Jeta dhe Vdekja/34

Nga Wikibooks

JETA – NGA MASHKULLI DHE FEMRA


Faqe 33
faqe
- 34 -

Faqe 35
All-llahu i Lartmadhëruar kur e krijoi këtë botë, vendosi në të edhe ligjet e saj. Një prej këtyre ligjeve të Tij ka paraparë se jeta njerëzore do të shumohet prej vetë qenies së vet. Nga mashkulli dhe femra. Secila krijesë, është krijuar me veçoritë e veta. Njeriu, bimët, kafshët dhe të gjitha qeniet në tokë janë të krijuara nga çifti: mashkull-femër. Të qenurit mashkull dhe femër jep të kuptohet se këto krijesa janë autonome, të pavarura nga krijesat e tjera. Askush nuk mund të krijohet nga një qenie e një lloji tjetër, ashtu siç pretendojnë darvinistët.

Le të lexojmë këtë thënie të All-llahut xh.sh. në Kur’an:

" ومن كل شيء خلقنا زوجين لعلكم تذكرون "

...dhe, prej çdo sendi, kemi krijuar çiftin, mbase do të mendoni (do t’i përkujtoni Mirësitë e All-llahut).” [1]

Pra, çifti paska ekzistuar, ndërkohë që ne nuk e dinim këtë, por e mësuam shumë vonë. Mësuam se edhe elektriciteti për të funksionuar domosdo duhet të ketë çiftin (e ngarkesave të grimcave elementare), atë negativ dhe pozitiv. Sikur të dy ngarkesat të ishin negative ose pozitive nuk do të kishim kurrën e kurrës elektricitet. Kështu mësuam se edhe mjegullat janë të krijuara sipas këtij ligji, të ngarkesave elektrike pozitive dhe negative. Kur ato çiftëzohen (bashkohen) japin shiun. Po kështu mësuam se edhe atomi përmban në vete pozitivin (pozitronin) dhe negativin (elektronin). Sigurisht ekzistojnë edhe krijesa të tjera për të cilat ne, ende, nuk dimë gjë. Por, kur të vijë koha e shfaqjes së këtyre krijesave, All-llahu xh.sh. do të na i zbulojë neve ato sekrete. Kështu do të mësojmë se çdo lloj, apo qenie në këtë univers, pa përjashtim, është krijuar nga çifti: mashkull-femër.

Nga kjo nxjerrim dy gjëra që duhen të konsiderohen si thelbësore. All-llahu xh.sh. është Ai i cili ka gjykuar (vendosur) për to. Ai ka kërkuar që ne të mos t’i nënshtrohemi logjikës apo mendjes sonë për to. Logjika, me dijen e vet, nuk mund t’a perceptojë dot këtë. اështja e parë është se ne nuk mund t’a dimë se si është krijuar universi, ndërsa, e dyta, është se ne nuk mund t’a dimë, gjithashtu, se si jemi krijuar ne.

Ju themi simpatizuesve të teorive të “specializuara” që meren me krijimin: Si ishte forma e këtij universi më herët? Nga i nxirrni ‘këto e ato teori’ dhe prej kujt i merrni këto të dhëna!? A mos vallë keni qenë dëshmitarë të krijimit, apo ju ka ardhur ndonjë njohuri, të cilën nuk e posedojnë të tjerët!? Ata të cilët pretendojnë se prejardhja e njeriut është nga majmuni, janë shumë të gabuar. اdo gjë që është në kundë-rshtim me (të vërtetën mbi) origjinën e natyrës së universit është e gabuar. Sado që të bashkohen idetë dhe argumentet e dobëta (për t’a mbështetur njëra-tjetrën), ato nuk mund të na japin të vërtetën.

Tani, le t’a përmbledhim shkurtimisht atë që thamë: All-llahu është Ai i Cili krijoi këtë univers për t’i bërë sexhde, për t’a madhëruar dhe për t’iu lutur të Lartmadhëruarit. I tërë universi i është bindur dhe i është nënshtruar All-llahut xh.sh. me detyrim. Por, All-llahu i Lartmadhëruar ishte Ai i Cili dëshiroi që njeriu t’a adhurojë Atë nga dashuria (me dëshirën e vet).

Gjithashtu, All-llahu xh.sh. ishte Ai i Cili e caktoi programin dhe solli misionarët e Vet që (ky program) t’a përfshijë mbarë lëvizjen jetësore. Adhurimi nuk duhet të kuptohet vetëm me namaz, zekat, agjërim dhe haxh. Por, e tërë lëvizja e jetës sonë është adhurim.

All-llahu xh.sh. kërkoi nga ne që të lëvizim (punojmë) në jetë dhe t’a ndërtojmë tokën. P.sh. për t’a bërë namazin ne detyrohemi të merremi me aktivitete të gjëra (punuese) të të jeturit tonë. Kjo përfshin shumë segmete të jetës sonë. All-llahu i Lartmadhëruar nuk dëshiron nga ne që gjithmonë dhe pandërprerë, ditën dhe natën, t’i shprehim Atij falënderimet tona. Por, Ai kërkon nga ne që të punojmë dhe të lëvizim.

Njeriu filloi të bëhet shkatërrues, atëherë kur presupozoi se ai është eksperimentues në tokë. Kështu, ai i la anash ligjet e All-llahut dhe parapëlqeu “ligjet” e veta për veten e vet. Ky eksperimentim me ligjet njerëzore (individuale), po i sjell njerëzimit mjerim dhe po e largon nga programi i All-llahut, të cilin po e zëvendëson me ligjet e veta njerëzore. Ne, derisa të polemizojmë për krijimin dhe për gjërat të cilat nuk i përkasin mendjes sonë, do të shkojmë drejt humbjes. Debati rreth krijimit dhe rreth asaj se si erdhi njeriu, është i kotë dhe nuk na çon deri tek e vërteta.

Jeta jonë është e shkurtër në këtë botë të kufizuar. Ndërsa jeta e ahiretit është jeta e vërtetë, të cilën nuk e pengon as vdekja e as asgjësimi total. Ajo është jeta e përjetësisë për të cilën do të flasim në kapitullin e ardhshëm.

  1. Kur’an, 51 / 49

Faqe 33
faqe
- 34 -

Faqe 35