Hipi Zhdripi i Historisë/ShBA
Appearance
NË ENCIKLOPEDI
Polibota tyneherë-sot |
1721
[redakto]- Fillimi i teorive të reja mbi shtetin dhe ekonomin.
- Botohet "Leters persanes" (sq.:Letrat perse; dt.:Persische Briefe). Këtë vepër e përgatiti Montesquieu (1689-1755), një autor i orientuar në shembëlltyren antike romake si dhe në idealizmin anglezë. Autori në këtë vepër në mënyrë ironike e kritikonë absolutizmin frëngë (francezë).
1748
[redakto]- Botohet "De l'esprit des lois" (sq.:Shpirti i ligjërimit; dt.:Gaist der Gesetze). Është kjo kryevepra e Montesquieu (1689-1755), një autor i orientuar në shembëlltyren antike romake si dhe në idealizmin anglezë. Në këtë vepër autori e zgjeronë kritiken e tij ndaj absolutizmit frëngë (francezë) si dhe paraqetë teorin e njohur si "Teoria e Lokes" (Lockes) mbi shpërndarjen e kontrolluar të dhunës shtetrore. Lirin personale, sipas tij mund ta garanton vetem një "shtet i përmbajtur" si "Monarkia konstitucionale" në të cilën njëra dhunë t'furrë dhunën tjetër. (Administrimi) Ekzekutivi gjendet në duar të mbretit, ai paracakton perioden legjistative dhe mbanë të drejten e vetos mbi vendimet e Legjistacionit (nxijerrsit e ligjeve). Kjo detyrë zbatohet nga të përzgjedhurit e popullit si përfaqësues të tij (Sistemi representativ), dhe zbatohet nëpërmjet dy dhomave (dhoma e lartë - aristrokrate dhe dhoma e ultë - qytetarët). Nëpërmjet këtyre dy dhomave e kontrollon ekzekutivin si dhe ka të drejten mbi tatimimin. Për më pakë nga rëndësia është Jurisdiksioni (shprehja e ligjit; dhuna gjyqësore)
1762
[redakto]- Botohet "Contrat social" (sq.:Kontrat sociale;dt.Marëveshja shoqërore). Është kjo vepra e autorit Jean Jacques Rousseau (1712-1778) - një autor me ndikim të theksuar në rrjedhat e përmbledhjes së kushtetutave të shekullit 19 (për dallim me ato të ShBA-së dhe atë të Rev. frëngë). Në këtë vepër autori krijon një pejësazhë ideal mbi demokracinë. Sipas kësaj vepre, pasi që njerzit për të lirin dhe barazin e tyre mbledhen bashkë në një shtet, atëherë fuqia e ushtrimit të dhunës së shtetit qëndron tek populli, qeveritarët janë funksionar të tyre, ligjet kanë nevojë për po-në e të gjithëve pasiqë sovraniteti i popullit është absolut, është i pandashëm, është i patjetersueshëm dhe artikullohet në "Volonté général" (sq.:Vullneti i kombit;dt.:Wille der Nation) që për cakë ka më të mirën për të gjithë, pra, gjithëmon është me vend dhe identik me vullnetin individual. Liria ekziston vetem me Barazinë, d.m.th. një njohjen e vullnetit të përgjithëshem. Kjo nuk është identike me "Volonté de tous" (sq.: Shuma e vullnetit individual të egoistëve), ky mund të paraqitet edhe nga një pakicë e çfarëdoshme.
1763
[redakto]- "Paqa e Parist"
1765
[redakto]- Vula-Tatimi-Ligji për çertifikata, gazeta, libra. Është shprehja për vendimet e aktivistëve si Pitt D. A. dhe Burke, të angazhuar për të mirë të kolonistëve e që korrën suksese të pjesërishme.
1766
[redakto]- Tërheqja e shprehjes dhe vendimeve që nënkuptonte Vula-Tatimi-Ligji. Në vend të sajë u fut shprehja "Townshend" - dogana për të hyrat. Si pasojë e kundërshtimeve ndaj këtij veprimi shpërthejnë trazirat në Boston dhe bojkoti masiv i mallrave britanike.
1770
[redakto]- Si pasojë e kundërshtimeve ndaj tërheqjes së veprimeve të përmbledhura nën shprehjen Vula-Tatimi-Ligji shpërthejnë trazirat në Boston/Massachusetts dhe pasonë bojkoti i mallrave britanike.
- Radikalët si Samuel Adams-i (1722-1803) dhe Thomas Jefferson-i themelua në Massachusetts "komitetin e korospondencës" për organizimin e një "shkëputje nga lëvizja angleze" e cila më vonë nëpërmjet një afisheve të hedhura në ajër "Common sense" (1776) nga ana e Thomas Paine-sit fitoj një potencë të madhe shtytëse. Kërkesat për drejtëvendosje në Parlament u anashkaluan ("No taxation without representation"). Ndërsa tatimet e posaçme u tërhoqën po thuaj se tërsishtë përveq doganës për çaj, e cila i siguronte monopolin e çajit kompanisve në Indin lindore.
1773
[redakto]- "Boston Tea Party" (Zhurka e çajit në Boston). Barra me çaj e tri anijeve u fundosë. Qeveria vendosë të bllokon portin (gjendje e jashtëzakonshme).
1744
[redakto]- Kongresi i Parë Kontinental në Philadelphi.
1775
[redakto]- 18 prill : fillojnë përleshjet e milicëve amerikanë me trupat britanike në Lexington, të cilat zgjerohen në luftën për pavarsin e amerikës veriore (1775-83).
- Luftën për pavarsin e Amerikës Veriore nxitet nga 3 milion ardhacakë pa trupa të ushtruara ushtarake, pa para, pa mjete luftarake dhe pa një udhëheqje të përbashkët. Një pronar tokash, nga Virginia (Mount Vernon), i quajtur George Washington (1732-99) pranon nga kongresi i dytë pozitën e urdhër dhënsit kryesorë. Kundërshtarët e tij ishin 1. "Armata Koloniale Britanike" (17000 trupa, pjesërisht jo lojalë, të shitur si luftëtarë nga ana e pronarve të tyre në Hessen dhe Braunschweig ); 2. "Lojalistët" amerikanë që i qëndronin besnik Anglis; 3. "Fiset Indiane" aleat të Anglis.
1776
[redakto]- 4 qershor : shpallja e pavarsis së 13 shteteve të bashkuara (simbolizuar në 13 shirita në flamur). Formulimi i parë i të drejtave të njeriut ("life, liberty and the pursuit of happiness") nga të cilat rrjedhë dhe " e drejta politike për rezistencë". Si çertifikatë e lindjes së nacionit të ri merret vepra e Thomas Jeferson-it (1743-1826). 4 qershori shpallet ditë feste nacionale e ShBA-së.
- Virginia Bill of Rights - (lexo: Virgjinia Bil of raigëts, e Xhefersonit) - Kushtetuta apo ligji bazë me të cilin shteti Virgjinia e shëndrroi statutin e vetë nga ai kolonjal në Kushtetutë e i cili shembull më vonë shërbeu edhe për shtetet tjera të Amerikës Veriore që u bashkuan. Kjo shënon edhe pikën e parë konkrete të strukturimit institucional të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- Botohet "Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nation" (sq.:Letrat kapitalle;dt.:die "Bibel des Kapitalismus"). Është kjo vepra e autorit Adam Smith (1723-1790) - i cili duket të ketë parë arsyet e mirqënies në "punë". Nga intereset vetjak natyral prodhohen të mirat për tu treguar. Këto të mira të prodhuara marrin vlera shkëmbimi sipas ligjit natyrorë Ofertë-Kërkesë. Këto vlera janë çmime treguese të të mirave të prodhuara. Nëpërmjet konkurencës së lirë si dhe shkëmbimit të lirë, krijohen edhe harmoni sociale e ligje të drejta ndërveprimi. Shtetit i mbesin, thjesht, detyrat e siguris së tregut nga jashtë (mbrojtja) dhe brenda (mirëmbajtja e ligjeve, krijimi i atmosferës /argëtimi/ dhe administrimi i institucioneve publike.). Më këtë autori ja kishte arritur që për herë të parë të zhvillojë një qarkë të mbyllur ekonomi dhe shpjegonte të ashtuquajturen "ekonomia nacionale klasike" e cila u bë si udhërrëfyese për shekullin e 19-të.
- Humbja e forcave britanike kundrejt forcave për pavarsi, në Delaware pranë Trenton-it dhe Princton-it, si pasojë e vështërsive në furnizim por edhe si pasojë pa përvojës luftarake me taktiken guerile të ardhacakëve (amerikanëve).
- Politika e jashtme e ShBA-së paraqetë një tendecë izolimi (Isolationismus)
1777
[redakto]- Fitore amerikane në betejen pranë Saratoga.
- Benjamin Franklin (1706-90), si përfaqsuesi i parë i amerikanëve, në Paris fletë për çështjen e amerikane, për luftën vullnetare të aristrokratëve nën Washingtonin (n.t. Marquis De La Fayette), për heroin nacional polak Kosciuszko dhe gjeneralin prusian si organizatorin e Armates amerikane, Von Steubern.
1778
[redakto]- Fuqit absolutiste të Francës dhe Spanjës ndërhyjnë si ndihmës në "lindjen e republikës amerikane" kundrejt Anglis.
- Vije deri tekë marrëveshja Farewell Address e vitit 1796.
1779
[redakto]- deri 1782: rrethimi i kotë i Gjibraltarit (anglezë) nga ana e Spanjës, mirëpo suksese në Menoca.
1780
[redakto]- Kundër luftës britanike (Kaper), Rusia, Franca, Spanja, Holanda, Suedia, Danimarka, Austria dhe Prusia vendosin neutralitetin e armatusor detar. Shkau ishte se flamunjët netutral i mbronin të mirat materiale të armiqëve jashtë luftës. Ky vendim, më vonë u muar edhe në të drejten ndërkombtare detare.
1781
[redakto]- Fitore të flotës britanike nën udhëheqjen e Adm. Rodney kundrejt Spanjës, në Indin perendimore tek Shën Vincenti (St. Vincent).
- Pushtimi i Yorktown-it nga ana e armëve të amerikanëve. Ndër 7200 të zënit robë, gjendej edhe Gneisenau.
1782
[redakto]- Fitore të flotës britanike nën udhëheqjen e Adm. Rodney kundrejt Spanjës, në Indin perendimore tek Shën Domingo (St. Domingo).
1783
[redakto]- Paqa e Versait. Britania e Madhe e njehë pavarsimin e amerikanëve. Tobago/India perendimore dhe Senegambia bien nën kontrollin e Francës. Spanja merr Menorca-në dhe Florida-në.
- Britania e Madhe shënon humbjen e parë që nga koha e luftrave 100 vjeçare - njohja e pavarsimit të amerikanëve.
- Në Francë rriten kritikat ndaj "Ancien régime". Vullnetarët festohen si luftëtarë të lirisë.
- Amerika Veriore nxjerr bilancin e luftës së pavarsimit të amerikanëve: 70 000 të vrarë. Lojalistët mërgojnë në Kanadan e lartë. Mbetet i pazgjidhur problemi i "kushtetutës" (përmbledhjes së kushteve) së brendëshme, lidhja e letë shtetrore (Konfederat) rrezikohet të shkëputet.
1785
[redakto]- Virginia Statue of Religious Liberty - (lexo:Virgjinia Stetu of Relixhios Liberty) - pika e tretë pas shpërndarjes të së drejtës së zgjedhjeve dhe përdorimit të dhunës nëpër gjitha shtetet. Me këtë pikë, ndahet në kuptimin e plotë shteti nga kisha. E vetmja lidhje mbetet Zoti.
1787
[redakto]- Konventa kushtetuse në Filadelfi - Benjamin Franklin-i dhe James Madison-i ndërmjetësojnë në mos marrveshjet mes "federalistëve qendrorë" (Alexandr Hamilton, John Adams, George Washington) dhe "federalistëve republikan" (më vonë "Democrats - Jefferson"). Të 55 të dërguarit e 13 shtetve themeluese pajtohen për një Republik Federale Presidenciale. Dëftesa e shkruar e këtij pajtimi d.m.th kushtetuta, pranohet me zhagitje nga ana e secilit shtet deri në vitin 1789, pas këtij viti pranohet në kohë të paracaktuar. "Miti për oxhaqet e fiseve sunduese" në Evropë i përgjegjet krenaris së shprehur në ShBA si "Founding Fathers" (Baballartë).
- 17 shtator: miratohet "Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës" - ligji themelor i shtetit të parë të demokracisë moderne me veçori dalluese : 1. Shpërndarja e së drejtës të ushtrimit të dhunës shtetrore (Montesquieu) dhe sistemi i kontrollit të ndërsjelltë (Cheks and Balances) a. në mes federatës dhe shteteve (shtetësia e dyfishtë); federata është përgjegjëse për mbrojtjen, për monedhen, për politikën e jashtme, për tregtin e jashtme; shtetet për komunikacionin, kultin, drejtësin (judikaturën), dhe ndër tjera edhe për policin: b. Në mes të fuqive të shtetve të unionit Presidenti si kryetar dhe shef i regjimit i nominuar nga partit dhe i zgjedhur indirekt nga Njerzit e votës për 4 vite me të drejtë rizgjedhjes vetem edhe për 4 vite tjera d.m.th mandej edhe një mandat (përjashtim ka pasur në rastin Roosevelt 1940/1944). Presideti emron sekretarët e shtetit (ministrat), vetem me padi shtetrore mund të rrëzohet, mirëpo politikisht kontrollohet nga Kongresi ndërsa për drejtësi kushtetutore nga Kryepari i oborrit të gjyqtarve. c. Kongresi i përbërë nga dy Njishe[1] të pa shkatrrushme: Shtëpia e reprezentantëve (zgjedhje direkte, mandat 2 vjeçar) dhe Senati (nga 2 përfaqsues për shtet, mandat 6 vjeçar, me një sistem ku çdo 2 vite vije te fresikimi i 1/3 së Senatit). Presidenti (vota suspensive) dhe Oborri i gjyqit të lartë kontrrollojnë ligjë dhënsit. d. Oborri i gjyqit të lartë (Suprem Court me 9 anëtarë të pavarrur të zgjedhur nga presidentët, me mandat deri në vdekje) mbanë të drejtën mbi mbarvajtjen drejtësis së ligjit dhe kushtetutës.
- Fillon popullzimi i teritoreve Veriperendimore dhe Missisippi, nga të cilat teritore themelohen shtetet: Kentucky 1792, Tennessee 1796, Ohio 1803, Louisiana 1812, Indiana 1816, Mississippi 1817, Ilinois 1818 dhe Alabama 1819.
1789
[redakto]- George Washington-i fillon epoken e presidentëve të Virgjinisë. // Alexander Hamilton (1757-1804) përpilon një program nacional për zhvillimin e industrisë, e tregtisë dhe finsncave.
1792
[redakto]- Kentucky - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
1793
[redakto]- Themelohet kryeqyteti i ShBA-së, Washingtoni.
- Artikullimi i neutralitetit edhe përkundër aleancës me Fracën (më 1778) dhe me koalicionin e luftës. Me rastin e fjalës përshëndestëse të ambasadorit, (Farewell Address e vitit 1796), Washingtoni vë në dukje mendimin "për aleancat e përhershme" me Evropën.
1796
[redakto]- Tennessee - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
1797
[redakto]- John Adams-i (federalistë, 1797/1801) zgjidhet për presidet të ShBA-së. // Fillon konflikti me shtete jugore ("Kentucky") përshkakë të ligjit për të huaj dhe fteses së lidhjes ("Alien Bill").
1800
[redakto]- Washingtoni, kryeqytet i ShBA-së, zgjidhet si qytet për Seli të presidentit ("Shtëpia e Bardhë") dhe për Kongresin ("Kapitoli")
1801
[redakto]- Thomas Jefferson-i (republikan, 1801/09) zgjidhet për presidet të ShBA-së // Motoja "Sa më pakë shtet e regjim" si një reaksion kundrejt një federate republikane centraliste. Energjia dhe interesi i nacionit orientohet në "The Winning of the West" - zgjerimi në perendim, popullzimi i saj nëpërmjet ardhacakëve nga evropa perendimore, e. qendrore dhe e. veriore. Numri i banorëve të regjistruar rriten nga 3,9 milion sa ishin në vitin 1790, në 7,2 milion në vitin 1810. Uzurpohen toka të fiseve indiane, Apalaçëve (Appalachen) në brendi të kontinetit. Ardhacakët pranojnë apo blejnë toka me çmime të ulta nga regjimi (diçka 1 dollar për 1 Morgen)// Teorit për barazi të indianëve luftohen ; Gjeneral Wayne, Anderw Jackson bijen dhe plaçkisin tokat e indianëve me vrazhdësin e paparë.
1803
[redakto]- Blerja e Louisianës, prej Napoleonit nga ana e ShBA-së, për 15 milion dollar. "Pazari më i madhë i ShBA-së" mundësojë lidhjen ujore me pjesët kontinentale nëpër Misisipi.
- Ohio - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
1807
[redakto]- Fesateve të nxehta me Britanin e Madhe (Çështja e indianëve, pretendimeve tokësore, konkurences tregtare), ShBA-të i përgjegjen me të ashtuquajturen Aktet Embargo - një gardhë tregtimi.
1809
[redakto]- deri 1917: Funksionin e kryetarit e merr James Madison që vinte nga ana e republikanëve.
1812
[redakto]- deri 1814 - Nën presidentin James Madison, fillon lufta për "Pavarsinë e II-të", me sulmin për pushtimin e Kanadasë së Britanisë së Madhe, mirpo sulmeve britanike në brigje nuk i shpëton edhe Washingtoni. Në ndërkohë, gjenerali Jackson (Old Hickory) e mbronë me sukses New Orleans-it.
- Louisiana - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
1814
[redakto]- Qetësia e përhershme e Gentit: duke marr parasysh gjendjen në Evropë, Anglija pajtohet me një status qou. Detrat e mëdha neutralizohen.
1816
[redakto]- Indiana - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
1817
[redakto]- Mississippi - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
1818
[redakto]- Ilinois - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
1819
[redakto]- Alabama - themelohet si shtet në teritoret Veriperendimore dhe Missisippi.
- ↑ Dhoma, të pavarrura nga njëra tjetra