Jump to content

Hipi Zhdripi i Përrallave/47

Nga Wikibooks
Maxi dhe Mini

Nga Supertolle Tierabenteuer[1]

Maçoku i vocërr Maxi hedhet në raft dhe nuhat nëpër tenxhere. Ai nuk e ndien që nuk gjendet aty në guzhinë i vetmuar. Maxi ende nuk ishte në dijeni që aty ishte miu i shkathtë Mini. Por, ai befas ndëgjojë përtypjet dhe thirri: "Ah!, aty je ti, ti miu i pagëdhendur!". Fapë! iku miu me nxitim nëpër shkall në drejtim të derës dhe pas tij u turr maçoku. Befas tepihu i shkallëve u shkëput nga to dhe e pshtolli maçokun Maxi, dhe bashkë më të ranë në dysheme. Nga frika, për një çastë maçoku qëndrroji ashtu duke u dridhë i tërë i shtrirë për dysheme, por ishte vetem një çastë dhe vrap u sulë të ngjitej lartë të nxinte miun...

Por miu Mini, shpejt kalojë përbri derës në dhomën e fëmijëve. "Le ta haj dreçi" ofshau maçoku. Miu nxitonte në kalanë e kukullave e ja mbërriu përfundi krevatit. Shiko, shiko, aty po lëviz një bisht! Maxi u përvodhë ngadal deri tek bishti, ngriti këmbën, do ta kapte ...

Miu Mini e ngru bishtin, e mori me vet e me nxitim u ngjitë në dhomën e kulmit. Sa e sa gjësende ndodheshin aty! "Do të kënaqem atje" mendoj maçoku Maxi dhe vrapoj në drejtim të një kutije të vjeter. Po ku ta shihte miun Mini, pos duke ikur nëpër dritare e, në kulëm! "Ty, ty, do ta lidhë një nyjë në bisht!" i kërcënohej Maxi Minit. "Xanem, xanem së pari!" ja këthente Mini Maxit, dhe vazhdonte ikjen e tij duke u futur nëpër ollukun e ujit të kulmit. Maxi, në fillim i hutuar shikojë brenda në olluk, e pastaj ofshahu "ah! prit sa t'nxë ... " dhe u zhdjergë nga kulmi teposhtë ollukut. Po sa mbërriu në tokë, miu i vocërr Mini, pushojë dhe fillojë të qetësonë veten një herë. "Ja, i ika maçokut edhe këtë herë", mendojë i lehtësuar. "Mos u gëzo kaq heret, mi i vocërr, maçokun e ke para teje! Miauuuu!", mic-mic u përvodhë miu i vocërr dhe me nxitim filloj të vrapojë.

Anë e përtej, vraponin në kopshtin e shtëpisë, gjatë tërë kohës Maxi i rrinte në bëthë Minit. Por befas për një çastë, ngjau që miun e lëshojë toka! Pak më vonë, maçoku gjeti një çizme të vjetër, futi turit në të, shikojë brenda. Xhi. Iku miu në strehën e vet para syve të tij. Nga shkohet më tej?

Prapë në shtëpi. Loja xama-xama që luanin Maxi me Minin ju solli që të dyve kënaqësi të pa harrueshme. Amvisja e shtëpis posa kishte vënë çarçafin mbi tavolinën në verand. E kishte shtruar e pregatitur për të pirë çajin e mbrëmjes me shoqet e saja. Pa prit, pa kujtu, miu Mini, u hedhë në kulaçat e amvises, edhe maçoku Maxi u hodhë, por më kotë, në vend të miut tërhoqi çarçafin e bashkë më të gjitha ç'ishin mbi të ranë përdhe. Një "miauuu" lëshojë maçoku, një gërrhamë dhe vrap ju turr miut. Miu duke ju dridhur trupi i tij i vocërr nga frika, u përbirë në një të çarë në murë. Prap, një "miauuu" e maçokut e përcjelli ikjen e miut. Ndashtë, mendoj ai, tani së paku e di strehen e tij, dhe futi shputen e tij në të çarën. Më kotë, thonjët në shputen e tij endeshin në ajër, nuk e kapnin miun dotë, ai kishte ikur e dalur në guzhin nga një e çarë tjeter e murit. "Djalli le ta marr, prapë miu i vocër më iku" vendosi të pranoj dështimin maçoku. "Po ku më iku?", e pyeti veten dhe për një moment mendoj "Po ku tjeter, në guzhinë". Së shpejti loja xama-xama dotë ja nisë nga fillimi...


  1. EGMONT PESTALOZZI VERLAG, MUNCHEN, titulli origjinal: "Minkas Abenteuer" - skeleti i marr e përshtatur për "MAXI dhe MINI.