Hipi Zhdripi i Përrallave/1

Nga Wikibooks
Dylber'enëgjelina

Nga F. G.

Ç´atje diku, n´çarshisë t´madhe, ngat namaz´xhahit, u konë shpija e Shpirtbardhës, ku jetojke me dy motrat edhe nőnen e vet. Ni ditë prej´dite, Gonja ni shoqe e nónes Shpirtbardhës ish kőnë pas ardhë e pishin kafe n´ballkon. Tu kuvenu, po thotë Gonja, Mej Adile, çikat jónë kah´dojin me t´met n˝shpi. Po, a di shka, ai begi i ri i muhalles hadumit, ósht i pa martun, e nuk e di bij, po thoji që e ka zonë me sehire dylberengjëllina, po nuk e besoj. Pse çikë s´pi provon m´i qu çikat te ai. T´kisha pas çika pa i qu se kisha lonë.. Qishtu, Gonja ja mushi menen Adiles edhe ajo menoj m´i çu te begi, edhe e çovi çikën e madhe.

Kur shka me pa, shpejt pi kthehet çika e madhe. Kur pi vet shka u bo. Ajo pi thotë, ai nónë aty kurgjo nuk kish, ish ni kull e vjetër, e kish ni ballkon, ish t´u i ra kalldrómi, ish t´u i ra mistria, edhe kurgjo, hiq kurgjo nuk kish, vetem ni plakë, ni gubejkë, qe s´pe nike mirë. Ai´h mes vet! Kush rrin n´atë shpijë?. Ani nóno s´koka kónë fat´ijot - i tha nóna.

T´nesrit, pi çonë edhe çiken e dytë. Kjo pe vanon pakes, po edhe kjo u k´thy. Kur pi vet edhe k´ta, edhe kjo pe kallxon si e madhja, edhe pe kallxon q´i e kish pa begin, e ai as q´i ja kishë pas vanu veshi. Nóna si nóna, shka me bo, i tha haj çika jeme se nuk kóka kónë fat´ijot.

Tashti i met edhe çika e tretë, ma e voglja. Ju dhimke, se ish e bone mirë, ta jepke zemren e n´dorë, k´to dy të m´dhajat e merrshin për budallicë edhe e keshnin. Nejse, ke çysh ke, tha pi çojë edhe Shpirtbardhën, edhe pi thirr.

Bardhë, Bardhë mej, hajde ktu. K´qyr ktu, sot ki me shku n´shpi t´begit edhe aty ki mi gjetë fatin t´on. Shpirtbardhes pi dridhet buza e pe donë me ja nis e me kajtë. Jo nónë, mes baj dert për mu, - pi thotë nőna vet - hajt tash, merre çit shall edhe borshe edhe nisu me nónen.

Kur hini Shpirtbardha n´shpi t´begit, pi sheh plaken. Bërbet. Pi merr kusinë, pi vnon n´voter edhe si u nxehë uji, pi merr e pi lanë plaken, e pi terë me shallë, qi ja kish dhonë nóna vet, e pe ta merr, e pe ta ndreq, deri edhe ftyren pe t´ja lynë me aklyk, e pe ta vnon n´miner n´kry t´sobes. Kur u rahatun, pi vetë plaka Shpirtbardhen, pse ósht árdh ajo k´tu. E ajo pi kallxon q´i e ka qu nóna m´i marr begin per burr. E paske shpirtin e bardhë, mej çika jeme - pi thotë plaka - N´gom shka pet thomë, kur t´vjen begi t´i mes i fol ati, krejt shka ki m´i thon ati, thuja qati qirit qaty.

E, qishtu, plaka e Shpirtbardha po kuvenojin qysh mi bo zijafetin e dasmen, kon m´i thir e kon m´es m´i thir. Shkoj nata. E qashtu, plaka pi porosit nusen me ja´lypë begit çilsat e sobave t´kullës.

T´nesrit, po çohet Shpirtbardha e pi pret kur pe bon me dal begi. Edhe tamon t´u dasht ai me kalu ka qiri, pe ja nisë ajo me fol me qirin: Qiri, qiri, me ty pe flas e me begin s´pe flas, a mi jep çilsat e sobve t´kulles. Edhe begi pi shtin doren n´xhep e pi nxierr ni dang çilsave, edhe masanej pi fol edhe ai qirit: qiri, qiri me ty pe flas me zojen s´pe flas, qit´deren, prej ka´hit dola mes gabo mi´çelë.

E qishtu, Shpirtbardha e përcjelli begin. Masi q´i dul begi, u qu edhe plaka, e ju qunë selom n´shpi për me ardhë n´zijafet edhe ja nisen me u pregadit. Kur pi çelë Shpirtbardha njonen derë pi she, uh, uh. Qysh e kish lonë asqyrhonen t´pa shtrune e pa maxhe, tashti ish konë maxhia e mushne e plotë sene tjera, kur pi çel deren e odës, shka me pa, qysh u konë toka e m´lune me fir, tashti ish kon pas m´lu me çilim, kah po kthehet, pi sheh edhe koridori i gatë ish konë pas m´lu me tepih t´kuq, përtej deres edhe n´ballkon, deri te shkalltë. Kur mur m´i çel deren, prej ka´hit dilke begi, u nal e shkreta, nuk pati zemer mi çelë e tha - jo masi begi m´ka thon mes m´i çelë s´pi çeli.

U bo akshom, myafirt pe vijin. Kur e panë motrat e k´sejë, u çuditen krejt, edhe pi vesin çysh u bo. Ato e kishin pa vetëm plaken, bërbet n´balkon e tashti koka bo kulla ma e mira n´muhall t´hadumit. Edhe ajo, pe ju kallxon, qyshtu, qyshtu e qyshtu. Kur pi vesin ato se ku osht tashti begi, ajo pi thotë qe n´qat soben qatje, po m´i ka dhonë çilsat, po m´ka thon mes mi qel qatë derë. Edhe kto dyja, prej inatit e xhelozis nuk dojshin me besu që kjo budallica m´i marr për burrë begin, edhe shkunë e ta hapen deren. Ku shka me pa, n´çat sobë ish konë dylberengjelina edhe dy milaiçt e sej edhe Yprej tutes qi u hap dera shpejt iken e fluturun e me ta edhe dylberengjelina.

Kur menjiher pe vjen begi n´shpi e pi përçafë Shpirtëbardhen e pi falenderon qe e ka shliru prej dylberengjelinës edhe që ja ka´la e pastru e ja ka kqyrë nónen edhe pi thotë hyzmeqarve qi i kish pru m´i bo gati aborrin për neser n´i jave se ka mi bo dasmen e marteses me Shpirtbardhen.

E qishtu, dasmja u bo, e ti hajshe sallat, une mishë, e na dytë pishim soka..

Qishtu e ka puna, kur ta´ki shpirtin e bardhë, t´njek nafaka.

Pralle´n´prallë, dukati e n´ball e mira prej nesh e keqja prej gabelshë.