Hipi Zhdripi i Përrallave/42
Ish kon qysh ish konë, një vanë, ballkon i thojshin edhe n'atë vanë, një ditë prej dite e kish pas lonë dikush një kupilicë. Edhe njoni i muhallës e murr edhe e rriti. Nejse kopilica u martu me një familje t'muhalles edhe u bo shpi. E qashtu mo, fara e sej u rritë e u shumu. Ja nisen thmitë e sej me u martu edhe qe besa, fara e tyne u zgjonu, gati tona muhallt ja nisi mi marr. Nejse qashtu mo erdh dita fara e sej met pa djemë e me plotë çika. Edhe djemtë e muhalles ja nisen me ja marr çikat. Diku me qefë diku pa qefë ju bojke përherë. Po njones familje i vike inati me ja bo përherë. Nejse morren e i thirrën miqt e katunit për me hi në mes. Edhe qashtu erdh dita mu bo një grup i misitnisë edhe ja vnunë emni eulesh. E hajt, hajt erdh puna me shku me ja bo përherë. Zoja e shpisë moti e kish bo njetë me ja bo përherë, po thmitë çojshin kry e nuk ish e zoja mi majtë nërveti. Dita e mexhes ish shty disa herë. Kur Zoja e shpisë s'kish rrugalje mo, i thisrri grupin e misitave edhe ju tha: Hajt, shkoni ju e bonjani përherë edhe vjedhni filxhonin. Tonë e kapen kryt në dorë, po ajo u tutke se thmitë e sej pi bojin zhurmë. E qashtu, u nisen misitët edhe shkun në shpi të djalit. Tu pi kafe po dojin me ja bo përherë në emrër të Zojës, edhe ja nisen me livrit qysh mi vjedhë filxhona. E ti mushen hepat me filxhona. Thmit e shpisë disa hashiqare disa tines i kallxojshin plakit shpisë. E ai, haj mes bani dertë. Njoni, po e shtini në xhep. Hajt me Balin shko pregatiti peshkirat te dera se ajo zoja koka paqefë e spaska mujt me ardhë. E qashtu mo, euleshaxhit ti mushen xhepat me filxhona. Njoni prej euleshaxhive, u qu e kapi xhygymin. Njoni prej thmive piskati, o bal, po ky edhe xhygymin e murr, me shka me ju qitë atyne tjerëve kafe. U qu zoti i shpisë edhe ju tha, a pi leni kit punë, qu ikni. U qu kryt e euleshit edhe tha, prit be burr se ai nuk oshtë ka i di rregullat e ktuhit. Prit mes u gut. Edhe u qunë pleqtë edhe hinën me nji odë. Kur dulen, bali pi thotë, ose ana xhygymin ose ikni. Edhe tjetren herë kur t'vini, mes hajdi pa nonen e nuses.
Pralla n' prall, dukati n'ball. N'koftë se kanë kthye xhygymin jena t'u pi kafe, n'koft se jo duhet mi kapë dajakin se qita nuk po e dikan që kokan në ballkan.