet për të dhënë informacionin që ka të regjistruar brenda. Kështu njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes.

I Lartmadhëruari All-llah na tërheq vërejtjen kur Ai thotë: ringjallja është rikthim i krijimit e nuk është krijim i ri.

All-llahu xh.sh. thotë:

" كما بدأنا أول خلق تعيدوه وعداعلينا انا كنا فاعلين "

Ashtu siç e filluam me krijimin e parë, ashtu do t’i kthejmë ata tek Ne. Ky është premtimi Ynë, vërtet, Ne, do t’a bëjmë këtë.[1]

Gjithashtu, i Lartësuari thotë:

" فسيقولون من يعيدنا قل الذي فطركم أول مرة فسينغضون اليك رءوسهم و يقولون متي هو قل عسي أن يكون قريبا "

...ata do të thonë: cili do të na kthejë neve (ringjall)!? Thuaju: (do t’iu ringjallë) Ai i cili ju ka krijuar herën e parë. Ata do t’i tundin kokat dhe (në formë talljeje do të) thonë: Kur është ajo!? Thuaju: Shpresojmë se do të jetë afër.”[2]

Kësaj fare (spermatozoidi) që është në tokë, i Lartëmadhëruari All-llah do t’i thotë: kthehu ashtu siç ishe, dhe ajo do të kthehet. Ndërsa dallimi i vetëm është koha, sepse në ahiret nuk ka kohë, shprehja ‘kohë’ atje nuk ekziston. Ajo që ka ndodhur në këtë botë brenda tridhjetë, katërdhjetë, pesëdhjetë vjetësh ose më shumë se kaq, ose më pak, do të kryhet në çast.

Vetëm ky do të jetë dallimi që do t’i dallojë. Ndërsa, përveç kësaj, ringjallja duhet kuptuar si kthim i një jete që ka ekzistuar. Edhe pse kemi ngjashmëri midis njerëzve në pamje, cilësi dhe përmbajtje, aty nuk do të kemi ngjashmëri dhe nuk do të ketë përputhje midis dy individëve, që prej krijimit të Ademit a.s., e derisa të bëhet Dita e Kijametit, edhe pse ne duam që të jemi kopje e përsëritur.

All-llahu i Lartmadhëruar është mëshirues ndaj mendjeve tona dhe për këtë na ka dhënë argumente të shumta. Si shembull do të përmendja vijat (poret) e gishtërinjve. Asnjëri prej nesh nuk i ka vijat e gishtërinjve të njëjta me dikënd tjetër, secilit i ndryshojnë nga tjetri. Bile, bile, ky ndry-shim duket midis gishtërinjve të një dore!! Kështu pra, besoj se askush nuk është kundër kësaj të vërtete. Kur, me kalimin e kohës, dituria e kësaj bote po shfaq zbulime të shumta, (konstatojmë se ato qysh më parë janë gjendur në Kur’an, pra se) Kur’ani për secilën gjeneratë është dhurues i risive. Kjo me siguri nuk ndodh rastësisht. Sepse, i Lartmadhëruari All-llah, na ka tërhequr vëmendjen për këtë në Kur’anin Kerim, ku thotë:

" أ يحسب الأنسان ألن نجمع عظامه . بلي قادرين علي أن نسوي بنانه

A mendon njeriu se nuk Jemi në gjendje t’ia mbledhim eshtrat? Jo vetëm kaq, por, Ne jemi në gjendje (t’ia mbledhim ato) edhe t’ia bashkojmë majat e gishtave të tij.”[3]

Kjo do të thotë se Fuqia e All-llahut xh.sh. nuk kufizohet vetëm tek rikthimi i eshtrave, të cilat do të kalben dhe madje do të shndërrohen në dhé, por Fuqia e All-llahut shkon aq larg, saqë Ai do t’i rikthejë edhe vijat e gishtërinjve, që secili individ i ka të ndryshme nga tjetri. Ky ndryshim, domethënë, ekziston që prej Ademit e deri në Ditën e Kijametit.

Fatmirësisht, shkenca e ka vërtetuar këtë. Padyshim se All-llahu ishte Ai i Cili ia shpalosi njerëzimit këtë dituri. Ashtu sikurse gishtërinjtë kanë vija të ndryshme, ashtu edhe trupi ka ndryshimet e tij. Gjithashtu, edhe era e trupit të njeriut ndryshon nga njëri tek tjetri. Keni vërejtur se qeni i policisë e ndjek erën e njeriut të arratisur sepse secili njeri ka erën e vet..., kështu është edhe me ndryshimin e zërit, të dhëmbëve, etj. Bile i tërë trupi ka shifrat e veta të veçanta, secili organ i di ndryshimet e veta dhe i njeh ato. Kjo mundëson që të mos ngatërrohen pjesët e trupit, apo organet e një trupi me një trup tjetër.

Ne këtë e vërejmë në mbjelljen e organeve dhe mbjelljen e lëkurës. Trupi i njeh organet e tij, ashtu si e njeh lëkurën e vet. Kur njeriu plagoset, vërejmë se si lëkura solidarizohet me pjesët e tjera të trupit dhe bën thurrjen, derisa të shërohet plotësisht. Ky solidaritet vazhdon kështu me të gjitha pjesët ose organet e trupit, kur ato sulmohen nga mikrobe të ndryshme. Organet e trupit bashkohen, bien në ujdi dhe së bashku i luftojnë mikrobet, derisa i mundin ato.

Nëse marrim një organ ose lëkurë të huaj prej një njeriu tjetër, çfarë do të ndodhë!? Do të shohim se si trupi reagon menjëherë, sepse do t’a kuptojë se tek ai janë futur pjesë të huaja. اuditërisht ai do t’i luftojë ato dhe do të mundohet t’i përzerë në çdo mënyrë. Qofshin ato organe prej trupit të vëllait, djalit apo vajzës së tij. Pra, ai i lufton ato edhe pse ato (organe) kanë të bëjmë me vetë origjinën e tij.

Kjo na lë të kuptojmë se secili trup ka shifrën e vet të ndryshme nga tjetri. Si duket, mjekët kirurgë, e dinë më së miri këtë të vërtetë, kur ata bëjnë mbjelljen e organeve. Ata dëshmojnë çdo ditë se si trupi i nënës e refuzon mëlçinë e vajzës së saj. Gjithashtu, edhe trupi i babait nuk e pranon lëkurën e djalit të tij, sepse secili trup ka shifrën e vet që nuk përputhet me trupin tjetër. (Kjo shifër është) Prodhim i All-llahut i Cili e përkreu çdo gjë.

  1. Kur’an, 21 / 104
  2. Kur’an, 17 / 51
  3. Kur’an, 75 / 3-4

Faqe 36
faqe
- 37 -

Faqe 38