Interneti allashqiptarçe/203

Nga Wikibooks

Çanta për të dhëna mbi temën : Sistembet operuese

Shërbimet nën sistemin operues Windows[redakto]

  • Çanta mbledhëse (Abllagemappe) është shërbim lokal në S.O. nëpërmjet të cilit mundsohet mbledhja e informacioneve të ndryshme që janë paraparë për tu këmbyer me një kompjuter remotues. Mungesa apo deaktivizimi i këtij shërbimi shkakton deaktivizimin e çantës mbledhëse, nuk mund të këmbehen informacione me një kompjuter tjetër, si dhe lidhjet inderekte të këtij shërbimi nuk funksionojnë si duhet.
  • Qeverisja e aplikacioneve (Anwendungsverwaltung) është shërbim lokal në S.O. nëpërmjet të cilit i mundson shërbimeve instaluese të programeve (software) udhëzimin, publikimin dhe deinstalacionin e tyre.
  • Freskimi automatik (Automatische Updates) është shërbim lokal në S.O. nëpërmjet të cilit bëhet aktivizimi i funksionit për bartjen e të dhënave dhe instalimin e tyre për S.O Windows. Ndalimi i këtij shërbim bënë që kompjuteri të mos aktualizohet nga qendra e shërbimeve për S.O Windows.