Të dërguarit e Zotit e lajmëruan Zotin se në tokë do të ndërmarrin disa ndryshime kozmetike për ndërtimin e mëtutjeshëm të civilizimit. Dhe Zoti ju japi pëlqimin e tij, Bëni ashtu si dini më mirë për njeri. Të dërguarit e Zotit, si të dërguar të Zotit çdo ditë ngatërrohu e cakërrohu ndërmjet veti e dreqi e djalli i tyre filluan të shpërthejnë nga brendia. Kështu dreqi e djalli filluan të bashkëpunojnë dhe të zhdukin popuj e raca. Një nga këta popuj që nuk pajtohej me zgjidhjen e tyre vendosi të mblidhet e të mbrohet në Prizren. Por ja që bashkëpunimi i dreqit dhe djallit në emër të Zotit ishte fuqi më e madhe se e tyre, fuqi që e mbyti e, ngulfati fuqinë mbrojtëse të popullit krenar që pajtohej vetëm me urdhrin e Zotit.
Zoti duke e parë gjithë këtë maskarallëk, gjitha ato pabesi në emër të tij, vendosi që vetë të zbriste aty ku ende mbahej besa e tij. Kur ra, çka pa, të dërguarit e tij nuk punonin për njeri por për fuqi e kapadai. U mblodhën pas tij, të dërguarit e tij me ankesa e filozofi donin Zotin për vete me shti. Por Zoti është Zot dhe fjala e tij ka fuqi, i ftoi gjithë dërguarit e tij në nantorë në Vlorë me hi edhe flamurit kuq e zi të gjithë me ju shtri. Na u çun anë e mbanë botës t' dërguarit e tij po bërtasin "S'ka Shqipni". Zoti foli, prej kësaj dite, O ju fëmijët e mi, ju do ta trashëgoni tokën e Pellazgjisë pa marrë parasysh çka donë e s' donë në këtë dhé të dërguarit e mi. Tani keni punë për të pastruar baglën e djallit e dreqit që ka dashtë me ju shti. Për fillim nisjani me ndërtue këtë Shqipni, Shqiponja ka me ju pri.
Përralla n' përrallë e mira prej nesh e keqja prej gabelësh, prej këtu e te mas në këtë vend thonë: Leni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria.
Sepse:
- Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
- Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
- Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
- Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
- Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
- I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
- Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
- Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
- Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
- Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
- Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
- Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
- Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
- I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
- Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
- Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.
- Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
- Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.
- Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
- Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,
- Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
- Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.
- Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
- Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
- I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,
- Ç'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
- Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
- Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!
- Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
- Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
- Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
- Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!
- Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
- Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!
- Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
- I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
- Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
- Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
- Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
- Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
- Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
- Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
- Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
- Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
- E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
- Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
- Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
- Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
- Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
- Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
- Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
- Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
- Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
- Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
- Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
- Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
- Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
- Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.
- Dua që me duar
- Me duar të pastërta
- Ty të përqafojë
- Por ku t'i marr
- Unë i gjori ato
- Më japën shambonë
- Sapunat mi vodhen
- I butë më thanë o ky
- Sapuna jote nuk vlenë
- Është prodhim hiri e vjami
- Shtypa pullën as një pikë
- Nga plastika me etiket nuk doli
- I mshova grusht malit e qiellit
- Sapunat e mi në dorën time ranë
- Shumë i shtrëngova, i përçafova
- Ti tash duart mi lanë
- Se nuk kamë fuqi
- E shumë kam qefë
- Me duar të pastra
- Metë përqafu ty.
|