Jump to content

Hipi Zhdripi i Përrallave/9

Nga Wikibooks
Dy Jetimat

Koja e Kuçit, Titograd

Ishin pa k^enë ni burrë e ´i grua e zoti ua kishte falë ni djalë e ni vajzë. Mas do kohe burri kishte ra n´gazep të madh - i kishte pa´dekun gruaja. Tash burri po mendon: "S´muj kshtu me kalue". Thirri djalin edhe vajzën e u tha:

Fëmijt e mi, po e shoh se kshtu s´mujmë me kalua e m´â´mushë m^endja t´martohem edhe ´i herë.

Fëmijtë s´panë kundër ksaj pune asgja edhe i thanë t´jatit të vett´martohet. Nuk kalov shumë kohë e i ati i tyne e gjeti gruan dhe u martua. Por, ç´do me k^enë keq e ma keq, gruaja e dytë s´po do me i pa me sy fëmijt e gruas së parë.

´I ditë prej ditve baba i muarr fëmijt e vet në ashtër për me ba dru. Baba u kite thâ´fëmijve:

Ju tash rrini jektu, se ^u´po shkoj me ça dru e ju mos luani këtij v^eti deri sa t´vij unë me u marrë.

Ata kishin t^ejë aty e baba i tyve kite marrë ´i kukull e e kite virrë në ni ah. Era e fryte kukullin e fëmija m^enoshin se po kërset sekica. U ba edhe nata. Fëmija pritshin babën e krisma e kukullit t´ujit bâte "bum-bum" e fëmijt kujtoshin se po kërset sakica. Baba kishte shkua në shpi. Kukulli edhe mâ kërsitte. Motra i thotë vllaut:

Të shkojë në shpi, se baba don me na tretë.

Dali s´donte me shkua, por thotë:

Dua me pritë babën kur t´vin me na marrë.

Motra at´herë nuk e priti vëllán, por shkov ën shpi e vëllán e la vetëm në ashtë. Përrini vajza te shpija dhe n^ej pak pas dere. Ata ishin tuj hangër darkë. Hangrën e gruaja po thotë:

T´e paçshmi tash vajzën me na e çua sininë e pat me i bashkua kto dromca buke.

Vajza u përgjegj prej mas deret, tue thâ´:

H^e, ktu tek jam, po çilmani derën.

Ja çilën derën vajzës e baba për djalë as s´dveti. Djali kite pritë edhe pak e, tuj kqyrë atej e ktej, e kite pâ ´i dritë në rrâxë t´ni shkabit. Kite hi mr^enë e e kite pa ´i plakë tuj hângër në ni kusi kaçimak. Plaka ite pa k^e´e qorrtë. Muar edhe djali ni lugë, u afrua edhe nisi me hângër deri sa u gi. Plaka nuk dite e po han edhe djali me t^e. Fillon me e prekë kusinë edhe kite pa´thâ´:

Po ^u´shum hangra kaçimakun sonte!

Djali at´herë i tha:

Edhe ^u ´hangra me ty.
Po kush je ti?

Djali i kite pa´kallxua se si e ka tretë baba.

Kam ardhë ni m´marrsh për djalë me t´i ruajtë berret e me k^enë djali yt për gjithmonë.

Plaka e ndali djalin me t^ejtë me t^e.

Kite ardhë koha për me i lshua berret. Djali e muar fellin, por plaka prej mrénës e porositi:

Ruaj, mos u ban me orët e malit, se mujnë me t´i xirrë të, se edhe mua m´i kanë xirrë sytë ato.

Djali, tuj i ra fellit, tuj mos e dijtë v^etin e kullosat, kitë shkua në lamën e orëve tëmalit. Aty jin pa´k^e´ vetëm dy orë.

Djali kite pa thâ´:

^U´dua me i ra fellit e ju me kcy. Ai qi t´mërzitet ma parë, atij do t´ja qorrojmë sytë.

Ato u pajtuan me at fjalë, se thoshin se fellit asht shum shtirë me i ra. Djali i ra fellit deri sa u mërzit njara. At´herë djali muar e ja nxorri sytë, shkov te plaka e i kallxoi se ç´trimni ka ba edhe plaka ja fali shumë pare.

Në kjoftë se m´i bjen sytë e mido t´ap edhe ma shum.

Djali prap shkoi te orët e u thotë:

Ju m´i epni sytë e plakës e ^u´ po va kthej sytë tu.

Orët prenuan dhe ja dhanë sytë plakës. Djali ja çoi plakës sytë e plaka i dha shum pare, sa mute me e goditë ´i shpi të mirë.

Djali i muar paret e shkoi te shpija e tij, te baba i vet. Kur u afrua, e pa motrën e vet në shkalla dhe e thirri. Motra u afrua.

Djali i tha:

Na duam me i dhezë babën me gruan e ^u´e ti duam m´e goditë ni shpi e me jetua bashkë, se kam fitua pare shumë.

Kshtu, si thanë, edhe u ba. Babën e gruan e babës i djegën flakë e kta dy punuan s´bashku shpinë e jetuan gjithmonë s´bashku.

Prralla në lesh, shnedja prej nesh!

Nxierr nga PËRRALLA, II - Instituti Albanologjik i Prishtinës 1982 - faq. 5-6 (3)
Tregues: Mri Tonja
Shënuar nga Zef Gjuravçaj më 1973