Jump to content

IX. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Nga Wikibooks

Kushtetuta e Kaçanikut - pjesa e nëntë (e fundit)

Neni 139 Për zbatimin e kësaj Kushtetute dhe sigurimin e kalimit në aplikimin e saj do të nxirret Ligji i veçantë kushtetues. Ligjin kushtetues e nxjerr Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Ligji kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës shpallet dhe hyn në fuqi njëkohsisht me Kushtetutën e Kosovës.

Neni l40 Kjo Kushtetutë hyn në fuqi ditën e shpalljes. Kaçanik,07.shtator 1990 KK. Nr. 1/90


REPUBLIKA E KOSOVËS

KUVENDI I REPUBLIKËS

Në bazë të nenit 397 dhe 398 të Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990, merr këtë

V E N D I M

MBI SHPALLJEN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Sh p a ll e t: Kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë e Republikës së Kosovës të cilën e aprovoi Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990.



KK nr. 2/90 NENKRYETARI I KUVENDIT
Kaçanik, 7 shtator 1990
Kryesuesi i mbledhjes: Iljaz Ramajli