Hipi Zhdripi i Historisë/Misiri
Appearance
Ejipti apo siq e quanin të parët tanë Misiri apo siq e quante Herodoti i lashtë Dhurata e Nilit shtrihet në një sipërfaqe të gjatë, afro 1000km dhe të gjërë nga 10 deri 20 km. Misiri shtrihet në fushat e zeza përgjatë lumit Nil, të cilat nga perëndimi dhe jugu rrethohen nga shkretërirat e kuqe. Duke filluar nga qershori e deri në tetorë, tokën e Misirit e vërshojnë valët e Nilit duke lënë pas tokën e zezë. Në këto troje në parahistori ishin ngritur shoqëri me kultura të larta të kohës. Ndër këto shoqëri dalloheshin kultura e Badarit, Mermideve dhe Negadës.