Jump to content

Hipi Zhdripi i Përrallave/11

Nga Wikibooks
Durimi dhe Lakmia

Hipi Zhdripi, magjia dhe lakmia kur fiton shpejtësia

Na ishte një herë një magji bërës që jetonte aty lartë në bjeshkë e që herë pas herë zbriste ndër pyje dhe fusha për të parë se si zhvilloheshin të mirat e të ligat e njerzëve.

Në një nga këto sheti të tij, ai takoi një kalimtar dhe po e përshëndet:

Tungjatjeta, je lodhur.
Tungjatjeta, pak po, por i uritur jam më shumë - ja ktheu kalimtari.
Ndoshta mund të ndihmoj! Aty lartë duke ardhur këtu e lashë një boshe me bukë dhe ëmbëlsira. - tha magji bërësi duke u mbëshetur në kërruten e tij për ti lënë të kuptonte se ishte lodhur nga ecja - nëse e bie këtu do hamë së bashku - vazhdoi ai.

Kalimtari i uritur, nxitojë tek vendi ku i tha dhe gjeti boshen, e hapi dhe pa ëmbëlsirat ishin tri, dhe njëren e futi në gojë pa menduar fare. Pastaj u lëshua teposht tek vendi ku e priste magji bërësi. Aty hapi boshqen dhe filluan të hanë buken. Kur erdhë koha për ëmbëlsirë, magji bërisi, bëri se nuk e dinte dhe si i befasuar ju drejtua kalimtarint:

Po unë i kisha tre kuleçë? Çudi! - duke i lënë hapsirë për të pranuar atë që kishte bërë.
Ç´të them, unë nuk e di, veprova ashtu si më tha - reagojë kalimtari.

Ky reagim e habiti magji bërësin, ai e kuptonte pse kalimtari kishte zgjedhur ëmbësiren para bukës, po nuk e kuptonte pse ai nuk e pranonte të vërtetën. Kështu vendosi ta binde kalimtarin që ta pranonte veprimin e tij dhe vendosi të i bashkangjitet në udhëtim.

Ëmbëlsira që kishin hëngër dhe vapa që sundonte ju shtonte etjen. Magji bërësi kishte një enë të vogël nga e cila pinin ujë që të dy dhe për çudi ajo nuk humbte nga pesha. Pas një kohe kalimtari e kuptoi që kishte të bënte me një njeri të mirë.

Kur erdhen pranë një lumi që duheshin ta kalonin, panë një urë që ishte shembur dhe arrinte deri te mesi i lumit e pa dëmtuar. Magji bërësi i tha kalimtarit që të hypnin mbi të dhe aty në fund të urës së shembur me siguri do të gjenin ndonjë litar apo dërrasë ashtu që ta kalonin edhe pjesen tjetër të lumit. Kalimtari duke pandehur që ky ishte një njeri i mirë dhe do t´i ndihmonte Zoti, vendosi të shkonte pas tij.

Pakë para se të mbërrin tekë fundi i urës së shembur, magji bërësi ju drejtua kalimtarit:

Çudi! Unë jam i sigurt që kisha tre kuleçë. E kë hëngër një nga to ti?
Jo, jo asesi - ja kthej kalimtari
Po si është e mundur? - pyeti magji bërsi, dhe ura e shembur filloj të lëkundej.
Për besë, nuk e di - ja ktheu kalimtari tani me fytyrë të zbehtë.

Edhe kjo nuk ndihmoj - mendojë magji bërësi, dhe hapur fillojë të paraqesë fuqin e tij duke përdorur kërruten e tij si varrëse në mes të bregut dhe urës së shembur. Kur kaluan në anën tjetër panë tre tuba zalli që kalimtarit ju duken si tuba ari. Pa pritur magji bërsi ju drejtua kalimtarit:

Do ta ndajmë këtë pasuri në mes veti.
Patjetër - tha kalimtari.
Do ta ndajmë sikur se i ndam kuleçë - tha magji bërsi.
Patjetër, ti një - unë dy - ja ktheu me nxitim e pa menduar kalimtari.

Pshtjelluar dhe përshtatur filozofisë së kohës nga përrallat "TRE KULEÇT" (Rakinicë, Drenicë), të lexuara në PËRRALLA, II - Instituti Albanologjik i Prishtinës 1982 - faq. 17-19 (8)


Kur uji lëvizë me një shpejtësi të madhe e pretë edhe metalin më të fortë përbrenda sekondave - është kjo magji?.