Hipi Zhdripi i Përrallave/20
Ish konë qysh ish konë, një katund në një planet atje diku në qiell. Edhe në atë katund gjallëronte një thmi i pa përmisueshëm, që në mollë të ndalume nuk besonte. Fjala e parë dhe dytë, e funit dhe e parafunit, që dilte nga goja e tij ishte për njerëzimin gjithçka është e mundshme, kur miku është mikë.
Ai mendonte kur është e mundshme për njerëzimin të mbysin njerëz, atëherë është shumë më lehtë të bashkohet vera dhe dimri një ditë, kur të vije koha në dhenë e mirë. Kur të vijë ajo ditë do të lind një xixë që do të bashkojë tokën dhe qiellin, hënën dhe diellin, jenin dhe janin, baballarët dhe fëmijët, armikun dhe mikun.
Dhe ai thmi, kur fliste e fillonte përrallen me një ngjarje të vërtet. Ngjarje që kishte ndodhur në një planet dhe që fillonte me fjalët Kem nderu rinin, kem nderu njerzimin. U thashë edhe shokëve më parë Kur e kem fillu aksionin e shtrimjes së dorës së pajtimit, për dy ditë kemi pajtu një gjakë dhe kemi marrë dy muj besë. Shumë pakë, ëh. Megjithë atë kemi qenë të bindur që më vonë do të kemi shumë suksese. Dhe ja sukseset po e dëshmojnë, mrena ditës së sotshme, Drenica afërsisht 100 gjaçe po falë - të gjithë bashkë.