Hipi Zhdripi i Përrallave/21

Nga Wikibooks
Gozhda dhe i biri

Hipi Zhdripi

Ish konë qysh ish konë. Ish konë nji babë i urtë edhe e kish pas pasë një djalë. Po, ky djali ish konë i keq. Edhe baba i vet nuk mujke mi nemë ndryshe veq se i thojke "biro! kurr njeri nuk ki me mujt mu bo". Edhe ky djali qashtu mo. Hiq, s'ja nijke. Veç i grahke. Veç i jepke. Kah shkojke, i nijke tu thonë gjynai i zotit çfar babe e çfar katili djalin.

Djali katil mo qashtu. Kah shkojke i shtike njerzit me bo shka dojke menja e vet. Si pritojke fesatit. Hiq. Kur nivi mreti për kitë djali, ju tha zaptive t'vetë me ja pru menjëherë aty.

Zaptit u nisën edhe fillun me vetë edhe ranë n'ta. Kur dashten me zaptu, ai djali i kapi e i boni te tonë lesh. Edhe, ja nisi me ju nxjerr gabzherrin njo kah njo. Kur erdh te i funit, pi vetë:

- Kush ju ka qu? - Mbreti - ja kthej ai, edhe prej tutes e rrëshoj shpirti.

Ky djali ja nisi me fishllu e me kënu. Edhe tu fishllu shkoj në qytet t'mretit. Po edhe aty pi ninë t'u thonë gjynai i zotit çfar babe e çfar katili djalin. Tu menu, po këta këtu nuk e dijin konë e komë babë - u bo nervoz. Nashta - tha me vete paskan ni për mu edhe këtu. Edhe, pi kap për fyti njonin e pi vetë. A po më nxhehë? Jo - i tha ai. E ku pi dinë qe jam katil, pra. Tu dasht e me thonë - po une nuk thash kugjo - e lëshojë shpirti. Djali menoj i ngrati, ky spaska pas fol po hijalli i tij. Edhe qashtu hini në oborr t'mretit . S'mujke mi nal kërkush. Tu dridhë prej tutve i dul përpara mreti edhe pi thotë që munet me marr gjithë çka prej mretnis tij. Ky djali pi thotë që nuk pi duhet kurgjo, po e ka nji problem me baben e vet se i ka thonë "kurr njeri nuk ki me mujt mu bo" e hijalli i njerzve nëpër rrugë po e keshë.

Kështu në shkallë të pallatit të mretnis u ulen mbreti dinak dhe djali katil për të pleqëruar punën e djalit.

Djali pa sherrë fillojë t'i kallxoj mretit t'kalumen e vet dhe mreti ngojke. Masi e ngojë mirë e mirë, mreti pi vetë djalin. Po mirë, qysh e ka baba yt emnin. Aleksandër - ju përgjegj djali. Çysh ? - i tha mreti. Aleksandër - i tha djali. Aleksandër, përshpëriti mreti dhe ju drejtu djalit - Hina mrena e hajim pakë bukë edhe po i bërtet hyzmeçarve Livritni! Livritni!

Tu hi mrena mreti pi thotë djalit, hin ti e zgedhe veni qi't doket ma i mirë se une duhet me folë me një k'ta tru viqat dishka.

Djali tu hi n'soben ku ish shtru sofra, e t'u kalu nëpër një xhyzendi në zidna ta sej pi shehë do syreta. Kur erdh te funi, pi shehë syretin e një gruje edhe pe ja nisë mi kru krytë se nuk mujke mi marr veshë shka pe lyp syreti sej mes k'tyne burrave.

Nejse. Qishtu mo, ja nisen me honger bukë. Tu honger bukë mreti pi thotë djalit - Nuk ka pshtim! - Shka nuk ka pshtim - pi thotë djali. Nuk ka pshtim! - pi përsërit mreti. Shka mër, nuk ka pshtim? Fol!- ja nisi mu bo nervoz djali. Duhesh mi myt baben - ja kthevi mreti. Djali menovi pakes edhe i tha mretit - Nuk bon! Nuk bon!. Pse nuk bon? Ti kshtu e ashtu je katil, kur ta myt baben tuten edhe hijallet e njerzve edhe nuk folin mo - pi thotë mreti. Nuk bon! - pe pisket djali - Nuk bon! Po pse nuk bon! po e përsërit mreti dvetnen. Po, qysh nuk bon une mu bo mret n'vanë tónin edhe nuk bon mi myt baben!

Mreti menoj me vete, po shumë e dhelpren e kom mashtru e kitë budall so ka ma donë. Kush t'ka thon qe nuk bon ti mu bo mret në vanë temin - pi thhotë mreti djalit. Kërkush! po, qashtu osht. - ja kthevi djali. Po pse osht qashtu - pi vetë mreti i çuditen. Po e kom provu mu bo mret - tha djali. Po ku e ki provu - i tha mreti edhe ma i çuditen. Po kur je dal ti tu dridhë mem prit te shkallt - i tha djali. Ani - i tha mreti tu dridhë. Po nuk boni de - ja kthevi djali - ti u dridhshe e hijalli yt thojke kurr njeri nuk ki mu bo po edhe qyky qe ki para teje nuk është njeri, oshtë si ti katil, oshtë birë kudre, e ka myt baben e vet!.

Kur i nivi mreti kto fjel, ju hekë tuta. Ju hekë krejt. Edhe si për me pas mi qitë krej t'keqen prej trupit i tha djalit, po shkoj ku shkon mreti n'komë e po ta jap fjelen se kena mi pleqnu mirë e mirë kitë punë. Kur dul n'xhyzenti pi ninë priftat e hoxhtë t'u thonë krisi kijameti, e hijalli i tyne i thojke kurr njeri ski me mujt mu bo!

Ja nisi mu bo mreti edhe ma nervoz se djali, edhe hala pa u shpraz mirë u nis mu kthy n'sofër. Mreti kish ndryshu krejt. Nuk ju dridhshin mo as durt. Ju kish hekë krejt trema prej djalit. Ish bo çashtu nervoz se ska mo. Flokt ju kishin qu thikë përpjetë. Edhe qashtu i piskati djalit, Ec! Qu! Qu t'dalim n'bashçe. Edhe djali, krejt gjakë ftoftë, t'u menu me vete "i ra zhitoni qiti", u nis mas mretit. Mreti e hapi deren e sobes për me dal n'bashçe edhe t'u kallxu me gisht e t'u piskat - Qatje, qatje e kom myt, nona, syretin e ciles e pave t'vjerren në xhyzenti, m'ka thon " Myte! myte biro! myte e krejt bota osht e jotja!". E ai, e ai mu lut "mos te kjo pemë se këtu e komë myt plakin tam". Ja bona çefin!

Djali katil, i ftoftë si uji i bjeshkës, e kqyrke mretin tu cellë n'bashçe si Balltazari para maqines. E la. E la mu cellë. Kur u mërzit tu e kqyr i piskati - Ec, ec se je ka cellësh si pordha nëpër klina, ec e t'a qesim nji lojë shahë, ec se ditë e gatë ke, e mos t'bohet edhe nata kaq e gatë.

Me të drejt e kish djali. Klinat e mretit ishin rrit e ishin bo sa krejt toka, e shërbtort e tij cilleshin e pshtilleshin nëpër to si pordha nëpër klina kur donë me dal n'pantolla. Po edhe mreti, si shërbtort e tij në klina tij ish nguju në bashçe e nuk mujke me dal prej sej. Mo zot e ma keç thojke hijalli i njerzve, e hoxhë e prifta piskatshin Kijamet!!! Apokalapsis!!!. Piskamen e hoxhve e priftave e ninë krejt katilat e botës.

Nejse! Djali e mreti hinen bashkë me një sobë. Kur hin mrena mreti pe ju thotë shërbtorve mi qelë xhomat se pi zihet fryma. Kur shërbtort i hapen xhomat, prej njonens onë pi vjen n'veshë mretit cicrrima e zogjëve e prej onës tjetër zoni i korbit. E qashtu. Mreti nervoz e djali katil, te dytë t'lodhen ja nisen lojes. Përderi sa ata dy lujshi, vishin e shkojshin shërbtortë e secili i kallxojke lejme të reja prej krejt botës. Po mretit nuk ja nijke, ju dokshin nisoj si lejmet e mira si t'kqijat. Ish koncentru se djali u munojke me ja zon mretneshen. Mreti ja jepke, pijunat, ja jepke kuajt, ja jepke edhe oficira e qe besa edhe kështjellat. Po djali nuk i dojke ato, dojke me ja marr mretneshen. Dikur prej nervozës i tha mretit "po ti po lun me tona figurat mirë pse mretneshen pi runë". Nuk e di - ja ktheu mreti edhe ja nisi me menu. E harroj lojen. Po edhe djali ja nisi me menu pse!

Mas disa sahatve, pi thot mreti djalit e pse ti po munohesh me ma zonë mretneshen? A osht loja mi zonë mretin a mretneshen?

Tu thonë qashtu mreti, meten të dy gojë hapen. Hijalli i njerzve thirri - euv shyqyr që ju ra zhitoni dyve? Hoxhë e prifta e kishin kap kryt e vet n'dorë e veç ju lutshin zotit.

E nejse, qashtu e vazhdun lojën. Rraptojshin kur i lujshin figurat po kurr njoni nuk heke dorë prej qëllimimit t'vet. Për t'a nuk ish mo interesant kush pi bonë mat, po mretnesha kuj pi met. E qishtu, njoni livrit ktu, tjeri atje, bam njoni ktu, bam tjetri atje. Njiher e zajke fushen njoni njiher tjetri. Po bam e kërkun, kurr njoni nuk mujke mi arrit qëllimin e vet. Mreti nuk ish i zoti mi majt mretneshen me nji fush t'sigurt e djali nuk ish i zoti me ja zonë mretneshen. Befas thirri mreti - E vazhdojim neser!

A u lodhe a? - po ja kthen djali. Jo nuk u lodha, po a pi shehë se sa herë që pi livritim figurat fushat e shahit pu bohen gavrra-gavrra, e koftë se lujim hala prishet krejt e tjeter shahë t'mretnive nuk ka n'kit dynja e na mesin figurat n'dorë. A pi shehë që kalit veq ja ki hekë kryt? - pi thotë djalit mreti tu bo me gisht për figuren e kalit që e kish në dorën e përgjakur djali. Djali po e kqyr figuren edhe po ja nis me kesh, - po kqyre ti shka i ke bo kalasë tone. Edhe funi funit ky nuk osht shah i mretnive, me pas konë i mretnive ishim munu për me ja bo mat njonji tjetrit. pe ja kthenë mretit.

Pi lojim kit lojë - tha mreti. Jo pi vazhdojim - ja priti djali. Mirë tha mreti. Edhe krejt gjakë ftoftë, mreti e kish kallaj me ja bo mat djalit. Nuk ju duke shumë, vetem dy poteza. Me ja japë mretneshen edhe masanej me ja fut shah mat. Po mreti nuk mujke mi kapërcy hijen e tij. Nuk mujke me ja dhonë mretneshen. Ju kujtojshin betejat, ju kujtojshin sa ushtar të vet e të kundërshtarve kish lonë nëpër to, e hijallet e tyne ishin bashku edhe i thojshin "kurr! kurr njeri nuk ki me mujt mu bo" e përpara syve i dilke hijalli i babës vetë që ju lutke "mos te kjo pemë se këtu e komë myt plakin tam". Sa e zgatke doren me lëshu mretneshen në një fushë që me ja dhonë, e ngrejke doren, menojke edhe e zgatke doren në fushen tjetër, po nuk e rrëshojke. Dikur u qu edhe i tha djalit qu du me shku e mi myt nonen, se ajo i ka fajet, ajo m'ka shti mi myt baben.

Kijamet, Apokalapsis, u bo hataja piskatshin tetonë!.

Shuni piskati mreti. Pse kijamet, pse apokalapsis, pse hataja. Pse po piskatni tashti, pse nuk keni piskat kur e kom myt baben.

E t'krisi fesati mes shërbtorve t'zotit. E t'ja nisen. A ju kina thonë se shahi nuk bonë me u lujt pa mretë - piskatke njona onë, na e kina provo keshke tjetra, po na nuk kena lujt jashtë rregullave t'zotit edhe funi funit vetë ja keni nis me kto rregulla ja priti pala tjeter që pike tomel prej gjive t'mretneshës.

Hijalli i njerzve tu keshë ja nisi si me kënu "kurr! kurr njerzi nuk keni me mujt mu bo"!

Kur djali i nivi t'u kënu hijallet, piskati "Po mirë nuk po du mu bo njeri"! Mas tij qato fjel edhe mreti e mas mretit edhe shërbtort e zotit, teton piskaten me një zo "nuk po dojim mu bo hije si ju, dojim me jetu, me jetu simas ligjeve, si mas ligjeve t'zotit!".

Ha-ha, ha. Keshen hijallet. Edhe figurat e shahut po jetojnë simas ligjeve t'zotit, po kurr njerz nuk u bonen! E qe besa edhe pjesë të trupit tyne hupen! Ha-ha, ha.

E t'u bonen teton nervoz me hijallet e veta e me hijallet e njerzve. Mretit i kish hi n'kry veç mi myt nonen e vet, djalit ju kish bo krejt rrafsh, shërbtort nuk e dishin mo, shërbtor t'kujt jonë edhe ju kish hi n'kry me shku te zoti. Mreti e murr thiken, shërbtort ja nisen me livrit për mi gjetë njo qe munet me fol me zotin. E djali ja nisi me kesh edhe piskati - badihava e kini. Qysh badihava! - pisaten tjert. Po, badihava de - tha djali. A sjeni ka nini shka jon ka thojin hijet a? Figura! Figura! Figura jena. Kurrqysh - tha mreti, kurqysh - thanë shërbtort e zotit - jemi krijesa t'zotit - bërtiti njoni prej tyne si mi pas qu baba mi lagë gojen. Çashtu osht - ja priten tjert. Zoti është i madhë. Ligjet e tij janë të pa thyshme. Zoti është i gjitëfuqishëm. Duke bërtitur këto fjelë, shërbëtorët e zotit, piskati mreti - a jeni ka dini shka jeni ka folni. T'ju kthy për ftyre një "po" e madhe që ushtojë. Po a? - ja priti mreti, edhe vazhdoi - a jetojin edhe shtazët simas ligjit të zotit, "po"-ja ju kthy. Shtaztë simas ligjeve të zotit, na simas ligjeve të zotit! Atëher ku n'hamom koka dallimi? Ja nisen shërbtort e zotit para mretit me ja spjegu. Jo kshtu, jo ashtu, bam e kërkun kurr njoni. Boll, boll me kto muhalife - tha djali, boll se na çatë kryt. N'çatë tenxehtë ja priti nji shërbtor i zotit, mos tishin konë qito muhaife kurr qyky nuk kish mujt mu bo mret. Pse? piskati mreti i çarten. Po mes me konë na krejt katilat kishin bo mretni të veten - ja priti tjetri.

Djali i struken me nji qoshe, përshpëriti me veti - haj me det, mër babë, jo qi m'neme mu po edhe hoxhë e prifta nema jote i nxierri prej kafezit. Deri sa djali ishte në mendime në sobë u nxehnë shërbtort e zotit.

Mirë, mirë - ju tha mreti shërbtotve të zotit edhe ju boni me dorë rojeve. Rojet i rrethun shërbtortë e zotit. Mreti me shtagë në dorë tha "me cilat ligje po doni me jetu?" Njoni prej tyne që ish ma ngat deresë pi provon mi hapë deren. Para se me dal, mes pritofsh kallxom me cilat ligje? - piskati mreti. Tu belbëzu ja kthevi me "ligjet e lartëmadhërisë juaj, lartëmadhëri". Në atë moment ja nisen me keshë hijallet e kënojshin "kurr, kurr njerzi nuk keni me mujt mu bo", ja nisi me keshë edhe djali e bashkë me ta edhe mreti.

Djali keshi aq shumë sa që fëlqitë nisen mej dhimtë, po hiajllet tu keshë kënojshin O loptë e mia o ma t'mirat n'katune. Po kush jonë ato lopë, po i vetë mreti. Ato rrijin në shkallë t'oborit tonë - ja kthyen përgjegjen, janë ma të dijshme në këto anë, po tonat t'pa shpirt njerit jonë.

Haj, me det, edhe këto shtazë dulen prej kafezit, tha djali t'u e livrit kryet edhe ja nisi me ranë me i përshëndet. Hinen me ranë teton. Edhe mreti ja nisi me i vetë, me ranë njo ka njo: sa bojin 1+1. Kush i thojke 1 ose 2 mejëherë i çojke te veni mi vjerrë. Në dhomë meten vetëm ata që thojshin sa të dushë. Mretit i pëlqejke me ja rritë menjen. Po djali e kundërshtovi, edhe u çu në komë. Ti çata i ngufate po me ta e ngulfate krejt veglat e luftës. Hijallet ja nisen t'u qeshë me thonë, për gjithë çka në këtë jetë ka dëshmitarë. Mreti nervozë e kapi njonin për qafe, edhe pi thotë kallxo drejt shka po menon sa bojin 1+1. Mes kalxovshe drejt hijallet em kallxojin. I ngrati i heki syzat pi nxerr prej xhepit një fyxë edhe tu ja kallxu mretit kryt e fijes që e tërehqi po i thotë a bon me mi japë një parë gërshonë. E previ edhe i tha mretit, prej një kreje i bona dy. Hijallet po ja nisin me keshë. Mirë de mirë tha mreti i bone dy. Po matanej. I ngrati pi kap dy qoshet edhe pe ja nisë me sjellë. T'uj sjellë ma shpejt e ma shpejtë, e tu i afru durt mretit ju doke se e boni bosë. Edhe qashtu i lodhen, tipi po i thotë mretin ma tepër nuk muna me bo. Mreti i qartën po i thotë po sa janë tashti. E ai i ngrati, po njo, po e shehë, pa kufi po i menon se po tutesh me shti dorën mes po ta këputë. E tu përzie e keshnja e hijalleve me fishkëllimen e hijalleve, a katila o katila, hajde shtini doren qitu. U qu djali e ja futi boks ati që menxi rrike n'komë, e ti ra peni prej dorës.

Shka bone mër - pi thotë mreti djalit. Po nuk e di he burrë qashtu mu dha, edhe pi kapë fyxen pi kqyrë edhe pi gjunë kahë xhoma te bylbylat.

Tjetri - piskati mreti. E qishtu mo, Tjetri, Tjetri. Kur t'pëlciti GAZI, n'tona ontë. Hini mrena nji tip palidhje qaq mo sa qe ja shtini shyretin nejes.

Kush je mër ti, pi vetë djali kitë tipin? Un' aaa? Unë nuk jomë Gipa, po Hipi Zhdripi që tonëve ju fiki. Hijallet e ulën zonin. E mret katili u qu n'komë. Kush hamomin mër je ti që mem fikë? - Pe thotë, hala pa fol mirë tipi i ri, ti plesi gazi djalit. Hijallet pi vesin njona tjetret kush o mër ky takayt, priftat e hoxhët qashtu, kushë oshtë mër ky truviç? Nejse mes t'a zgasë, tipi i ri pi thotë mretit mirë de mirë, a je ka don me m'vet a pi lojim kitë muhabet. Ani mirë, fol sa bojin 1+1. Hi, hi. ç'far muhalifi pi thotë tipi, ku e gjetet mër kitë pytje, a mes ju falën a? Kitë muhalif e komë qitë une qitu. Hijallet ja nisen si plakat vërx-xërx, ih, tamon Gjakovar i ronë koka, priftat e hoxhtë tu i thonë njoni-tjetrit qyrë kur t'ja nisë me kallxu për ilake. Nejse u nxe atmosfera. Kur tipi i ri tu marr e mi thonë hijalleve ikni mër rriçna t'fliqt, hini Dragërbani e tu e shty dul para tij, ball për ball me Mretin. E ndreqi kravatën, i lëkuni bëthtë edhe pe ja nis mi fol mretit dishka shkinisht. Mreti i ja rrshojë sytë. Ai nuk e merrke vesh shkinisht. Edhe, Dragërbani pi kthehet tipit e pi thotë, spe dika ky rusisht a? Hipi Zhdripi pi thotë jo nuk din. Dragërbani, moska u dekë, ska mo, maroj filmi. - Jo, bre, baba rus nuk u dekë. - Ja e pat. T'u folë kta të dytë tjert i hapen syt e ju tashti muni mi mshel syt e me flejtë se une për vete jamë t'u ushtru. Nejse qashtu mo. Pi kthehet Draga, përnima e ki, u dekë baba rus përjithmon a?.- Po de mo u dekë, po le at punë, mos u tut, tu filmin ta kanë qitë. Gati origjinal qysh je konë, vetem se t'kan qu nji van t'ri, me një van ku asht kulla me frengji, aty me një shpi kumunave ju bjenë. - Ah, po mër, em kujtohet ajo çika e lezeqme. - E n'ta e ki, Dragë gërrbani, ky osht djali a nipi i Elizabetës, hala se morra veshë as une, peget që osht e Gjergj Elez Alisë. - E shka homim ash ka donë tashti ky ktu. - Dragë, pi doket vetja katil, e po vetë sa bojin 1+1. - Po le ta merr pak shërbet se i shërben mirë. - Ha, mër Dragë, po për qata u ardhë. - Qy, qy, për shërbet je ardh t'i ktu a? pi vetë Draga mretin. - Shuj, Dragë se a pi shehë qat djalin qatje, tyrit en gërb ti qetë - pi thotë Hipi Zhdripi. Tju plesi gazi tetonve . Le kit punë Dragë, se jahut e kanë bo njetë mu qu pezëll, e tapiat mesap ti i ki vjedhë.- Pasha musafi kur Caka i jahuve u konë pas ardhë musafir te musa i ka pas marr e i lexojke nër mollë t'kuqe. - po ja kthenë Draga, Hipi Zhdripit. Ah, di shka Dagë, mu tha goja t'u folë. Le t'na bijin k'ta jahut do sheqer, uj kina ktu. - pe merr me thonë tipi i ri, kur ja priti Draga, - jo mer edhe ujin e kanë nal, vetem pivfshim kafe me limon se shërbet s'mujim me bo. - Eh, e kom dit pse ty doktor aga t'kom thonë, po ti je bre shpirt mirë, ti nuk e din sa fort të du, edhe shpin ma t'bukër për ty e kam maru. Ti e di që të kom thonë diten me ju ra kumonave e naten me pushu, se ju prish gjumin insonve e arat nuk mujin me i lavru e mullart sonën anash nuk mujin mirë me ju vnu. - Ha, ha, pasha qato qershija qi i kom mjell e honger, qanej pari, JAVA jote hala s'ka maru. Hijallet u shlirun edhe ja nisen me kesh me mretin, djalin edhe me klerikt e muhamed alis që ishin mledh e JAVËN e tyne e kishin nis. Keshin qashtu mo, tu piskat JAVA, JAVA. Draga tu mos e dit u qu n'kom e po pisket jo mer hala su shku java qe s'jam la. Tipi i ri, tu kesh pi thonë, e pavshë driten e sotit, a hala s'ja ki hek gjerpnit kryt a? Le se pom doket çaj muhalif i shekullit ish konë. Po nejsem peget qe ja kanë marr inatin ati jahusë që i lidhi 5 pikat më të largëta njona prej tjetre. Po, pa fije t'marres vetem për me bo emen. I pata qu selom me e qu e me godit ni shpi e me majt misrin e me i paqësu miletin. E ai millin me milici ja nisi me rujt. Po, krisi de mo, ksi, a u dan, u dan edhe keq edhe seili dojke me bo emen për veti. Po do thojishin gjerpi i jahusë ma ka ba, do tanej babë, shka pe di gjo. Shyqyr erdh indi e sadike ju kallxojke xhinëve se asht ma i shpejt si digitroni. Nejse Dragë ti tashti bonu drrgucë se gusin e kom bo, e vet po ja futi nji sy gjumë qitu në Ballkonë. - Hej, ku po shkonë në syrgjyn? - Jo, o budall jamë ka du mi bo një sygjumë jo mu syrgjynosë.

E qishtu, t'u mos e ditë teton kadal dale u afrun n'Ballkonë. Emreti Dragën po e vetë pse e kit gërb, pse t'ka metë? Shëë-shëë, se kush ashtë që a ka menë menon a është pshtet me flejtë n'gjumë nuk e di. - Agamenon, pi thotë djali. - Edhe, Draga t'u i shty me dorë demat i shtini n'sobë tetonë, e po ju thotë: Ton e dini që me dijamanta shpirtin njerzve ju bleni. E deri sa nuk bohet dijamant edhe pak sheqer bon punë me bo pak shërbet. E sa për gërbë, kur jam konë dru, do rasa e drrasa kom bajtë e kryqin e shpinës gërbë e kanë bo. - Mirë, mirë po molla, ku dave mollë, cilen kull o Drag. - Ha, ha, t'furqit. Po a mytet vllavi me vllavin bre?

Shuni, shuni po ju thom?

Teton, kush je mër ti.

Unë jam Gjëverxhilli?

Kush, Verxhilli?

O jo nuk jom Verxhili po Gjëvërgjilli. Qysh kesh t'u hecë kallakonxhet em murren me veti e policija e Kosovës e kanë bo njetë mem gjetë.

Hijallet tu keshë, "po pse bre burr, shka ju ki bo". Kurgjo n'dyja t'Zotit, po vetem mas dy-nja-së Zotit. Po s'kom pas qare. E tashti ju shuni. Ej, Gërbë shka e ki mër atë hartë në kry, po doket si çorbë. Shuj, shuj mes folë, se ika. Se ata n'van se me kqyr qysh mi thirr at zivin e me thonë ah met edhe qyky shej i njerzimit në Prizren, e kanë bo njetë mi bo me lesh salanxhakin. Ika, ika une se mu harxhun shkronjat.

Ej, kadal, pi thot mreti. - Jo mer çfar kadal, ti nuk i nxhehë milicin e Kosovës.
Ej o djalo, unë jam mret ktu. - Ih, çfar muhalifi.
Qysh mër çfar muhalifi?! - Hajt më shko lujë naj lojë mos ma xhigall n'Afganistan.
Qy,qy!? - Jo hiq, se na me Elenen e kena kry.

Shërbet don populli, shërbet. - Tha Draga.

Djali katil nuk mundi të durojë këto muhalife dhe dulë jashtë.

....

...

Tu ecë ashtu kotë e pa një budallë kinezë që thojke se korrupsioni ndaj njerzimit është legjitim për njeriun. E qashtu mo ecë, e ecë, dojke me u kthy te baba i vetë. E lypke vedin e vetë, rrethin ku ish rritë. Askund nuk mund ta gjente. Në një qytet pa pritmas gravitacioni i tokës filloj ta tërhiqte. Djali katili filloj të qeshë, edhe bërtiti, O babë ku je, dil ta shohë ftyren.


Pralla n'prall, dukati në shkallë. N'koftë se janë gjallë, këta për të cilët e kam fillu hala jon t'u rrnu, e une e ti t'u menu shka e kam njetë me kallxu a ka dema këtu a jemë dam, a e kem maru, kryesorja edhe na jem t'u gjallnu. Pika natës filloj me u zdritë e një ditë thëmia ka me ikë, nona e baba deri atëherë kanë me pa t'u rritë. N'koftë thmi shqiptari, babë e nanë i merr me veti në amerikë, se qashtu ja rujin thmitë. Edhe te shqiptart ka tyrli çfar jahue që nanë e babë në mërzi i lenë me u mytë. Një mirëmëngjezi nga nipat jetën ju zdritë.