Jump to content

I dashur Kryeministër! Jam një kriminel dhe dua të më bësh Ministër!

Nga Wikibooks

Do t’ju ngjitem porsi zamkë,

mbrapa do t’ju rri,

jam një kriminel me damkë,

fiks për qeveri!


Kam dëgjuar si bërtet,

përditë Lulëzimin,

se të shkretin Kabinet,

e ke tok me krimin!


Ndaj e mora sot guximin,

t’ju shkruaj-o mik,

se unë jam binjak me krimin,

por jam shumë besnik!


Kriminelë këtu ka plot,

s’kanë të numuruar,

po si unë nuk gjen dot,

super të betuar!


Nëse ti në Shqipëri,

do të bësh ca punë,

të duhet me siguri,

një takëm si unë!


Ne jemi njerëz me besë,

ti je shefi ynë,

kush të hyn tyja në pjesë,

ne i krrejmë synë!


Fillimisht i krrejmë njërin,

të ketë lemeri,

nëse do të ngrejë zërin,

ja krrejmë të dy!


Me ne kurrë nuk do vuash,

dimë ta bëjmë lojën,

dhe Lulashit-kur të duash,

dimë t’ja mbyllim gojën!


Kot tjerrim akoma fjalë,

se jemi me takt,

tani nami të ka dalë,

ndaj ta bëjmë fakt!


Sikur ta bësh qeverimin,

vetëm me shenjtorë,

do thotë Luli-se për krimin,

jemi shërbëtorë!


Luli ka qënë një këpushë,

kot që bën duva,

se vetëm krimi i mbush,

thasët me para!


Neve jemi kriminelë,

e kemi vrarë frikën,

nuk e lëmë shtetin ta mjelë,

Luli me Monikën!


Veç me ne ke siguri,

veç me ne s’humbet,

se këtu-në Shqipëri,

krimin kemi mbret!.


Ç’na duhet BE-ja fare,

gjithçka është farsë,

ne kemi thasët me pare,

jemi në parajsë!


Merrmë pra në qeveri,

se s’jam një gogol,

po nuk pate ministri,

bëmë pa portofol!


Bashkë do të qeverisim,

si tek uron Zoti,

s’ka problem se kakarisin,

një takëm idioti!


Me ne puna mirë të del,

ta garantoj unë,

kot nuk jemi kriminelë,

ne mbarojmë punë!


A. Duka

15 shtator 2018