Jump to content

Hipi Zhdripi i Gjuhës/11

Nga Wikibooks
Shenjat e pikësimit[1]
Simboli Shenja Simboli Shenja
. pikë ... tri pika
, prejse " " thonjëza
; pikëpresje ( ) kllapa
? pikëpyetje [ ] kllapa katrore
! pikëçuditje - vizë lidhëse
: dy pika ' apostrof


     Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore[2].
     Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë. Ajo shërben për të vënë në dukje[2] :
- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar;
- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene;
- fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme;
- pjesët e një fjalie të përbërë.
     Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja. Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë[2].
     Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit[2].
     Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur, kundërshtim, zemërim, gëzim )[2].
     Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja, por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë, lajmërojnë një shpjegim, një varg shembujsh etj[2].
     Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar[2].
     Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë. [2]
     Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve, institucioneve, titujt e librave, revistave, gazetave etj[2].
     Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar, shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë[2].


Burimet dhe shpjegime


  1. Sipas: Gjovalin Shkuraj dhe Enver Hysa : GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJT DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT, TOENA, Tiranë 2001. - ISBN 99927-1-454-9
  2. 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 Sipas : AGN letersia.fajtori.com